By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
MomentiMomentiMomenti
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Reading: ZKA: Mbi 2.8 milionë euro vlera e kujdestarive të pa paguara për pjesëtarët e FSK-së
Share
MomentiMomenti
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Search
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Have an existing account? Sign In
Follow US
ZKA: Mbi 2.8 milionë euro vlera e kujdestarive të pa paguara për pjesëtarët e FSK-së
TOP Momenti

ZKA: Mbi 2.8 milionë euro vlera e kujdestarive të pa paguara për pjesëtarët e FSK-së

Momenti
Published: June 16, 2026

Ministria e Mbrojtjes po përballet me obligime të papaguara për kujdestaritë e pjesëtarëve të FSK-së në vlerë mbi 2,8 milionë euro në vitin 2025, thuhet në raportin e Zyrës Kombëtare të Auditimit [ZKA].

Pagesat janë realizuar vetëm për muajin janar, ndërsa për pjesën tjetër të vitit kompensimi është bërë pjesërisht me ditë pushimi.

Your browser does not support the video tag.

Ministria ka kërkuar vazhdimisht buxhet shtesë nga Ministria e Financave, por pa sukses. Për shkak të mospagesës, tashmë kanë filluar edhe padi ndaj Ministrisë nga pjesëtarë e Forcës së Sigurisë së Kosovës [FSK].

“Ministria, për punën e kujdestarive ka paguar pjesëtarët e FSK-së, vetëm për muajin janar 2025. Po ashtu, kompenzimi me ditë pushimi, gjatë vitit është bërë për aq sa zhvillimi i aktiviteteve operative të FSK-së të mos ndikohet/pengohet. Ministria kishte bërë kërkesë në vazhdimësi në Ministrinë e Financave, Punës dhe Transfereve për ndarje të buxhetit shtesë për përmbushjen e obligimeve, por kjo kërkesë nuk kishte gjetur mbështetje. Bazuar në këto kërkesa vërehet se vlera e kujdestarive të papaguara për pjesëtarët e FSK-së për vitin 2025 kishte arritur 2,869,999€, dhe për shkak të mospagesës kishte filluar procesi i padive nga pjesëtarët e FSK-së ndaj Ministrisë.”- thuhet në gjetjet e ZKA-së.

Në raport Auditori i referohet Ligjit për pagat në sektorin publik i cili parasheh kompensim në vlerë monetare apo me pushim për punën me kujdestari, punën gjatë natës dhe jashtë orarit të punës, punën në fundjavë, punën në ditët e festave zyrtare.

Sipas auditorit, nëse analizohet buxheti i MM-së në kategorinë paga dhe shtesa ndërlidhur me paragrafi 3 të nenit 36 të Ligjit të Pagave që e kufizon vlerën e kompensimeve me vetëm 1% nga kjo kategori, situata në lidhje me kompensimin e kujdestarive bëhet komplekse për shkak që vlera vjetore e lejuar e kompensimeve bazuar në buxhetin e Ministrisë (Buxheti 50,442,169 x 1%= 504,421) as përafërsisht nuk i përmbush kërkesat që i ka prezantuar Ministria. Paragrafi 4 i këtij ligji thekson se kufizimi prej 1% mund të tejkalohet vetëm me vendim të Qeverisë.

Ministria e Mbrojtje kishte nis plotësimin ndryshimin e rregullores mirëpo nuk e ka përmbyll atë.

“Në vitin 2024 ministria kishte filluar plotësim ndryshimin e rregullores Nr.10/2019 për orarin e punës në FSK, ku pritej të adresohen çështjet specifike të FSK-së në lidhje me orarin e punës mirëpo as në këtë vit nuk është përmbyllë procesi i miratimit të rregullores.”- tregon raporti.

Në anën tjetër, raporti thot se shkaku i mos kompensimit të plotë ishte mungesa e buxhetit. Tejkalimi i kufirit për kompensimet e punës shtesë, pa vendim paraprak të Qeverisë, përbën mospajtueshmëri me dispozitat e Ligjit.

Kompensimi jo i plotë qoftë financiar apo me ditë pushimi sipas ZKA-së paraqet rrezik që Ministria të ballafaqohet edhe më tutje me padi gjyqësore që do të kenë ndikim financiar duke shkaktuar edhe shpenzime shtesë gjyqësore/përmbarimore.

Ministrit ju rekomandua që këtë çështje ta adresojë në Qeveri dhe të përshpejtohet rishikimi i rregullores për orarin e punës që kompensimet për kujdestari të jenë brenda ligjit.

“Ministri duhet të shqyrtojë mundësinë e trajtimit të kësaj çështje në Qeveri për t’i dhënë drejtim të qartë kërkesave në lidhje me shtesat për të parandaluar paditë ndaj ministrisë që pritet të kenë kosto shtesë. Po ashtu, duhet përshpejtuar procesi i rishikimit të rregullores aktuale për orarin e punës dhe të kryhen analiza detaje për të gjetur modalitete që kompensimet shtesë për kujdestari të jenë brenda kornizës ligjore.”- rekomandon raporti.

Ministria e Mbrojtjes nuk është pajtuar me gjetjen e raportit. Ky institucion thotë se draft-rregullorja është finalizuar, mirëpo nuk është miratuar për shkak të kufizimeve ligjore.

“Draft Rregullorja për orarin e punës gjate vitit 2025 edhe pse është hartuar dhe finalizuar, nuk është miratuar për shkak të kufizimeve ligjore (Ministër në detyrë).”- thuhet në komentin e Ministrisë drejtuar ZKA-së.

ZKA në anën tjetër thotë se arsyetimi i Ministrisë nuk e ndryshon gjetja dhe rekomandimin

“Arsyet e ofruara nuk e ndryshojnë gjendjen. Gjetja dhe rekomandimi mbeten të pandryshuara.”- thuhet në raport.

Për më tepër, nëpërmjet letër konfimimit [20.05.2026] Ministria e Mbrojtjes e ka konfirmuar pranimin e draft raportit për auditimin e pasqyrave financiare vjetore të Ministrisë së Mbrojtjes për vitin 2025, dhe janë pajtuar pjesërisht me gjetjet dhe rekomandimet, ku kërkojnë të adresohen komentet e bashkangjitura në këtë shkresë për të cilat vlerësojnë se duhet të merren në konsideratë edhe njëherë nga ekipa e auditimit.

Ministria e Mbrojtjes ka marrë opinion të pa modifikuar për pasqyrat financiare vjetore.

Ky raport ka rezultuar me 6 rekomandime, dy janë rekomandime të reja, një rekomandim i përsëritur dhe tre pjesërisht të përsëritura.

Raporti i auditimit për pasqyrat financiare për vitin 2024 ka rezultuar me 7 rekomandime. Deri ne fund të auditimit të realizuar nga ZKA për vitin 2025 tre rekomandime ishin zbatuar, një rekomadnim ishte përsëritur, dhe tre ishin pjesërisht të zbatuara.

Ndryshe, Zyra Kombëtare e Auditimit ka njoftuar se për vitin 2025 ka kryer 133 auditime. Po ashtu, në konferencë për media nga Auditorja e Përgjithshme, Vlora Spanca, është njoftuar se 80 raste janë dërguar në prokurori gjatë vitit 2025.

Raportin e plotë të auditimit për vitin 2025 të Ministrisë së Mbrojtjes mund ta gjeni KËTU.

You Might Also Like

Milaim Zeka jep versionin e tij për 1 mijë eurot: Ishin për përkthim, ia ktheva Shehollit para arrestimit
​Shoqata e të Burgosurve Politikë mbështet “Marshin për Liri” më 12 shtator në Prishtinë
LSDM: Qeveria dëmtoi pensionistët me rritjen linare të pensioneve, duhej të zbatohej metoda e harmonizimit
Garancia Sovrane për fermerët, analiza e një nisme që nuk arriti te bujqësia
Nga nesër ndalohet peshkimi në Liqenin e Mavrovës, kufizohet edhe lundrimi

LEXO GJITHASHTU

Gjini: VV-ja është bërë gati për të shkuar në zgjedhje, vetëm po kërkojnë mënyra kujt t’ia lënë fajin
Gjini: VV-ja është bërë gati për të shkuar në zgjedhje, vetëm po kërkojnë mënyra kujt t’ia lënë fajin
Lajme
Gjini në konferencë për media kritikon Kurtin: Kosova në krizë të thellë morale, institucionale dhe ekonomike
Gjini në konferencë për media kritikon Kurtin: Kosova në krizë të thellë morale, institucionale dhe ekonomike
Lajme
Zeka: Ato 1 mijë euro ia kam kthyer Fatmir Shehollit – m’i ka dhënë për përkthim të materialit
Zeka: Ato 1 mijë euro ia kam kthyer Fatmir Shehollit – m’i ka dhënë për përkthim të materialit
Lajme
Paralajmëron Trump: Janë hequr minat nga Ngushtica e Hormuzit, çdo anije që vendos të reja do të shkatërrohet
Paralajmëron Trump: Janë hequr minat nga Ngushtica e Hormuzit, çdo anije që vendos të reja do të shkatërrohet
Lajme
​DioGuardi: Nëse Kosova s’ka president, ka marrë fund – arsyeja pse kandidova për Kongres ishte çështja shqiptare
​DioGuardi: Nëse Kosova s’ka president, ka marrë fund – arsyeja pse kandidova për Kongres ishte çështja shqiptare
TOP Momenti

You Might Also Like

FSHS: Nga nesër, ilaçi Myfortic për pacientët me organe të transplantuar do të jetë falas
TOP Momenti

FSHS: Nga nesër, ilaçi Myfortic për pacientët me organe të transplantuar do të jetë falas

August 25, 2026
Aktakuza ndaj Shehollit: “Leptiri”, plani operativ për komprometimin e Kurtit
TOP Momenti

Aktakuza ndaj Shehollit: “Leptiri”, plani operativ për komprometimin e Kurtit

August 25, 2026
​Tërmet në Elbasan, ja sa ishte magnituda
TOP Momenti

​Tërmet në Elbasan, ja sa ishte magnituda

August 25, 2026
BE-ja i kërkon Kosovës respektimin e ligjit, Palatova takon Sveçlën dhe Konjufcën
TOP Momenti

BE-ja i kërkon Kosovës respektimin e ligjit, Palatova takon Sveçlën dhe Konjufcën

August 25, 2026

About US

Momenti - Sepse koha ka rëndësi
Kategorite
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Top Categories
  • Contact
  • Blog
  • Complaint
  • Advertise
©Momenti 2026. All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?