Prokuroria e Gjakovës ka dalë me njoftim zyrtar lidhur me vrasjen e ndodhur në fshatin Kërvasari në Malishevë. Sipas të dhënave fillestare, Prokuroria ka konfirmuar vdekjen e një personi të gjinisë femërore, e cila është edhe bashkëshortja e personit të dyshuar për vrasjen.
Ajo ka vdekur në QKUK si pasojë e armëve të marra nga arma e zjarrit.
Ndërkaq, i dyshuari për vrasjen, po ashtu ka pësuar plagë të rënda nga arma e zjarrit, i cili është dërguar për trajtim mjekësor dhe sipas njoftimit nga QKUK, i njëjti është në gjendje të rëndë dhe kritike për jetën.
Prokurori i Shtetit, ka dal në vendin e ngjarjes dhe me urdhër të prokurorit, trupi i pajetë i viktimës është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore (IML) në Prishtinë, për kryerjen e autopsi.
Nga Prokurori i Shtetit rasti është iniciuar për veprat penale “Vrasja e rëndë” dhe “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”.
Prokurori i Shtetit, në koordinim me Policinë e Kosovës, është duke ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme me qëllim të ndriçimit të plotë të rrethanave të këtij rasti dhe sigurimit të provave relevante.
The post Prokuroria del me njoftim zyrtar për vrasjen në Malishevë, viktima vdiq në QKUK, i dyshuari për krimin në gjendje kritike për jetën appeared first on Gazeta Express.

