By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
MomentiMomentiMomenti
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Reading: “Zyrtarët e shtetit shkuan në Serbi pas Banjskës”, Ramadani kërkon veprim nga Kurti: Prita që e largoni menjëherë Rizvanollin
Share
MomentiMomenti
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Search
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Have an existing account? Sign In
Follow US
“Zyrtarët e shtetit shkuan në Serbi pas Banjskës”, Ramadani kërkon veprim nga Kurti: Prita që e largoni menjëherë Rizvanollin
Lajme

“Zyrtarët e shtetit shkuan në Serbi pas Banjskës”, Ramadani kërkon veprim nga Kurti: Prita që e largoni menjëherë Rizvanollin

Momenti
Published: August 24, 2026

Deputeti i zgjedhur i AAK-së, Burim Ramadani, ka reaguar pas publikimit të dokumenteve që, sipas tij, dëshmojnë se zyrtarë të lidhur me Qeverinë e Kosovës kanë vizituar Serbinë në vitin 2024, disa muaj pas sulmit terrorist në Banjskë.

Ramadani i është drejtuar kryeministrit në detyrë, Albin Kurti, duke kërkuar që të ndërmarrë veprime lidhur me këtë çështje.

Your browser does not support the video tag.

“Zyrtarët e shtetit shkuan në Serbi pas sulmit në Banjskë!”, ka shkruar Ramadani, duke pretenduar se vagonët e trenave të Kosovës janë renovuar në Serbi, me mjete të buxhetit të Kosovës.

Sipas tij, vizita e zyrtarëve në Serbi është zhvilluar në vitin 2024, pas sulmit të 24 shtatorit 2023, ku mbeti i vrarë rreshteri i Policisë së Kosovës, Afrim Bunjaku.

Ramadani e ka lidhur këtë çështje edhe me ndërmarrjen publike TRAINKOS, për të cilën thotë se është nën përgjegjësinë institucionale të ministres së Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, Artane Rizvanolli.

Deputeti i AAK-së ka kërkuar nga Kurti që ta shkarkojë Rizvanollin dhe të nisë procedura ndaj zyrtarëve që, sipas tij, janë të përfshirë.

“Unë prita që sot në mëngjes ju do ta largoni menjëherë dhe pakthyeshëm nga ekipi juaj Artane Rizvanollin. E më pas, të fillojë procedura edhe ndaj zyrtarëve të përfshirë në këtë tmerr institucional”, ka shkruar Ramadani.

Ai ka ngritur pyetje për arsyen e vizitës së zyrtarëve në Serbi dhe personat me të cilët ata janë takuar.

“Dikush duhet t’i kishte marrë në pyetje këta se pse shkuan e kënd e takuan!”, ka përfunduar Ramadani.

The post “Zyrtarët e shtetit shkuan në Serbi pas Banjskës”, Ramadani kërkon veprim nga Kurti: Prita që e largoni menjëherë Rizvanollin appeared first on Gazeta Express.

You Might Also Like

Greqia zhvendos sistemin Patriot në Kretë, pas kërcënimeve të Iranit
Bashkë me lindjen e diellit, kryeministri Rama i pari në mbledhje për sezonin e ri politik
Shpresë e re kundër kancerit të lëkurës: Vaksina e personalizuar parandalon rikthimin
Prokuroria del me njoftim zyrtar për vrasjen në Malishevë, viktima vdiq në QKUK, i dyshuari për krimin në gjendje kritike për jetën
Aksion i policisë në rajonin e Prishtinës: 65 urdhëresa të realizuara, 14 armë të sekuestruara

LEXO GJITHASHTU

BDI: Katër muaj heshtje nga Burim Latifi për dëmin prej 19,3 milion euro, deri ku ka arritur Prokuroria dhe Antikorrupsioni për skandalin në MEPSO
BDI: Katër muaj heshtje nga Burim Latifi për dëmin prej 19,3 milion euro, deri ku ka arritur Prokuroria dhe Antikorrupsioni për skandalin në MEPSO
TOP Momenti
Gruaja vdiq pas plagosjes, Prokuroria për rastin në Malishevë: Bashkëshorti është i dyshuari
Gruaja vdiq pas plagosjes, Prokuroria për rastin në Malishevë: Bashkëshorti është i dyshuari
Lajme
Prokuroria: Bashkëshorti dyshohet për vrasjen e gruas në Malishevë
Prokuroria: Bashkëshorti dyshohet për vrasjen e gruas në Malishevë
TOP Momenti
“50 plumba kallashnikovi”, detaje të reja nga ekzekutimi i babë e bir në Dukagjin të Shkodrës
“50 plumba kallashnikovi”, detaje të reja nga ekzekutimi i babë e bir në Dukagjin të Shkodrës
TOP Momenti
Zelensky: Rusia po përgatitet të mobilizojë 300,000 trupa për të pushtuar plotësisht Ukrainën lindore
Zelensky: Rusia po përgatitet të mobilizojë 300,000 trupa për të pushtuar plotësisht Ukrainën lindore
Lajme

You Might Also Like

Stuhi e fuqishme në Itali, erërat përmbysin katër avionë të vegjël – pamje
Lajme

Stuhi e fuqishme në Itali, erërat përmbysin katër avionë të vegjël – pamje

August 24, 2026
Ushtria e SHBA-së godet një anije të dyshuar për trafik droge, vriten dy persona
Lajme

Ushtria e SHBA-së godet një anije të dyshuar për trafik droge, vriten dy persona

August 24, 2026
Skandali i Trainkos-it, Rrahmani: Pushteti i Kurtit të largon nga puna, nëse guxon t’ua zbulosh skandalet
Lajme

Skandali i Trainkos-it, Rrahmani: Pushteti i Kurtit të largon nga puna, nëse guxon t’ua zbulosh skandalet

August 24, 2026
U takua me Infantinon, shikoni reagimin e çuditshëm të Ronaldos pasi largohet nga presidenti i FIFA-s
Lajme

U takua me Infantinon, shikoni reagimin e çuditshëm të Ronaldos pasi largohet nga presidenti i FIFA-s

August 24, 2026

About US

Momenti - Sepse koha ka rëndësi
Kategorite
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Top Categories
  • Contact
  • Blog
  • Complaint
  • Advertise
©Momenti 2026. All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?