By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
MomentiMomentiMomenti
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Reading: ​Rama: Kosova s’është pronë e Kurtit, Kushtetuta s’është mjet për manipulime politike
Share
MomentiMomenti
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Search
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Have an existing account? Sign In
Follow US
​Rama: Kosova s’është pronë e Kurtit, Kushtetuta s’është mjet për manipulime politike
TOP Momenti

​Rama: Kosova s’është pronë e Kurtit, Kushtetuta s’është mjet për manipulime politike

Momenti
Published: August 8, 2026

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, komentoi zhvillimet më të reja në Kuvendin e Kosovës.

Ai tha se ajo që po shohim në Kuvendin e Republikës së Kosovës është papërgjegjësi e rëndë institucionale dhe një lojë e rrezikshme me funksionimin e shtetit.

Your browser does not support the video tag.

“Afatet po kalojnë. Kuvendi mbetet i pakonstituuar. Institucionet po mbahen në bllokadë, ndërsa Albin Kurti vazhdon me kalkulime për pushtet.

Kushtetuta e Republikës së Kosovës nuk funksionon sipas nevojave politike të një partie. Afatet kushtetuese nuk presin derisa Albin Kurti t’i bëjë numrat. Kuvendi nuk mund të shndërrohet në instrument pazari për Presidentin, Qeverinë apo për mbijetesën politike të askujt”, shkroi Rama.

Ai theksoi se shteti është mbi partinë.

“Albin Kurti duhet t’u përgjigjet qytetarëve: Pse po mbahet peng konstituimi i Kuvendit? Pse institucionet e Republikës po përdoren për kalkulime politike? Deri kur do të prodhoni kriza vetëm pse nuk i keni numrat për pushtetin që kërkoni? Kush ua ka dhënë të drejtën ta trajtoni Republikën e Kosovës sikur të ishte pronë e partisë suaj? Kur i kanë numrat, flasin për demokraci. Kur nuk i kanë, prodhojnë bllokadë. Kur u konvenon Kushtetuta, e citojnë. Kur nuk u konvenon, kërkojnë kohë dhe arsyetime. Mjaft! Me keqardhje po i shohim edhe skenat e sotme në Kuvend, ku deputetja Time Kadrijaj hodhi vezë në drejtim të Albin Kurtit. Në një situatë të tillë të tensionuar politike, pamje të tilla nuk i bëjnë nder Kuvendit të Republikës së Kosovës dhe duhet të na shqetësojnë të gjithëve”.

Rama po ashtu shtroi pyetjen deri kur do të jetojë ky popull në krizë, tension dhe përçarje politike?

Ai shtoi se populli i Kosovës nuk meriton politikanë përçarës që prodhojnë vazhdimisht kriza dhe trauma.

“Ka mjaft vuajtje ky popull. Ka mjaft përçarje. Ka mjaft kriza. Kosova ka paguar një çmim tepër të lartë për lirinë, demokracinë dhe shtetin e saj që institucionet sot të përdoren si monedhë për kalkulime politike. Albin Kurti mban përgjegjësi politike për mënyrën se si po e menaxhon këtë krizë. Detyra e një Kryeministri është të marrë përgjegjësi, të respektojë rendin kushtetues dhe të kontribuojë në stabilitetin e vendit. Kosovës i duhet stabilitet. Kosovës i duhen institucione funksionale. Kosovës i duhet respekt për Kushtetutën. Kosovës i duhet lidership që bashkon dhe merr përgjegjësi. Kuvendi u përket qytetarëve. Kushtetuta mbron Republikën. Institucionet duhet t’u shërbejnë qytetarëve. Askush nuk është mbi Kushtetutën. Askush nuk është mbi institucionet. Askush nuk është mbi Republikën e Kosovës! Albin Kurti, pushteti është i përkohshëm. KOSOVA ËSHTË E PËRHERSHME! SHTETI ËSHTË I SHENJTË!” , shkroi Rama në Facebook. /Telegrafi/

You Might Also Like

Në Maqedoni dasmat mbajnë gjallë tregun e arit, pavarësisht çmimeve të larta
Ambasada britanike thirrje partive politike: Punoni bashkë për të mirën e qytetarëve të mrekullueshëm dhe partneritetit ndërkombëtar
Zbardhen detaje nga vrasja në Korçë, 20-vjeçari ishte pjesë e Forcave të Armatosura
Ramadani: Po alarmojmë për shkelje të Kushtetutës, VV-ja po e çon Kosovën drejt pakushtetutshmërisë
Zjarr masiv në Mallakastër, rrezikohen banesat në fshatin Koilac – evakuohen disa familje

LEXO GJITHASHTU

​Pushues nga Kosova drejt Shqipërisë, në pikën kufitare të Morinit mbi 41 mijë hyrje për 12 orë
​Pushues nga Kosova drejt Shqipërisë, në pikën kufitare të Morinit mbi 41 mijë hyrje për 12 orë
TOP Momenti
Të shtëna me armë automatike në Tetovë, dëmtohet një shtëpi
Të shtëna me armë automatike në Tetovë, dëmtohet një shtëpi
TOP Momenti
Hetimet për krimet e luftës në Zubin Potok vazhdojnë në terren, Specialja publikon pamje
Hetimet për krimet e luftës në Zubin Potok vazhdojnë në terren, Specialja publikon pamje
TOP Momenti
Dy persona të arrestuar nën dyshimin për shkaktimin e zjarreve në Makedonski Brod dhe Dollnen
Dy persona të arrestuar nën dyshimin për shkaktimin e zjarreve në Makedonski Brod dhe Dollnen
TOP Momenti
E gjuajti me vezë Kurtin, ​Gjini: Timja kurrë nuk ka munguar për vendin
E gjuajti me vezë Kurtin, ​Gjini: Timja kurrë nuk ka munguar për vendin
TOP Momenti

You Might Also Like

Dita e 70-të e protestës, Berisha: Pas viteve ’90, kjo është ngritja më e fuqishme rinore qytetare në historinë e vendit
TOP Momenti

Dita e 70-të e protestës, Berisha: Pas viteve ’90, kjo është ngritja më e fuqishme rinore qytetare në historinë e vendit

August 8, 2026
Vrasje me kallashnikov në Korçë, ekzekutohet 20-vjeçari – i dyshuari  në arrati
TOP Momenti

Vrasje me kallashnikov në Korçë, ekzekutohet 20-vjeçari – i dyshuari  në arrati

August 8, 2026
Kodi i ri zgjedhor mbetet i bllokuar, Selmani: BE kërkon funksionimin e shtetit ligjor
TOP Momenti

Kodi i ri zgjedhor mbetet i bllokuar, Selmani: BE kërkon funksionimin e shtetit ligjor

August 8, 2026
“Nuk kam çfarë të shtoj për veprimin e deputetes, përveçse uroj që të jetë qetësuar pas atij momenti”, reagon Kusari-Lila
TOP Momenti

“Nuk kam çfarë të shtoj për veprimin e deputetes, përveçse uroj që të jetë qetësuar pas atij momenti”, reagon Kusari-Lila

August 8, 2026

About US

Momenti - Sepse koha ka rëndësi
Kategorite
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Top Categories
  • Contact
  • Blog
  • Complaint
  • Advertise
©Momenti 2026. All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?