By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
MomentiMomentiMomenti
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Reading: 14 persona në Shqipëri shpallen fajtorë për pjesëmarrje në organizatë terroriste
Share
MomentiMomenti
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Search
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Have an existing account? Sign In
Follow US
14 persona në Shqipëri shpallen fajtorë për pjesëmarrje në organizatë terroriste
TOP Momenti

14 persona në Shqipëri shpallen fajtorë për pjesëmarrje në organizatë terroriste

Momenti
Published: June 11, 2026

Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar në Shqipëri ka shpallur fajtorë 14 të pandehur të akuzuar nga SPAK për veprat penale “Pjesëmarrje në organizatë terroriste” dhe, për disa prej tyre, edhe “Pjesëmarrja në veprime luftarake në një shtet të huaj”.

Sipas mediave shqiptare, të pandehurit dyshohet se kanë qenë të përfshirë në rekrutimin e luftëtarëve për konfliktin në Siri.

Vendimi u dha këtë të enjte nga trupi gjykues i përbërë nga gjyqtaret Irena Gjoka, Elsa Ulliri dhe Bib Ndreca, pas zhvillimit të procesit me rregullat e gjykimit të zakonshëm.

Your browser does not support the video tag.

Në total, GJKKO ka dhënë 112 vite burg për 14 të dënuarit.

Dënimet më të larta, me nga 10 vite burg, u dhanë për Shyqyri Kacën dhe Saimir Kacën, të cilët u shpallën fajtorë si për pjesëmarrje në organizatë terroriste, ashtu edhe për pjesëmarrje në veprime luftarake në një shtet të huaj.

Your browser does not support the video tag.

Po ashtu, me nga 9 vite burg u dënuan Bajram Sulaj, Arbër Stafasani, Etion Zani dhe Erion Luto, ndërsa Enes Kaca, i cili përfitoi nga dispozitat e Kodit të Drejtësisë Penale për të Mitur, u dënua me 5 vite burg.

Me nga 8 vite burg u dënuan Ditar Bala, Fatbardh Taushani, Nertil Hysenllari, Ledio Mehmeti dhe Erdet Korro.

Ali Balliu u dënua me 7 vite burg, ndërsa Usejd Stafasani me 4 vite burg, në zbatim të dispozitave të Kodit të Drejtësisë Penale për të Mitur.

Sipas vendimit, të gjithë të dënuarit do ta vuajnë dënimin në burgje të sigurisë së lartë, ndërsa SPAK është ngarkuar me zbatimin e vendimit.

Kundër vendimit mund të bëhet ankim në Gjykatën e Apelit të Posaçëm kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar brenda 15 ditëve nga njoftimi i vendimit të arsyetuar.

source

You Might Also Like

Deklaratë e fortë nga Yamal: Spanja do ta ngrejë trofeun e Botërorit
Hoxha i Zlipotokut u vra para derës së shtëpisë me thikë, djali i axhës jep detaje
Zajkova: Sistemi elektronik për votim duhet të përdoret edhe brenda vendit, jo vetëm në diasporë
Radovanoviq: ‘Sekret publik’ që Xhandarmëria serbe ruan persona privatë si Radoiçiq
SHBA sinjalizon zgjerim të bashkëpunimit me Kosovën: Mundësi të pakufishme në mbrojtje dhe energji

You Might Also Like

Aksident tragjik në autostradën Tiranë-Durrës: Dy viktima dhe 15 të lënduar
TOP Momenti

Aksident tragjik në autostradën Tiranë-Durrës: Dy viktima dhe 15 të lënduar

June 30, 2026
Mickoski: Klekovski do të jetë ministër i Shëndetësisë, Vellkovski i MPPS-së
TOP Momenti

Mickoski: Klekovski do të jetë ministër i Shëndetësisë, Vellkovski i MPPS-së

June 30, 2026
Mickoski: Kodi Zgjedhor është peng i kalkulimeve politike
TOP Momenti

Mickoski: Kodi Zgjedhor është peng i kalkulimeve politike

June 30, 2026
Emisioni “Ditari” 30.06.2026
TOP Momenti

Emisioni “Ditari” 30.06.2026

June 30, 2026

About US

Momenti - Sepse koha ka rëndësi
Kategorite
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Top Categories
  • Contact
  • Blog
  • Complaint
  • Advertise
©Momenti 2026. All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?