By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
MomentiMomentiMomenti
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Reading: 14 raste të konfirmuara me fruth brenda një muaji, Ferizaji prin me raste
Share
MomentiMomenti
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Search
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Have an existing account? Sign In
Follow US
14 raste të konfirmuara me fruth brenda një muaji, Ferizaji prin me raste
TOP Momenti

14 raste të konfirmuara me fruth brenda një muaji, Ferizaji prin me raste

Momenti
SHARE
14 raste të konfirmuara me fruth brenda një muaji, Ferizaji prin me raste

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës ka njoftuar se nga 16 prilli deri më 12 maj 2026 në Kosovë janë konfirmuar 14 raste me fruth.

Sipas të dhënave të IKSHPK-së, numri më i madh i rasteve është regjistruar në Ferizaj me pesë raste, pasuar nga Prishtina dhe Kaçaniku me nga tre raste, ndërsa nga një rast është raportuar në Lipjan, Fushë Kosovë dhe Gjilan.

IKSHPK thekson se të gjitha rastet e konfirmuara janë persona të pavaksinuar me vaksinën MMR kundër fruthit, shytave dhe rubellës dhe se të gjithë kanë marrë trajtim spitalor.

“Të gjitha rastet e konfirmuara janë të pavaksinuar me vaksinën MMR si dhe kanë marrë trajtim spitalor, që dëshmon për potencialin serioz të komplikimeve të mundshme që mund të shkaktojë fruthi”, thuhet në njoftim.

Instituti u ka bërë thirrje urgjente prindërve që të kontrollojnë kartelat e vaksinimit të fëmijëve dhe t’i vaksinojnë ata në qendrat më të afërta të mjekësisë familjare.

Po ashtu, qytetarëve u rekomandohet të shmangin kontaktet me persona që shfaqin simptoma të fruthit, si temperaturë e lartë, skuqje në lëkurë, kollë apo rrufë, ndërsa personat me simptoma të dyshimta të paraqiten menjëherë në institucionet shëndetësore.

IKSHPK bëri të ditur se institucionet shëndetësore janë në mbikëqyrje aktive të situatës epidemiologjike dhe po ndërmarrin masa konkrete në terren, përfshirë identifikimin e fëmijëve të pavaksinuar dhe vaksinimin mobil në komunitet. /Telegrafi/

You Might Also Like

“Veç dy anëtarë të Kryesisë ishin pro, Mërgim Lushtaku dhe Kurtan Kajtazi, të tjerët ishin kundër”, Blerim Latifi për diskutimet e PDK-së për Limajn
Hamza: Rasti me Remin nuk është i njëjtë, Limaj u largua nga PDK-ja dhe formoi parti politike
Ekspertët britanikë i reagojnë Gjykatës Speciale: Raporti ngre shqetësime për lirimin nga paraburgimi
Mirena: Kritika duhet të fokusohet në atë se çfarë opozite bëri PDK-ja e partitë e tjera, e jo pse nuk e kthyen Fatmir Limajn
Seanca ndaj Thaçit dhe të tjerëve në rastin për pengim të administrimit të drejtësisë vazhdon edhe nesër
Share This Article
Facebook Email Print

Follow US

Find US on Social Medias
FacebookLike
XFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!
[mc4wp_form]
Popular News
Gjendet e mbytur një 32-vjeçare në Vlorë, trupi u konstatua nga bashkëshorti i saj
TOP Momenti

Gjendet e mbytur një 32-vjeçare në Vlorë, trupi u konstatua nga bashkëshorti i saj

Momenti
Momenti
May 11, 2026
“Takimi Kurti – Mickoski”, Bimo: Kjo nuk e ndihmon faktorin shqiptar
Ministrja bullgare Çamova tha se u takua me Mucunskin, ai thotë: Nuk ishte takim
Parashikimi i motit për të martën
“Po vepron si huligan”, Riha: Vuçiq në mbrojtje, duke zhvilluar luftë psikologjike me të gjithë
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Categories

  • ES Money
  • U.K News
  • The Escapist
  • Insider
  • Science
  • Technology
  • LifeStyle
  • Marketing

About US

We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.
Quick Link
  • Contact
  • Blog
  • Complaint
  • Advertise
Top Categories
  • Contact
  • Blog
  • Complaint
  • Advertise

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
© Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?