By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
MomentiMomentiMomenti
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Reading: IKD: Qeveria pa mandat po uzurpon kompetencat kushtetuese dhe ligjore
Share
MomentiMomenti
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Search
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Have an existing account? Sign In
Follow US
IKD: Qeveria pa mandat po uzurpon kompetencat kushtetuese dhe ligjore
TOP Momenti

IKD: Qeveria pa mandat po uzurpon kompetencat kushtetuese dhe ligjore

Momenti
Published: August 13, 2026

Instituti i Kosovës për Drejtësi (IKD) vlerëson se vendimet e miratuara më 12 gusht 2026 nga Qeveria në detyrë përbëjnë cenim serioz të rendit kushtetues dhe funksionimit demokratik të institucioneve të Republikës së Kosovës.

IKD thekson se Qeveria, e përbërë nga persona të zgjedhur deputetë, të cilët nuk kanë dhënë dorëheqje nga funksionet ekzekutive, ka vazhduar të ushtrojë pushtet sikur të kishte mandat të plotë.

“Parimet e sundimit të ligjit nuk tolerojnë në një shoqëri demokratike që pushteti të ushtrohet duke abuzuar me ligjin. Pushteti duhet të ushtrohet vetëm brenda kufijve që përcaktojnë Kushtetuta dhe ligji.

Your browser does not support the video tag.

Neni 72 i Kushtetutës është i qartë, deputeti i Kuvendit nuk mund të mbajë post ekzekutiv e as të ushtrojë funksion tjetër ekzekutiv. Kjo dispozitë përcakton papajtueshmëri të drejtpërdrejtë ndërmjet mandatit të deputetit dhe funksionit ekzekutiv. Nga momenti i marrjes së mandatit të deputetit, vazhdimi i ushtrimit të kompetencave qeveritare bie ndesh me ndalesën kushtetuese dhe e vë në pikëpyetje ligjshmërinë e vendimeve të marra”, thuhet tutje.

Qeveria në detyrë, ndan 100 mijë euro për DokuFest dhe miraton një sërë emërimesh

IKD pohon se sipas nenit 26 të Ligjit për Qeverinë, anëtarët e Qeverisë në detyrë që janë zgjedhur deputetë është dashur të japin dorëheqje nga postet qeveritare para certifikimit të rezultateve, ndërkaq meqë nuk e kanë bërë këtë, vazhdimi i ushtrimit të funksioneve ekzekutive është në kundërshtim me ligjin.

“Megjithatë, më 12 gusht, kjo Qeveri zhvilloi mbledhje elektronike dhe mori një varg vendimesh me pasoja juridike, institucionale, pronësore dhe buxhetore. Ajo vendosi për qiradhënie të pronës publike deri në vitin 2033, procedura që lidhen me shpronësimin, ndarje të mjeteve financiare dhe çështje të tjera që prodhojnë pasoja përtej administrimit të zakonshëm. Qytetarët duhet ta kuptojnë qartë, persona që ligji nuk i lejon të vazhdojnë si anëtarë të Qeverisë po marrin vendime në emër të shtetit dhe po krijojnë detyrime që mund të rëndojnë institucionet edhe për shumë vite.

Shkelja bëhet edhe më e rëndë me vendimet për emërimin e komisioneve të pranimit për një numër të madh pozitash të larta drejtuese. Neni 31 i Ligjit për Qeverinë ia ndalon shprehimisht Qeverisë në dorëheqje inicimin e procedurave të reja për emërime në pozita publike, kur kompetenca për emërim i takon asaj sipas ligjit. Themelimi i komisioneve të pranimit përbën fillimin e procedurave për përzgjedhjen e drejtuesve të institucioneve publike dhe, si i tillë, është në kundërshtim me këtë kufizim ligjor”, thuhet në reagim.

IKD thekson se përmes këtyre vendimeve, Qeveria në detyrë lë dyshimin se po tenton të ndikojë në përzgjedhjen e drejtuesve të Thesarit të Kosovës, Agjencisë Qendrore të Prokurimit, Agjencisë për Siguri Kibernetike, Agjencisë për Ndihmë Juridike Falas, Agjencisë për Administrimin e Pasurisë së Sekuestruar ose të Konfiskuar, si dhe të një vargu institucionesh të tjera të rëndësishme.

GLPS: Vendimmarrja e Qeverisë në detyrë është në kundërshtim me Kushtetutën dhe ligjin

“Këto nuk janë vende pune të zakonshme, por pozita nga të cilat administrohen financat publike, prokurimi, siguria, drejtësia dhe pasuria shtetërore. Kapja e procedurave sot mund të prodhojë kontroll institucional për vite të tëra.

Për këtë çështje tashmë ekziston një standard i qartë gjyqësor. Më 15 korrik 2025, Gjykata Supreme e shpalli të paligjshëm dhe e shfuqizoi Udhëzimin Administrativ të Ministrisë së Financave për pajisjet dhe sistemet fiskale. Një nga arsyet ishte se akti ishte nxjerrë nga një person që, pas certifikimit të rezultateve të zgjedhjeve, ushtronte njëkohësisht mandatin e deputetit dhe funksionin e ministrit në detyrë. Gjykata bëri të qartë se, pas certifikimit të rezultateve, deputeti nuk mund të vazhdojë ushtrimin e kompetencave ekzekutive. Ky standard është i zbatueshëm edhe në rrethanat aktuale dhe Qeveria nuk mund ta shpërfillë atë”, njofton IKD.

Sipas Institutit ligjshmëria e secilit vendim duhet të vlerësohet veçmas sipas natyrës, bazës ligjore dhe domosdoshmërisë së tij.

“Megjithatë, as mbështetja për një festival me rëndësi, as arsyetimi me interes publik dhe as emërtimi i një vendimi si administrativ nuk mund ta shërojnë mungesën e kompetencës së organit që vendos. Qëllimi i pretenduar si i mirë nuk e bën të ligjshëm një vendim të marrë nga persona që Kushtetuta dhe ligji i ndalojnë të ushtrojnë funksione ekzekutive.

IKD kërkon që Qeveria të ndërpresë menjëherë çdo vendimmarrje që tejkalon aktivitetet e domosdoshme dhe të planifikuara, të pezullojë zbatimin e vendimeve të 12 gushtit dhe t’i nënshtrojë ato një shqyrtimi të plotë juridik. Vendimet për komisionet e pranimit dhe çdo procedurë e re emërimi duhet të shfuqizohen pa vonesë.

Kosova nuk mund të qeveriset nga njerëz që duan të jenë njëkohësisht deputetë dhe ministra, ligjvënës dhe ekzekutues të ligjit. Heshtja përballë kësaj praktike do ta kthente shkeljen në rregull dhe përjashtimin në mënyrë qeverisjeje. Kushtetuta nuk është pengesë që pushteti mund ta anashkalojë, ajo është kufiri përtej të cilit ushtrimi i pushtetit humb legjitimitetin. Askush, as edhe një Qeveri në detyrë, nuk ka mandat të veprojë jashtë këtij kufiri”. /Telegrafi/

You Might Also Like

Rokas: Shpresoj që Von der Leyen do të jetë vendimtare për euro-integrimin e vendit
Zbulime të reja arkeologjike në Bostan të Novobërdës, gjurmë të një qendre të lashtë dardane
BE: I takon Kushtetueses ta gjykojë formimin e Qeverisë dhe të Kuvendit
Filipçe: Do ta rikthejmë pushtetin dhe qytetarët do të jetojnë më mirë
Rutte: KFOR-i është aty, pavarësisht ç’mund të ndodhë këtë javë në Kosovë

LEXO GJITHASHTU

Numri i lejeve të qëndrimit të lëshuara në Evropë arrin një nivel rekord
Numri i lejeve të qëndrimit të lëshuara në Evropë arrin një nivel rekord
Lajme
Kryhen fjalët përfundimtare në gjykimin ndaj Thaçit dhe tjerëve për pengim të drejtësisë, mbrojtja kërkon aktgjykim lirues
Kryhen fjalët përfundimtare në gjykimin ndaj Thaçit dhe tjerëve për pengim të drejtësisë, mbrojtja kërkon aktgjykim lirues
Lajme
Përfundojnë fjalët përfundimtare në gjykimin ndaj Thaçit dhe tjerëve për pengim të drejtësisë, mbrojtja kërkon aktgjykim lirues
Përfundojnë fjalët përfundimtare në gjykimin ndaj Thaçit dhe tjerëve për pengim të drejtësisë, mbrojtja kërkon aktgjykim lirues
Lajme
Përfundojnë fjalë përfundimtare në gjykimin ndaj Thaçit dhe tjerëve për pengim të drejtësisë, mbrojtja kërkon aktgjykim lirues
Përfundojnë fjalë përfundimtare në gjykimin ndaj Thaçit dhe tjerëve për pengim të drejtësisë, mbrojtja kërkon aktgjykim lirues
Lajme
BE: I dimë vendimet për konstituimin e Kuvendit dhe formimin e Qeverisë, i takon Kushtetueses t’i gjykojë
BE: I dimë vendimet për konstituimin e Kuvendit dhe formimin e Qeverisë, i takon Kushtetueses t’i gjykojë
Lajme

You Might Also Like

Mickoski: Në bazë të karburantit dizel, kursimi ditor i qytetarëve është më shumë se 250.000 euro
TOP Momenti

Mickoski: Në bazë të karburantit dizel, kursimi ditor i qytetarëve është më shumë se 250.000 euro

September 14, 2026
“Hero i Kosovës”, Reuters shkruan për Thaçin dhe vendimin që pritet në Hagë: Ngjarje tektonike
TOP Momenti

“Hero i Kosovës”, Reuters shkruan për Thaçin dhe vendimin që pritet në Hagë: Ngjarje tektonike

September 14, 2026
Caktohen lokacionet për projektet e Lojërave Mesdhetare “Prishtina 2030”
TOP Momenti

Caktohen lokacionet për projektet e Lojërave Mesdhetare “Prishtina 2030”

September 14, 2026
Profesori Ziberi: Rezultatet e PISA-s janë pasojë e punës sonë të përditshme
TOP Momenti

Profesori Ziberi: Rezultatet e PISA-s janë pasojë e punës sonë të përditshme

September 14, 2026

About US

Momenti - Sepse koha ka rëndësi
Kategorite
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Top Categories
  • Contact
  • Blog
  • Complaint
  • Advertise
©Momenti 2026. All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?