By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
MomentiMomentiMomenti
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Reading: Vuçiq këmbëngul për devijimin e Ibrit, tani pretendon se kërkesa kishte ardhur edhe nga Novi Pazari
Share
MomentiMomenti
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Search
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Have an existing account? Sign In
Follow US
Vuçiq këmbëngul për devijimin e Ibrit, tani pretendon se kërkesa kishte ardhur edhe nga Novi Pazari
Lajme

Vuçiq këmbëngul për devijimin e Ibrit, tani pretendon se kërkesa kishte ardhur edhe nga Novi Pazari

Momenti
Published: August 13, 2026

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka vazhduar ta mbrojë idenë e tij për zhvendosjen e rrjedhës së lumit Ibër, pavarësisht reagimeve negative nga Kosova dhe Evropa.

Kësaj here, Vuçiqi ka sjellë në argumentimin e tij edhe Novi Pazarin, duke pretenduar se Komuna e këtij qyteti dhe disa organizata nga atje e kishin kërkuar një ndërhyrje të tillë në të kaluarën, në kuadër të një projekti për ndërtimin e një hidrocentrali të vogël pranë Ribariqit.

Your browser does not support the video tag.

Gjatë një vizite në juglindje të Serbisë, Vuçiqi tha se për këtë çështje kishte ekzistuar edhe dokumentacion paraprak dhe njoftoi se javën e ardhshme do të formohet një grup ekspertësh që do të merret me projektin.

“Dikur këtë e kërkonte Komuna e Novi Pazarit dhe disa organizata nga ai qytet”, pretendoi Vuçiqi, duke iu përgjigjur reagimeve ndaj paralajmërimit të tij për ndryshimin e rrjedhës së Ibrit.

Ai nuk dha detaje konkrete se si do të realizohej projekti, por këmbënguli se kundërshtimet ndaj tij, sipas tij, burojnë nga ideja se Serbia po synon të veprojë kundër dikujt.

Ndërkohë, deklarata e Vuçiqit për devijimin e Ibrit ka nxitur reagime të shumta, pasi lumi përshkon edhe territorin e Kosovës dhe ka rëndësi të madhe për furnizimin me ujë dhe burimet ujore në vend.

Për çështjen e Ibrit, presidenti serb njoftoi se grupi ekspertësh pritet të nisë punën javën e ardhshme. /N1

The post Vuçiq këmbëngul për devijimin e Ibrit, tani pretendon se kërkesa kishte ardhur edhe nga Novi Pazari appeared first on Gazeta Express.

You Might Also Like

Osmani: Jemi në mbrojtje të Kushtetutës, qëndrimet tona i bëjmë publike pas takimit
Deklarata e Zelenskyt, Rama: Po, Ukraina e ka gabim për Kosovën, por e drejta e saj për të qenë e lirë s’vihet në pikëpyetje
Danubi në nivele rekord të ulëta, Rumania nis shkëputjen e reaktorit të fundit aktiv në Cernavodë
Ushtarët amerikanë largohen nga Iraku
Aksident në Gllarevë të Klinës, përfshihen dy vetura dhe një kamion

LEXO GJITHASHTU

Mickoski për Marrëveshjen e Ohrit: Është detyrimi ynë të nxjerrim mësime nga e kaluara dhe të ndërtojmë shtet të qëndrueshëm dhe të sigurt
Mickoski për Marrëveshjen e Ohrit: Është detyrimi ynë të nxjerrim mësime nga e kaluara dhe të ndërtojmë shtet të qëndrueshëm dhe të sigurt
TOP Momenti
Deklarata e Zelenskyt për Kosovën, reagon Edi Rama
Deklarata e Zelenskyt për Kosovën, reagon Edi Rama
TOP Momenti
Kolumbia kufizon ekipet e huaja të shpëtimit teksa ngushtohet afati i mbijetesës nga tërmeti
Kolumbia kufizon ekipet e huaja të shpëtimit teksa ngushtohet afati i mbijetesës nga tërmeti
Lajme
Prokuroria ngrit aktakuzë ndaj pesë personave për zjarrin në “Gate Club”, dëmi mbi 969 mijë euro
Prokuroria ngrit aktakuzë ndaj pesë personave për zjarrin në “Gate Club”, dëmi mbi 969 mijë euro
Lajme
IKD: Qeveria pa mandat po uzurpon kompetencat kushtetuese dhe ligjore
IKD: Qeveria pa mandat po uzurpon kompetencat kushtetuese dhe ligjore
TOP Momenti

You Might Also Like

Hoxhaj: PDK s’merr pjesë në takim me Kurtin, s’jemi të interesuar për marrëveshje
Lajme

Hoxhaj: PDK s’merr pjesë në takim me Kurtin, s’jemi të interesuar për marrëveshje

August 13, 2026
Ekonomia e luftës që prek xhepin – rritet çmimi i grurit pas sulmeve, Hormuzi shtrenjton karburantin
Lajme

Ekonomia e luftës që prek xhepin – rritet çmimi i grurit pas sulmeve, Hormuzi shtrenjton karburantin

August 13, 2026
Raportohet se ky është personi nga Dragashi që u arrestua si i dyshuar për spiunazh
Lajme

Raportohet se ky është personi nga Dragashi që u arrestua si i dyshuar për spiunazh

August 13, 2026
Grupi parlamentar i Aleancës thërret konferencë për media, mbahet në Kuvend nga ora 13:30
Lajme

Grupi parlamentar i Aleancës thërret konferencë për media, mbahet në Kuvend nga ora 13:30

August 13, 2026

About US

Momenti - Sepse koha ka rëndësi
Kategorite
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Top Categories
  • Contact
  • Blog
  • Complaint
  • Advertise
©Momenti 2026. All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?