By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
MomentiMomentiMomenti
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Reading: 14 organizata i kërkojnë Kushtetueses të veprojë për moskonstituimin e Kuvendit
Share
MomentiMomenti
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Search
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Have an existing account? Sign In
Follow US
14 organizata i kërkojnë Kushtetueses të veprojë për moskonstituimin e Kuvendit
TOP Momenti

14 organizata i kërkojnë Kushtetueses të veprojë për moskonstituimin e Kuvendit

Momenti
Published: August 12, 2026




Foto: Laura Hasani





Rrjeti AVONET dhe 13 organizata të tjera të shoqërisë civile i janë drejtuar Gjykatës Kushtetuese të Kosovës me kërkesë për ndërmarrjen e veprimeve sipas detyrës zyrtare lidhur me zbatimin e Aktgjykimit KO124/25.

Your browser does not support the video tag.


Kërkesa është dorëzuar pas zhvillimeve të fundit në procesin e konstituimit të Kuvendit të dalë nga zgjedhjet e 7 qershorit 2026.


Sipas organizatave, rezultatet përfundimtare të zgjedhjeve janë certifikuar më 8 korrik, ndërsa afati 30-ditor për konstituimin e Kuvendit ka përfunduar më 7 gusht.


AVONET-i pretendon se në Aktgjykimin KO124/25, Gjykata Kushtetuese ka përcaktuar se afati 30-ditor për konstituimin e Kuvendit përbën detyrim kushtetues dhe se brenda këtij afati duhet të përfundojnë të gjitha veprimet që çojnë në konstituimin e plotë të Kuvendit.


Sipas këtij interpretimi, mbajtja e një seance konstituive që nuk përfundon me zgjedhjen e kryetarit dhe nënkryetarëve nuk nënkupton se Kuvendi është konstituuar plotësisht.


Organizatat theksojnë se seanca konstituive e mbajtur më 6 gusht nuk ka përfunduar me konstituimin e plotë të Kuvendit, ndërsa vazhdimi i saj ishte caktuar për 8 gusht, pra pas skadimit të afatit 30-ditor.


Për këtë arsye, AVONET-i dhe organizatat nënshkruese i kanë kërkuar Kushtetueses të vlerësojë nëse Aktgjykimi KO124/25 është zbatuar në përputhje me përcaktimet e tij dhe brenda afatit të përcaktuar.


Kërkesa është mbështetur në Rregullin 60 të Rregullores së Punës së Gjykatës Kushtetuese, i cili përcakton procedurën në rastet kur ngrihet çështja e moszbatimit të një vendimi të Gjykatës.


Në rast se konstatohet moszbatimi i Aktgjykimit KO124/25, organizatat kanë kërkuar që Gjykata të ndërmarrë veprimet e parapara me Rregulloren e saj, përfshirë nxjerrjen e aktvendimit për moszbatim, përkatësisht mospërmbarim, si dhe hapat e tjerë që i konsideron të nevojshëm në kuadër të kompetencave të saj.


AVONET-i ka theksuar se çështja ka rëndësi të veçantë për funksionimin e institucioneve të dala nga zgjedhjet dhe respektimin e rendit kushtetues.


Sipas këtij rrjeti, qëllimi i kërkesës është që çështja e zbatimit të Aktgjykimit KO124/25 të trajtohet përmes mekanizmave institucionalë dhe procedurave të përcaktuara me ligj, me synim krijimin e qartësisë juridike dhe institucionale lidhur me procesin e konstituimit të Kuvendit. /Zëri


Kërkesa:


Kërkesë për ndërmarrjen e veprimeve sipas detyrës zyrtare (ex officio) për moszbatimin e Aktgjykimit KO124/25


I nderuar kryetar z. Rexhepi,


Ne, organizatat e shoqërisë civile, nënshkruese të kësaj kërkese, duke marrë parasysh zhvillimet e fundit lidhur me konstituimin e Kuvendit të Republikës së Kosovës pas zgjedhjeve të 7 qershorit 2026, ju drejtohemi me kërkesë që Gjykata Kushtetuese, ex-officio, të ndërmarrë veprimet e nevojshme për të siguruar zbatimin e plotë të Aktgjykimit KO124/25.


Sipas rezultateve përfundimtare të zgjedhjeve të certifikuara më 8 korrik 2026, afati 30-ditor për konstituimin e Kuvendit, në kuptim të nenit 66 të Kushtetutës dhe Aktgjykimit KO124/25, ka përfunduar më 7 gusht 2026.


Rikujtojmë se në paragrafët 131, 132, 133, 139, 140 dhe 145 të Aktgjykimit KO124/25, Gjykata ka përcaktuar se: (i) afati prej 30 ditësh për konstituimin e Kuvendit është detyrim kushtetues dhe jo afat orientues; (ii) se brenda këtij afati duhet të përmbushen të gjitha veprimet kushtetuese që rezultojnë në konstituimin e Kuvendit; (iii) se një seancë e cila nuk përfundon me zgjedhjen e Kryetarit dhe Nënkryetarëve nuk prodhon efektin juridik të konstituimit; (iv) se seanca konstituive është një seancë unike; dhe se (v) Kuvendi duhet të konstituohet me sukses brenda afatit 30-ditor. Përkundër këtij përcaktimi të qartë të Gjykatës, më 6 gusht 2026 seanca konstituive e Kuvendit nuk është përfunduar me sukses. Pas kërkesës për shtyrjen e seancës, ajo është ndërprerë, ndërsa vazhdimi i saj është caktuar për 8 gusht 2026, pra pas skadimit të afatit 30-ditor. Rrethanat aktuale, sipas vlerësimit tonë, paraqesin dyshim të bazuar për moszbatim të Aktgjykimit KO124/25. Moszbatimi i një aktgjykimi të Gjykatës Kushtetuese, prek autoritetin e vendimeve të Gjykatës Kushtetuese, sigurinë juridike, funksionalitetin e institucioneve kushtetuese dhe sundimin e ligjit. Në këtë drejtim, rikujtojmë se Rregulli 60 i Rregullores së Punës së Gjykatës Kushtetuese përcakton mekanizmat për rastet e moszbatimit të vendimeve të Gjykatës, atë të nxjerrjes së Aktvendimit për Moszbatim dhe njoftimin e Prokurorit të Shtetit. Për këto arsye, kërkojmë nga ju, si Kryetar i Gjykatës, që në pajtim me Rregullin 60 të Rregullores së Punës, të e procedoni këtë çështje për trajtim dhe të ndërmerrni veprimet e nevojshme, si institucion që shërben si gardian i kushtetutshmërisë, për vlerësimin e zbatimit të Aktgjykimit KO124/25. Kërkojmë që Gjykata të vlerësojë nëse Aktgjykimi KO124/25 është zbatuar në tërësi dhe brenda afatit të përcaktuar prej 30 ditësh dhe, nëse konstaton se ai nuk është zbatuar, të nxjerrë Aktvendimin për Moszbatim, në pajtim me Rregullin 60 të Rregullores së Punës. Po ashtu, kërkojmë që, në rast të konstatimit të moszbatimit, Gjykata të njoftojë menjëherë Kryeprokurorin e Shtetit dhe t’ia përcjellë 1 – 2 çështjen për ndërmarrjen e veprimeve ligjore brenda kompetencës së Prokurorisë, përfshirë vlerësimin e përgjegjësisë për moszbatimin e një vendimi detyrues të Gjykatës Kushtetuese. Kërkojmë gjithashtu që Gjykata, në kuadër të mekanizmave të përcaktuar në Rregullin 60, të ndërmarrë çdo veprim tjetër që e konsideron të nevojshëm për të garantuar zbatimin e plotë dhe efektiv të Aktgjykimit KO124/25.


Me respekt, Organizatat e Shoqërisë Civile nënshkruese


1. Rrjeti i OJQ-ve AVONET


2. KMDLNJ


3. Shl Kosova


4. Advocacy Center for Democratic Culture – ACDC


5. CCNO


6. OJQ Pishtaret


7. Organizata Kosova – Women 4 Women


8. LDA Kosova


9. Qendra për Zhvillimin e Grupeve Shoqërore – CSGD


10. Instituti për Studime Evropiane Globale – ISEG


11. Instituti për Politika Sociale, Promovim dhe Mbrojtjen e të Drejtave të Njeriut – IPSDMNJ


12. OJQ Akademia


13. OJQ Pontis


14. OJQ VLD.


source

You Might Also Like

Nafta e benzina sot, më shtrenjtë se dje
Për dy ditë janë regjistruar 1322 shkelje në trafik në Maqedoni, janë ndaluar 32 persona
Çitaku: Dyert janë të mbyllura për deputetët në Kuvend, Haxhiu: “Jo, jo, e hapur është”
Komandant Jashari pret në takim shefin e Gardës Kombëtare të Ajovës
Skandali në tenderin e karburanteve, BP-ja mohon dokumentin e IP-KOS-it: S’e njohim letrën, kërkohen hetime për falsifikim

LEXO GJITHASHTU

‘‘Qetësi’’, ‘‘jo s’ka qetësi e nderume’’, përplasen Jashari e Haxhiu, deputetja e PDK: Tregoju t’rinjve çfarë të ardhme e kanë
‘‘Qetësi’’, ‘‘jo s’ka qetësi e nderume’’, përplasen Jashari e Haxhiu, deputetja e PDK: Tregoju t’rinjve çfarë të ardhme e kanë
Lajme
Çitaku nga Kuvendi: Na obligon Kushtetuta të vijmë çdo 48 orë deri në konstituim, LVV e suspendoi demokracinë
Çitaku nga Kuvendi: Na obligon Kushtetuta të vijmë çdo 48 orë deri në konstituim, LVV e suspendoi demokracinë
Lajme
Tahiri: Bllokimi i Kuvendit është cenim i sovranitetit, s’do të lejojmë të dhunohet  e drejta e qytetarëve
Tahiri: Bllokimi i Kuvendit është cenim i sovranitetit, s’do të lejojmë të dhunohet e drejta e qytetarëve
Lajme
Tahiri e cilëson VV ‘‘organizatë banditeske’’: Kur ti s’e respekton Kushtetutën, pse një biznes mos me shkel ligjin
Tahiri e cilëson VV ‘‘organizatë banditeske’’: Kur ti s’e respekton Kushtetutën, pse një biznes mos me shkel ligjin
Lajme
Deputetët e PDK-së futen në sallën kryesore të Kuvendit, kërkojnë vazhdimin e seancës konstituive
Deputetët e PDK-së futen në sallën kryesore të Kuvendit, kërkojnë vazhdimin e seancës konstituive
Lajme

You Might Also Like

Zhduket një e mitur në Pejë, rasti po hetohet
TOP Momenti

Zhduket një e mitur në Pejë, rasti po hetohet

August 12, 2026
Mbi 1300 kundërvajtje në trafik brenda dy ditëve, janë ndaluar 32 persona
TOP Momenti

Mbi 1300 kundërvajtje në trafik brenda dy ditëve, janë ndaluar 32 persona

August 12, 2026
Inspektorati tërheq nga tregu produktet e qumështit të ndaluara për shitje
TOP Momenti

Inspektorati tërheq nga tregu produktet e qumështit të ndaluara për shitje

August 12, 2026
Përgjigja e Edi Ramës ndaj Vuçiqit, deputetja britanike: Kjo është diplomaci
TOP Momenti

Përgjigja e Edi Ramës ndaj Vuçiqit, deputetja britanike: Kjo është diplomaci

August 12, 2026

About US

Momenti - Sepse koha ka rëndësi
Kategorite
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Top Categories
  • Contact
  • Blog
  • Complaint
  • Advertise
©Momenti 2026. All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?