By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
MomentiMomentiMomenti
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Reading: 19 vjet nga vrasja e Triumf Rizës, zbulohet lapidari përkujtimor në “Dardani”
Share
MomentiMomenti
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Search
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Have an existing account? Sign In
Follow US
19 vjet nga vrasja e Triumf Rizës, zbulohet lapidari përkujtimor në “Dardani”
TOP Momenti

19 vjet nga vrasja e Triumf Rizës, zbulohet lapidari përkujtimor në “Dardani”

Momenti
Published: August 30, 2026

Në lagjen “Dardania” në Prishtinë është zbuluar sot lapidari përkujtimor i policit Triumf Riza, në 19-vjetorin e vrasjes së tij në krye të detyrës, raporton KosovaPress.

Në ceremoninë përkujtimore morën pjesë kryeministri në detyrë Albin Kurti, i cili përkujtoi Triumf Rizën si një zyrtar policor të përkushtuar dhe kërkoi që drejtësia për vrasjen e tij të jetë e plotë.

Your browser does not support the video tag.

“Kjo është një prej mënyrave më të denja për ta nderuar Triumf Rizën, duke vazhduar punën që ai e bëri me përkushtim dhe duke mos lejuar që kriminaliteti të diktojë autoritetin e institucioneve. Por sot, krahas kujtimit dhe dhimbjes për humbjen e tij, duhet të flasim edhe për nevojën që drejtësia për vrasjen e Triumfit të jetë e plotë. Përgjegjësia duhet të shkojë deri te çdo person që ka pasur rol në këtë vrasje, nga ekzekutori tek kushdo që mund të ketë urdhëruar, organizuar, ndihmuar apo mundësuar atë. Kujtimi i Triumfit le të shërbejë si thirrje për institucione të forta, për drejtësi të paanshme dhe për përgjegjësi të plotë”, tha ai.

Babai i Triumf Rizës, Shefqet Riza falënderoi institucionet për nderimin e djalit të tij dhe tha se ceremonia ka një rëndësi të veçantë për familjen.

“Ky është një nderim tepër i madh për familjen. Dhimbjen pamasë na e keni zbutur. Unë falënderoj pikërisht kryeministrin Albin Kurti. Ministrin e Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçlën. Drejtorin e Policisë së Kosovës. Unë më pleqëri, më shumë kam punë. Ju falënderoj shumë, është një nderim i jashtëzakonshëm në mënyrë shtetërore, me bërë një nderim kaq të madh një polici. Megjithëse, unë s’kam çfarë t’i shtoj fjalëve të juve, ato ishin brilante për një figurë të një polici, edhe faktikisht, unë po e ndiej veten mirë që kjo qeveri kaq mirë i ka kuptuar problemet”, theksoi ai.

Shefqet Riza ngriti gjithashtu shqetësime për procesin gjyqësor lidhur me vrasjen e djalit të tij, duke kritikuar mënyrën se si është trajtuar rasti ndër vite.

Ministri në detyrë i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, foli për guximin dhe vendosmërinë e Rizës në luftën kundër grupeve kriminale dhe tha se sakrifica e tij duhet të jetë shembull për brezat e rinj.

“Për kolegët e tij dhe për të gjithë ata që e njohën, Triumfi ishte mishërim i guximit dhe i vendosmërisë. Me qëndrimin e tij, ai dëshmoi se Policia e Kosovës nuk tërhiqet dhe nuk bën kompromis me bandat dhe grupet kriminale, edhe atëherë kur mbrojtja e rendit dhe ligjit kërkon sakrificën më të madhe. Ky është misioni ynë i përditshëm. Si institucione të Republikës së Kosovës, kemi punuar dhe kemi arritur rezultate të jashtëzakonshme në luftën kundër krimit të organizuar, në goditjen e grupeve kriminale dhe në fuqizimin e autoritetit të ligjit”, theksoi ai.

Ndërsa, drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Kosovës, Gazmend Hoxha, kujtoi figurën e Rizës dhe theksoi se, pavarësisht vrasjes së tij, emri dhe kujtimi për të nuk janë shuar.

“Ata mundën t’ia marrin jetën, por nuk mundën t’ia shuajnë emrin dhe as kujtimin që la pas. Sot, 19 vite më vonë, ne jemi këtu. Nuk jemi këtu vetëm për të kujtuar një datë, jemi këtu për të nderuar një jetë, një emër, një sakrificë që nuk duhet të harrohet kurrë”, u shpreh Hoxha.

Sipa tij, emri i Rizës duhet të mbetet pjesë e kujtesës së përbashkët dhe e historisë së Policisë së Kosovës.

Ndryshe. Gjykata Themelore e Prishtinës, më 3 maj 2024 e ka dënuar Enver Sekiraqën me 25 vjet burgim, për shtytje në vrasjen e pjesëtarit të Policisë së Kosovës, Triumf Riza.

Sekiraqa ishte dënuar dy herë me burgim për të njëjtat akuza në të kaluarën, në vitin 2016 me 37 vjet burgim, ndërsa më 2019 me 30 vjet burgim, por Apeli i rrëzoi secilin prej atyre dënimeve duke e kthyer dhe rikthyer rastin në rigjykim.

Më herët, gjykata e ka dënuar Arben Berishën, autorin e vrasjes së Triumf Rizës, me 35 vjet burgim.

Triumf Riza u vra më 30 gusht 2007 në lagjen “Dardania” në Prishtinë, gjatë kohës sa ishte në krye të detyrës si pjesëtar i Policisë së Kosovës. /kp/

You Might Also Like

Çfarë do të ndodhë me Tiranën, Rama shkon në periferi me drejtuesit politikë dhe deputetë
Jose Mourinho cilësohet si transferimi më i mirë i verës i Real Madridit
Konjufca merr pjesë në Samitin e Forumit të Ishujve të Paqësorit
Publikohen çmimet e derivateve për sot dhe nesër
Osmani: Propaganda nuk mund ta fshijë të vërtetën, Serbia ende fle mbi varrezat masive

LEXO GJITHASHTU

Rama fton qytetarët në protestë më 1 shtator kundër bllokimit të komunave: Boll mo!
Rama fton qytetarët në protestë më 1 shtator kundër bllokimit të komunave: Boll mo!
Lajme
UNMIK-u: Çështja e të zhdukurve s’duhet të politizohet, bashkëpunimi Prishtinë-Beograd është kyç
UNMIK-u: Çështja e të zhdukurve s’duhet të politizohet, bashkëpunimi Prishtinë-Beograd është kyç
TOP Momenti
CNN: Irani nuk po fiton – po e humb ndikimin e tij në Hormuz
CNN: Irani nuk po fiton – po e humb ndikimin e tij në Hormuz
Lajme
Babai i Triumf Rizës: Fatkeqësi që 19 vjet pas vrasjes së tij, rasti ende s’ka përfunduar
Babai i Triumf Rizës: Fatkeqësi që 19 vjet pas vrasjes së tij, rasti ende s’ka përfunduar
TOP Momenti
“Më mirë për Tetovën” kritikon manifestimin e Bilall Kasamit për pagat e NPK-së: Punëtorët nuk duhet të përdoren për PR partiak
“Më mirë për Tetovën” kritikon manifestimin e Bilall Kasamit për pagat e NPK-së: Punëtorët nuk duhet të përdoren për PR partiak
TOP Momenti

You Might Also Like

Haxhiu: Janë edhe mbi 1,500 persona të zhdukur me dhunë gjatë luftës
TOP Momenti

Haxhiu: Janë edhe mbi 1,500 persona të zhdukur me dhunë gjatë luftës

August 30, 2026
Kurti: Kosova s’mund të presë deri në vitin 2044 për hapjen e arkivave të Serbisë
TOP Momenti

Kurti: Kosova s’mund të presë deri në vitin 2044 për hapjen e arkivave të Serbisë

August 30, 2026
Dy shtetas serbë kapen duke kaluar ilegalisht kufirin në Kosovë
TOP Momenti

Dy shtetas serbë kapen duke kaluar ilegalisht kufirin në Kosovë

August 30, 2026
Haxhiu: Uroj që marrëveshja VV-LDK të përmbyllet sa më parë
TOP Momenti

Haxhiu: Uroj që marrëveshja VV-LDK të përmbyllet sa më parë

August 30, 2026

About US

Momenti - Sepse koha ka rëndësi
Kategorite
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Top Categories
  • Contact
  • Blog
  • Complaint
  • Advertise
©Momenti 2026. All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?