By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
MomentiMomentiMomenti
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Reading: 20 vjet IPK, institucionet vlerësojnë rolin në mbikëqyrjen e Policisë
Share
MomentiMomenti
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Search
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Have an existing account? Sign In
Follow US
20 vjet IPK, institucionet vlerësojnë rolin në mbikëqyrjen e Policisë
TOP Momenti

20 vjet IPK, institucionet vlerësojnë rolin në mbikëqyrjen e Policisë

Momenti
Published: July 2, 2026

Inspektorati Policor i Kosovës ka shënuar 20-vjetorin e themelimit me një ceremoni solemne, ku u tha se ky institucion po kryen punën me përgjegjësi dhe bindje se llogaridhënia nuk e dobëson policinë.

Aty u prezantua edhe dokumentari “Kush i ruan rojet – 20 vjet IPK”, i cili pasqyron rrugëtimin dydekadësh të institucionit.

Your browser does not support the video tag.

Ushtruesja e detyrës së Presidentes së Kosovës, Albulena Haxhiu, tha se IPK është krijuar me misionin për të siguruar që ata që mbrojnë qytetarët të mbeten brenda kornizës ligjore, duke theksuar se kjo është një nga detyrat më të vështira për një shtet demokratik.

“Inspektorati Policor i Kosovës u ngrit me një mision që nuk është kurrë i lehtë, të kujdeset që ata të cilët e mbrojnë qytetarin të mbeten vetë brenda ligjit. Një nga detyrat më të vështira që një shtet demokratik mund ta ndërtojë vetë, pra brenda vetes. Sepse është e thjeshtë të kërkosh përgjegjësi nga të tjerët, por është shumë më e vështirë që shteti ta vendosë të njëjtin standard mbi vetë institucionet e tij. Për 20 vjet me radhë ky inspektorat e ka mbajtur atë shtyllë të patundur. E ka kryer punën me përgjegjësi dhe me bindjen se llogaridhënia nuk e dobëson policinë, por e forcon atë”, u shpreh Haxhiu.

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, tha se në dy dekadat e fundit, Inspektorati Policor i Kosovës është shndërruar në një institucion të besueshëm dhe një garanci për integritetin e Policisë së Kosovës dhe zbatimin e ligjit në mënyrë të barabartë për të gjithë, pa dallim apo favorizim.

“Përgjatë 20 viteve të fundit, IPK është kthyer në një institucion të besueshëm, i sponsorizuar si një garanci e integritetit të Policisë së Kosovës dhe e zbatimit të ligjit në mënyrë të barabartë për të gjithë, pa dallim, pa diskriminim e pa favorizim. Përmes mandatit të tij, hetimeve, inspektimeve dhe mbikëqyrjes, IPK ka dëshmuar se askush nuk është mbi ligjin dhe se besimi i qytetarëve trajtohet me profesionalizëm, transparencë dhe llogaridhënie”, tha ai.

Kryeshefit Ekzekutiv të IPK-së, Kushtrim Hodaj tha se gjatë 20 viteve institucioni ka trajtuar mijëra ankesa, ka zhvilluar hetime dhe ka dhënë rekomandime që kanë ndikuar në përmirësimin e punës së Policisë së Kosovës, duke theksuar se rritja e ankesave tregon besimin e qytetarëve.

“Përgjatë këtyre dy dekadave, jemi angazhuar në trajtimin profesional të mijëra ankesave të qytetarëve. Kemi zhvilluar hetime penale e disiplinore dhe kemi dhënë mijëra rekomandime që kanë ndikuar drejtpërdrejt në përmirësimin e performancës policore dhe menaxheriale të Policisë së Kosovës. Sot, IPK gëzon besimin e qytetarëve. Rritja e vazhdueshme e numrit të ankesave të paraqitura nuk është vetëm tregues i problemeve, por është gjithashtu dëshmi se qytetarët besojnë se zëri i tyre dëgjohet dhe se çdo pretendim trajtohet me paanshmëri, profesionalizëm dhe përgjegjësi”, u shpreh Hodaj.

Ndërsa Xhelal Sveçla tha se 20-vjetori i Inspektoratit Policor të Kosovës është një moment për reflektim mbi rrugëtimin e deritanishëm, të arriturat dhe objektivat që e presin institucionin.

“Ky 20-vjetor i Inspektoratit Policor të Kosovës na fton të reflektojmë mbi rrugëtimin e deritanishëm, mbi të arriturat që kemi ndërtuar së bashku dhe mbi objektivat që na presin. Duke ecur krah për krah me Policinë e Kosovës, e kemi më të qartë se si duhet të funksionojë ky mekanizëm mbikëqyrës, i cili njëkohësisht mbron integritetin institucional dhe forcon besimin e qytetarëve.”, tha ai. /KP/

You Might Also Like

Kostovski dhe Kryeziu arsyetojnë mbylljen e paraleles, zëvendësministri Sulejmani: Paralelja shqipe në Penko s’duhet të mbyllet
Mbyllet shkolla në fshatin Xhepin të Strugës për shkak të numrit të vogël të nxënësve
Pesë vite shkollim ushtarak në Turqi, pesë oficerë të rinj i bashkohen FSK-së
Profesori i sigurisë ngre alarmin për spiunazhin: Kosova nuk duhet të jetë strehë për agjentët e huaj
AKPPM ndalon shitjen në Kosovë të 48 barnave nga prodhuesi indian, urdhëron karantinimin e stokut

LEXO GJITHASHTU

Sondazhi: Shumica e zviceranëve mbështesin mbrojtje më të fortë kundër valëve të të nxehtit
Sondazhi: Shumica e zviceranëve mbështesin mbrojtje më të fortë kundër valëve të të nxehtit
Lajme
Kanadaja vendos një tabelë të madhe në liqenin Ontario, pasi Trump nënshkroi urdhër ekzekutiv që të quhet “Liqeni i Amerikës”
Kanadaja vendos një tabelë të madhe në liqenin Ontario, pasi Trump nënshkroi urdhër ekzekutiv që të quhet “Liqeni i Amerikës”
Lajme
Moti për javën e parë të shtatorit, vazhdojmë temperaturat e larta, por pritet të rikthehen vranësirat dhe reshjet e shiut
Moti për javën e parë të shtatorit, vazhdojmë temperaturat e larta, por pritet të rikthehen vranësirat dhe reshjet e shiut
Lajme
Moti për javën e parë të shtatorit, vazhdojmë temperaturat e larta, por rikthehen vranësirat dhe reshjet e shiut
Moti për javën e parë të shtatorit, vazhdojmë temperaturat e larta, por rikthehen vranësirat dhe reshjet e shiut
Lajme
Zjarret vijojnë në disa qarqe në Shqipëri, angazhohen mbi 220 forca, situata më problematike në Dibër
Zjarret vijojnë në disa qarqe në Shqipëri, angazhohen mbi 220 forca, situata më problematike në Dibër
Lajme

You Might Also Like

ZNAM: Dënojmë çdo glorifikim të krimeve të luftës dhe kriminelëve të luftës
TOP Momenti

ZNAM: Dënojmë çdo glorifikim të krimeve të luftës dhe kriminelëve të luftës

August 30, 2026
Marrëveshje 18 miliardë dollarëshe dhe Zuckerbergut s’i dridhet syri: Titanëve të teknologjisë duhet t’u hiqet pushteti
TOP Momenti

Marrëveshje 18 miliardë dollarëshe dhe Zuckerbergut s’i dridhet syri: Titanëve të teknologjisë duhet t’u hiqet pushteti

August 30, 2026
Humb jetën 42 vjeçari në Idrizovë, kapi telin elektrik nën tension
TOP Momenti

Humb jetën 42 vjeçari në Idrizovë, kapi telin elektrik nën tension

August 30, 2026
VLEN: BDI gjatë dy dekadave në pushtet ka bërë më shumë premtime sesa punë konkrete
TOP Momenti

VLEN: BDI gjatë dy dekadave në pushtet ka bërë më shumë premtime sesa punë konkrete

August 30, 2026

About US

Momenti - Sepse koha ka rëndësi
Kategorite
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Top Categories
  • Contact
  • Blog
  • Complaint
  • Advertise
©Momenti 2026. All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?