By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
MomentiMomentiMomenti
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Reading: Zgjedhjet e 7 qershorit, parafushatë me akuza e përplasje fizike
Share
MomentiMomenti
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Search
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Have an existing account? Sign In
Follow US
Zgjedhjet e 7 qershorit, parafushatë me akuza e përplasje fizike
Lajme

Zgjedhjet e 7 qershorit, parafushatë me akuza e përplasje fizike

Momenti
Published: May 15, 2026

Më pak se dy javë para nisjes së fushatës zyrtare për zgjedhjet e parakohshme parlamentare në Kosovë, skena politike është përfshirë nga akuza të ndërsjella për shantazh, presione, keqpërdorim të burimeve shtetërore…

Ndërsa partitë kryesore shqiptare fajësojnë njëra-tjetrën për krizën institucionale që ka çuar në zgjedhje të reja, në terren është regjistruar edhe një përplasje fizike mes kundërshtarëve politikë.

Aktivistët dhe përfaqësuesit e shoqërisë civile paralajmërojnë se dhuna është e papranueshme, përbën vijë të kuqe dhe nuk duhet – në asnjë mënyrë – të bëhet mjet për ardhje në pushtet.

Your browser does not support the video tag.

Zgjedhjet e parakohshme parlamentare në Kosovë do të mbahen më 7 qershor, pasi Kuvendi i Kosovës nuk ka arritur të zgjedhë presidentin e ri brenda afateve kushtetuese.

Ato do të jenë zgjedhjet e treta parlamentare brenda 18 muajsh – pas atyre të mbajtura në shkurt dhe dhjetor të vitit 2025.

Akuza për dhunë

Lëvizja Vetëvendosje e Albin Kurtit, deri tani në pushtet, ka njoftuar më 14 maj se kryetari i Skenderajt, Sami Lushtaku – nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës – së bashku me truprojat e tij, kanë sulmuar kandidatin e saj për deputet, Hysni Mehani, duke i shkaktuar lëndime të rënda trupore.

Lushtaku, në anën tjetër, ka pretenduar se kryeministri në detyrë, Albin Kurti, përmes “mekanizmave” të tij në Skenderaj, ka tentuar ta sulmojë atë.

“E kam një jetë në shërbim të vendit, kurse etiketat si ‘Sami Serbia’, qytetarët nuk i tolerojnë më, prandaj edhe reaguan!”, ka shkruar Lushtaku në Facebook.

Lideri i Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza, ka deklaruar se Policia Speciale e Kosovës ka ndërhyrë në Drenicë më 14 maj, “me urdhër të Qeverisë së Kosovës”, për të demonstruar “forcë”.

Përmes një postimi në Facebook, ai i ka bërë thirrje Kurtit që të ndalë propagandën, gjuhën e urrejtjes dhe provokimet, si dhe “keqpërdorimin e shtetit për skenarë partiakë”.

Por, Policia e Kosovës ka thënë se bëhet fjalë për një kontroll rutinë dhe se nuk ka vend për shqetësim.

Lirohet Sami Lushtaku, rasti shkon në procedurë të rregullt

Për përfaqësuesit e shoqërisë civile, sulmet fizike ndaj kundërshtarëve politikë përbëjnë “vija të kuqe” për çdo shoqëri demokratike dhe janë të papranueshme e të dënueshme.

“…andaj, nuk guxojnë të normalizohen apo të trajtohen si pjesë e zakonshme e klimës parazgjedhore”, sipas Eugen Cakollit nga Instituti Demokratik i Kosovës (IDK).

“Pas ngjarjeve të tilla, nuk duhet të ketë ‘por’. Debati mbi gjuhën, polarizimin apo klimën e tensionuar politike në Kosovë është tejet i rëndësishëm dhe duhet të zhvillohet, pasi degradimi i vazhdueshëm i diskursit publik bart pasoja serioze…”, ka shkruar Cakolli në Facebook.

“Partitë politike, institucionet dhe vetë politikanët kanë përgjegjësi të refuzojnë polarizimin, gjuhën fyese, komunikimin agresiv dhe dhunën”, sipas Ismet Kryeziut, po nga IDK-ja.

Sipas Ehat Miftarajt nga Instituti i Kosovës për Drejtësi, Partia Demokratike e Kosovës dhe Lëvizja Vetëvendosje, në mungesë të programeve apo ofertave për qeverisje, “kanë vendosur që përmes argumentit të boksit, forcës, sharjes dhe ofendimit të komunikojnë me qytetarin”.

“Dhuna, asnjëherë, nuk duhet pranuar si mjet komunikimi. Dhuna e çfarëdo lloji qoftë, fizike apo virtuale, nuk duhet të përdoret si mjet për pushtet. Organet e drejtësisë duhet ta trajtojnë këtë rast me paanshmëri dhe me forcën e ligjit, nëse guxojnë”, ka shkruar Miftaraj në Facebook.

Akuza për “negociata të fshehta me Serbinë”

Ish-presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, bartëse e listës së Lidhjes Demokratike të Kosovës si kandidate për presidente, ka akuzuar publikisht Kurtin se ka zhvilluar “negociata të fshehta” – pas dyerve të mbyllura – me presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq, dhe ish-emisarin e Bashkimit Evropian për dialogun Prishtinë-Beograd, Mirosllav Lajçak.

Osmani është larguar nga LDK-ja në vitin 2021 për t’u bashkuar në koalicion me Kurtin dhe Lëvizjen Vetëvendosje. Megjithatë, mungesa e mbështetjes nga Vetëvendosja për mandatin e dytë presidencial i ka përkeqësuar marrëdhëniet mes tyre.

Nga LDK-ja, po ashtu, kanë thënë se në rrjetet sociale po zhvillohet një fushatë e koordinuar kundër kandidatëve të saj për deputetë, përmes “profileve të rreme”, dhe kanë paralajmëruar se për këtë çështje do të njoftohet edhe Policia e Kosovës.

Rashiq akuzon Listën Serbe për presion dhe frikësim

Akuza të ndërsjella, para nisjes zyrtare të fushatës, ka edhe mes partive që përfaqësojnë komunitetin serb në Kosovë.

Lideri i Partisë për Liri, Drejtësi dhe Mbijetesë, Nenad Rashiq, ka akuzuar Listën Serbe për ushtrim presioni dhe frikësim të mbështetësve të tij.

Lista Serbe vepron me mbështetjen e Beogradit zyrtar, ndërsa Rashiq konsiderohet partner i Qeverisë së Albin Kurtit, ku mban edhe postin e ministrit për Komunitete dhe Kthim.

Ai i ka bërë këto akuza gjatë një mbledhjeje të Qeverisë në detyrë më 14 maj, duke u bërë thirrje institucioneve kompetente të Kosovës që të reagojnë.

Sipas tij, simpatizantët dhe anëtarët e partisë së tij po ndalohen në pikat kufitare me Serbinë nga Agjencia për Siguri dhe Informim e Serbisë (BIA), ndërsa rreth 20 persona të punësuar në institucionet e Serbisë në Kosovë, janë larguar nga puna.

“Javën e kaluar ka pasur raste kur grupe të organizuara punëtorësh nga institucionet serbe, janë detyruar – nën presion dhe kërcënimin e largimit nga puna – të shkojnë në objekte në anën tjetër të pikës kufitare në Merdare, ku janë mbajtur për disa orë në hapësira të errëta, madje edhe në bodrume, dhe u është kërkuar të sqarojnë saktë se për kë do të votojnë më 7 qershor”, ka deklaruar Rashiq.

Përgjigjja e Listës Serbe

Në përgjigje të këtyre akuzave, Lista Serbe ka deklaruar se bëhet fjalë për përpjekje për të siguruar alibi për humbjen e mundshme në zgjedhje, duke pretenduar se Rashiq “nuk ka ide, plane dhe kandidatë me integritet” dhe se asnjëherë nuk e ka pasur “legjitimitetin e popullit serb”.

Në zgjedhjet e fundit, të mbajtura në dhjetor të vitit të kaluar, Lista Serbe ka fituar nëntë nga dhjetë mandatet e rezervuara për komunitetin serb në Kuvendin e Kosovës, ndërsa një mandat e ka siguruar partia e Rashiqit.

“Mësa duket, vendet e dhëna në komisionet komunale zgjedhore, ndërmarrjet publike, si dhe përpjekjet për të keqpërdorur mjetet nga ministria që ai drejton, nuk po i japin rezultatet e pritura”, është thënë në reagimin e Listës Serbe.

Kjo parti, gjithashtu, e ka akuzuar Rashiqin se ka heshtur përballë “shtypjes” së serbëve nga autoritetet e Kosovës, të udhëhequra nga Albin Kurti.

Edhe në ciklet e mëparshme zgjedhore, këto dy subjekte kanë shkëmbyer akuza për përdorim të burimeve shtetërore – si nga Kosova, ashtu edhe nga Serbia – për “blerje votash”.

Lista Serbe është akuzuar se siguron vota përmes konkurseve për punësim në sektorin shëndetësor dhe përmes ndihmës financiare për të papunët nga buxheti i Serbisë.

Rashiq, në anën tjetër, është akuzuar se siguron vota përmes shpërndarjes së pajisjeve shtëpiake, materialeve ndërtimore dhe subvencioneve bujqësore nga Qeveria e Kosovës.

Përveç Listës Serbe dhe Partisë për Liri, Drejtësi dhe Mbijetesë, për zgjedhje ka aplikuar edhe iniciativa qytetare “Bashkë fitojmë”, por Komisioni Qendror i Zgjedhjeve i Kosovës nuk e ka certifikuar këtë listë, me arsyetimin se nuk ka siguruar numrin e mjaftueshëm të votave të vlefshme.

Nga kjo iniciativë, që përbëhet nga gjashtë subjekte opozitare serbe – Lëvizja Popullore Serbe, Aleanca Kosovare, Fytyra e Re, Demokracia Serbe, Veriu për të Gjithë dhe Rrënjët – është bërë e ditur për Radion Evropa e Lirë se, më 15 maj, kanë paraqitur ankesë dhe presin që KQZ-ja ta rishqyrtojë vendimin./Radio Evropa e Lirë/

You Might Also Like

Tahiri: Qëllimi i LVV-së është të blejnë kohë dhe rastin ta dërgojmë në Kushtetuese
A është seanca antikushtetuese? Kurti gazetarëve: Kryesuesi e ka ftuar, unë i përgjigjem pozitivisht
Gruda e citon Kushtetutën: Brenda 30 ditësh duhet të përfundojë konstituimi, është e shkruar si e zeza në të bardhë
Haradinaj: Kjo legjislaturë s’ka fuqi për të prodhuar diçka, po arrihet aty ku ka qenë qëllimi – zgjedhjet e reja
Dimal Basha: Kush kërkon konstituim të Kuvendit pa zgjidhje për president, synon të na çojë në zgjedhje

LEXO GJITHASHTU

“Nuk kam çfarë të shtoj për veprimin e deputetes, përveçse uroj që të jetë qetësuar pas atij momenti”, reagon Kusari-Lila
“Nuk kam çfarë të shtoj për veprimin e deputetes, përveçse uroj që të jetë qetësuar pas atij momenti”, reagon Kusari-Lila
TOP Momenti
​Rama: Kosova s’është pronë e Kurtit, Kushtetuta s’është mjet për manipulime politike
​Rama: Kosova s’është pronë e Kurtit, Kushtetuta s’është mjet për manipulime politike
TOP Momenti
Basha: Kryeministri i fton për  marrëveshje, këta sulmojnë – këta që Radoçiqin e pritshin në kryeministri
Basha: Kryeministri i fton për  marrëveshje, këta sulmojnë – këta që Radoçiqin e pritshin në kryeministri
TOP Momenti
Një grua dhe dy burra rrihen mes vete me mjete të forta e të mprehta në Han të Elezit
Një grua dhe dy burra rrihen mes vete me mjete të forta e të mprehta në Han të Elezit
TOP Momenti
Dyshohen për falsifikim mbi 500 euro në Prishtinë, paratë sekuestrohen për ekzaminim
Dyshohen për falsifikim mbi 500 euro në Prishtinë, paratë sekuestrohen për ekzaminim
TOP Momenti

You Might Also Like

Blerta Deliu: Qartazi shkelje e Kushtetutës, do t’i shqyrtojmë të gjitha mundësitë, edhe dërgimin e çështjes në Kushtetuese
Lajme

Blerta Deliu: Qartazi shkelje e Kushtetutës, do t’i shqyrtojmë të gjitha mundësitë, edhe dërgimin e çështjes në Kushtetuese

August 8, 2026
Ukë Rugova thotë se LDK vendos në mbledhje të Grupit Parlamentar se a do të marrë pjesë në seancë
Lajme

Ukë Rugova thotë se LDK vendos në mbledhje të Grupit Parlamentar se a do të marrë pjesë në seancë

August 8, 2026
Hoxhaj: Nuk e bojkotojmë seancën ndonëse është situatë anarkike sepse qëllimi i Kurtit është të na fajësojë
Lajme

Hoxhaj: Nuk e bojkotojmë seancën ndonëse është situatë anarkike sepse qëllimi i Kurtit është të na fajësojë

August 8, 2026
U.d e presidentit Haxhiu: Nuk është e vërtetë që opozitës iu mbyll Kuvendi, është praktikë që ndiqet sa herë s’ka seancë
Lajme

U.d e presidentit Haxhiu: Nuk është e vërtetë që opozitës iu mbyll Kuvendi, është praktikë që ndiqet sa herë s’ka seancë

August 8, 2026

About US

Momenti - Sepse koha ka rëndësi
Kategorite
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Top Categories
  • Contact
  • Blog
  • Complaint
  • Advertise
©Momenti 2026. All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?