By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
MomentiMomentiMomenti
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Reading: Zelensky kundërshton thirrjet për mbajtjen e zgjedhjeve gjatë luftës
Share
MomentiMomenti
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Search
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Have an existing account? Sign In
Follow US
Zelensky kundërshton thirrjet për mbajtjen e zgjedhjeve gjatë luftës
Lajme

Zelensky kundërshton thirrjet për mbajtjen e zgjedhjeve gjatë luftës

Momenti
Published: August 23, 2026

Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, ka kundërshtuar thirrjet për mbajtjen e zgjedhjeve në Ukrainë gjatë luftës, duke i cilësuar ato si “një cunam” që do të “përçante Ukrainën”, në një kohë kur Rusia po i intensifikon sulmet e saj vdekjeprurëse.

Duke folur me gazetarët në Kiev më 22 gusht, Zelensky iu përgjigj thirrjes së ish-ministrit të Mbrojtjes, Mykhaylo Fedorov, që Ukraina të gjente një mënyrë për të mbajtur zgjedhje pavarësisht luftës, që po vazhdon.

Your browser does not support the video tag.

“Zgjedhjet tani janë një cunam për shtetin që do të përçante Ukrainën. Prandaj, strategjia ime është ta çoj vendin deri në fund të luftës dhe të ruaj një shtet të pavarur dhe sovran”, tha Zelensky.

Fedorov, shkarkimi i të cilit muajin e kaluar nxiti protesta, iu drejtua ukrainasve përmes një videoje më 21 gusht, ku kritikoi korrupsionin gjatë luftës, paralajmëroi për një krizë sistematike të qeverisjes dhe tha se vendi duhet të gjejë një mënyrë për të mbajtur zgjedhje pavarësisht, pushtimit në shkallë të plotë, të nisur nga Rusia.

Zelensky i bëri këto komente telsaKievi priti më 23 gusht samitin NB8-Ukrainë, i cili mblodhi liderët nordikë dhe baltikë me udhëheqësin ukrainas, një ditë para Ditës së Pavarësisë së Ukrainës.

Liderët e Danimarkës, Estonisë, Finlandës, Letonisë, Lituanisë dhe Norvegjisë u mblodhën në kryeqytet, sipas ministrit të Jashtëm ukrainas, Andriy Sybiha. Në takim morën pjesë edhe përfaqësues të tjerë të lartë nga vendet partnere.

Kryeministri estonez, Kristen Michal, i cili bashkudhëhoqi samitin me Zelenskyn, tha se Ukraina ka nevojë për mbështetje të vazhdueshme ushtarake.

“Ukraina duhet të marrë gjithçka që i nevojitet për të mbrojtur veten dhe për t’i bërë ballë agresionit rus. Para së gjithash, kjo nënkupton më shumë mbrojtje ajrore, më shumë municion dhe investime më të mëdha në industrinë e mbrojtjes së Ukrainës. Në të njëjtën kohë, duhet të rrisim presionin ndaj Rusisë, të forcojmë sanksionet dhe të mbyllim zbrazëtirat që Rusia i përdor për t’iu shmangur atyre”, tha Michal.

Ai vuri në pah po ashtu kërcënimin ndaj sistemit energjetik të Ukrainës përpara stinës së dimrit.

“Po e ndihmojmë Ukrainën të përgatitet për dimrin dhe të mbrojë e të rikthejë infrastrukturën kritike energjetike, e cila mbetet nën kërcënim për shkak të brutalitetit të Rusisë”, tha Michal.

Ndërkaq, Rusia vazhdoi sulmet me raketa dhe dronë në të gjithë Ukrainën.

Sipas Forcave Ajrore ukrainase, forcat ruse lëshuan gjatë natës së 23 gushtit një valë masive prej 127 dronësh sulmues në të gjithë vendin.

Zelensky paralajmëroi se Rusia po synon të rrisë ndjeshëm prodhimin e raketave balistike.

“Besoj se Rusia mund të prodhojë deri në 1.300 raketa balistike në vit. Tani ka 600-630. Përafërsisht e kuptojmë se sa prej tyre synon të prodhojë nga sot deri në fund të dimrit. Mund të ketë rreth 100 raketa balistike në muaj. Por, ende nuk i ka kaq”, tha ai.

Zelensky tha se Ukraina po punon për ta dobësuar industrinë ushtarake të Rusisë, përfshirë përmes sulmeve ndaj caqeveushtarake dhe masave të tjera që synojnë uljen e prodhimit të raketave balistike.

Këto shifra të përmendura nga Zelensky nuk kanë mundur të verifikohen në mënyrë të pavarur.

Partnerët evropianë të Ukrainës pritet të takoheshin në Kiev më 24 gusht.

Koalicioni i të Vullnetit, i udhëhequr nga Londra dhe Parisi dhe i përbërë nga 34 vende që mbështesin Ukrainën, do të takohet në kryeqytetin ukrainas në format hibrid, me disa liderë që do të marrin pjesë fizikisht dhe të tjerë përmes video-lidhjes.

Para takimit, Zelensky theksoi urgjencën e sigurimit të fondeve evropiane për mbrojtjen e Ukrainës, duke i bërë thirrje Parlamentit Evropian të miratojë legjislacionin e nevojshëm për zhbllokimin e këtyre mjeteve.

“Ne pritet të marrim 30 miliardë euro financim evropian… Kjo lidhet me miratimin e legjislacionit përkatës”, tha ai. “Është shumë e rëndësishme që këtu Parlamenti Evropian të punojë, i gjithë parlamenti, përfshirë opozitën. Sepse [këto para] nevojiten për mbrojtjen e të gjithë vendit”.

Presidenti francez, Emmanuel Macron, kancelari gjerman, Friedrich Merz, dhe kryeministri britanik, Andy Burnham, do të bashkëdrejtojnë takimin, i cili do të fokusohet në vazhdimin e mbështetjes ushtarake për Ukrainën, mbrojtjen ajrore dhe marrëveshjet afatgjata të sigurisë. Si Macroni, ashtu edhe zëvendëssekretarja e përgjithshme e NATO-s, Radmila Sekerinska, do t’i bashkohen samitit përmes video-lidhjes. /REL

The post Zelensky kundërshton thirrjet për mbajtjen e zgjedhjeve gjatë luftës appeared first on Gazeta Express.

You Might Also Like

Ish ministri i Mbrojtjes kritika Zelenskyt: Ai ka shumë për të dhënë llogari në lidhje me korrupsionin në qeveri
Zelensky kundër zgjedhjeve gjatë luftës: Do ishte një “cunam” që do përçante vendin
Akuza për abuzim të pacientëve në spitalin psikiatrik të Kazakistanit
Zjarr në Butovc të Prishtinës, zjarrfikësit nisen për intervenim
Maqedonia e Veriut aktivizon “Safe City”: Të huajt me targa të huaja mund t’i paguajnë gjobat online

LEXO GJITHASHTU

Vrau 45-vjeçaren shqiptare në Greqi dhe veten, 48-vjeçari ishte i martuar dhe kishte fëmijë! Flet gruaja e tij
Vrau 45-vjeçaren shqiptare në Greqi dhe veten, 48-vjeçari ishte i martuar dhe kishte fëmijë! Flet gruaja e tij
TOP Momenti
Në nderim të policit Altin Kryeziu, Rinia Demokratike anulon aksionin e sotëm
Në nderim të policit Altin Kryeziu, Rinia Demokratike anulon aksionin e sotëm
TOP Momenti
VLEN: Ali Ahmeti hesht, Islam Abazi mbyll hetimin, kush përgjigjet për 14 viktimat e spitalit modular?
VLEN: Ali Ahmeti hesht, Islam Abazi mbyll hetimin, kush përgjigjet për 14 viktimat e spitalit modular?
TOP Momenti
Kur përfundon mandati i ushtruesit të detyrës së Presidentit? Juristët ndahen në dysh
Kur përfundon mandati i ushtruesit të detyrës së Presidentit? Juristët ndahen në dysh
TOP Momenti
Gjashtë traktorë me dru pa dokumentacion konfiskohen në Ferizaj
Gjashtë traktorë me dru pa dokumentacion konfiskohen në Ferizaj
TOP Momenti

You Might Also Like

Kompanitë britanike të energjisë në alarm pasi hakerët e lidhur me Iranin mbyllën një termocentral
Lajme

Kompanitë britanike të energjisë në alarm pasi hakerët e lidhur me Iranin mbyllën një termocentral

August 23, 2026
Latifi për protestën në Vushtrri: Injoranca në aksion, kundërshtojnë kishën duke tundur flamurin e Kastriotit
Lajme

Latifi për protestën në Vushtrri: Injoranca në aksion, kundërshtojnë kishën duke tundur flamurin e Kastriotit

August 23, 2026
Shqiptari vrau partneren dhe veten në Greqi, Top Channel: Krim për xhelozi
Lajme

Shqiptari vrau partneren dhe veten në Greqi, Top Channel: Krim për xhelozi

August 23, 2026
Nesër i jepet lamtumira e fundit policit Altin Kryeziu
Lajme

Nesër i jepet lamtumira e fundit policit Altin Kryeziu

August 23, 2026

About US

Momenti - Sepse koha ka rëndësi
Kategorite
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Top Categories
  • Contact
  • Blog
  • Complaint
  • Advertise
©Momenti 2026. All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?