By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
MomentiMomentiMomenti
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Reading: Vrau gruan në Belgjikë dhe 2 vëllezër në Shqipëri, shqiptari arrestohet pas 30 vitesh
Share
MomentiMomenti
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Search
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Have an existing account? Sign In
Follow US
Vrau gruan në Belgjikë dhe 2 vëllezër në Shqipëri, shqiptari arrestohet pas 30 vitesh
Lajme

Vrau gruan në Belgjikë dhe 2 vëllezër në Shqipëri, shqiptari arrestohet pas 30 vitesh

Momenti
Published: May 17, 2026

Një shqiptar i dënuar për vrasje të trefishtë, të cilit iu dha azil dhe shtetësi në Mbretërinë e Bashkuar duke qenë në arrati, është arrestuar në SHBA.

Sokol Hoxha, 50 vjeç, u arratis për në Britani pasi vrau gruan e tij 19-vjeçare në vitin 1997 në Belgjikë si dhe dy vëllezër në Shqipëri në të njëjtin vit.

Your browser does not support the video tag.

Ai hyri në Britani duke përdorur një identitet të rremë, duke pretenduar se ishte refugjat kosovar, gjë që i lejoi të kërkonte azil dhe në fund shtetësi britanike.

Në 2020-ën autoritetet policore nisën një hetim që u shtri në dy kontinente dhe që rezultoi me arrestimin e Hoxhës në Kettering të Ohajos në SHBA.

Një zëdhënës i Shërbimit të Marshallëve të SHBA-së tha: “Arrestimi i Hoxhës shënoi kulmin e një hetimi 6-vjeçar për të arratisurin, të udhëhequr nga Interpol Washington në koordinim me partnerë të shumtë vendas dhe ndërkombëtarë të zbatimit të ligjit.

Gjatë hetimit, autoritetet zbuluan se Hoxha mori një identitet të rremë pasi u largua nga Belgjika dhe më pas mori shtetësinë në një vend tjetër evropian. Hoxha më vonë dyshohet se hyri në SHBA dhe mori statusin e qëndrimit të përhershëm të ligjshëm, ndërsa vazhdoi të fshihte identitetin e tij të vërtetë.”

Sipas gazetës “The Telegraph”, Mbretëria e Bashkuar i dha azil Hoxhës që përdorte identitetin e tij të rremë. Ai kishte udhëtuar në SHBA në vitin 2012, duke përdorur pseudonimin për ta mbajtur sekret identitetin e tij të vërtetë për 14 vjet të tjera.

Hoxha u dënua në mungesë me 25 vjet burg për vrasjen e dyfishtë të dy vëllezërve në Patos të Shqipërisë. Ai dyshohet se vrau edhe gruan e tij 19-vjeçare pasi ajo refuzoi kërkesat e tij që të bëhej prostitutë.

“The Telegraph” shkruan se ai nuk është i vetmi shqiptar që ka marrë një pasaportë britanike duke përdorur një emër të rremë. Avni Metra, i cili vrau dy vëllezër para se të vinte në Mbretërinë e Bashkuar, iu dha azil dhe më pas një pasaportë duke përdorur një emër të rremë pasi u shtir si refugjat lufte nga Kosova. Ai u dënua me 25 vjet burg në mungesë dhe përfundimisht u ekstradua në Shqipëri.

Arsim Murati, 46 vjeç, apeloi me sukses një përpjekje të Sekretarit të Brendshëm për t’i hequr shtetësinë, pasi ai deklaroi në mënyrë të rreme se ishte kosovar për të qëndruar në Mbretërinë e Bashkuar dhe nuk tregoi se kishte vuajtur një dënim të gjatë me burg për grabitje të armatosur në Shqipëri.

Arsimi Murati
Arsim Murati,

Afrim Sinani, i cili u dënua me 20 vjet burg për vrasje në Shqipëri, erdhi në Mbretërinë e Bashkuar në vitin 1998 duke kërkuar azil si refugjat nga Kosova nën emrin e rremë Afrim Pulaj. Pas një beteje të gjatë ligjore, ai u ekstradua në Shqipëri në vitin 2010.

Ilir Kumbaro, një ish-drejtor dege i shërbimit sekret shqiptar u dënua në mungesë me 15 vjet burg për rrëmbimin dhe torturimin e një biznesmeni. Edhe ai erdhi në Mbretërinë e Bashkuar duke përdorur një emër të rremë. Ai siguroi një pasaportë, por u zhduk ndërsa ishte në lirim me kusht për ekstradim dhe nuk është gjetur kurrë. ©LAPSI.al

The post Vrau gruan në Belgjikë dhe 2 vëllezër në Shqipëri, shqiptari arrestohet pas 30 vitesh appeared first on Gazeta Express.

You Might Also Like

Nëntë persona të lënduar nga aksidenti në Gjakovë, në vendngjarje policia, urgjenca e zjarrfikësit
Aksident në Korenicë të Gjakovës, dalin pamjet
Ish-deputeti serb letër Vuçiqit: Në hotelin e kushëririt tim që u rrënua ke fjetur, ai të besoi kur the “s’e dorëzojë Ujmanin”
​Familja në pritje të trupave të familjarëve që humbën jetën në aksidentin në Gjermani
Kriza në Ceuta, Spanja i jep Italisë dy ditë kohë për të hequr kontrollet kufitare ndaj udhëtarëve spanjollë

LEXO GJITHASHTU

I vuri zjarrin apartamentit për konkurrencë teksa brenda ndodheshin vëlla e motër, arrestohet 33-vjeçari në Vlorë
I vuri zjarrin apartamentit për konkurrencë teksa brenda ndodheshin vëlla e motër, arrestohet 33-vjeçari në Vlorë
TOP Momenti
Goditet një rast i tentim-kontrabandës në Qafë Prush, konfiskohen 504 produkte të padeklaruara
Goditet një rast i tentim-kontrabandës në Qafë Prush, konfiskohen 504 produkte të padeklaruara
TOP Momenti
Kallëzim penal ndaj një personi nga Koçani, i konfiskohen dy pushkë
Kallëzim penal ndaj një personi nga Koçani, i konfiskohen dy pushkë
TOP Momenti
Aksion për kultivimin e bimëve narkotike në Pukë, arrestohet një 55-vjeçar, procedohet kryeplaku i fshatit
Aksion për kultivimin e bimëve narkotike në Pukë, arrestohet një 55-vjeçar, procedohet kryeplaku i fshatit
Lajme
Jakshiq e quan tradhtar Vuçiqin
Jakshiq e quan tradhtar Vuçiqin
TOP Momenti

You Might Also Like

I akuzuari për vrasjen e shokut për borxh, në rigjykim për herë të tretë
Lajme

I akuzuari për vrasjen e shokut për borxh, në rigjykim për herë të tretë

August 7, 2026
Ramadani i bën thirrje VV-së të propozojë kryetarin e Kuvendit: Ndaleni sabotazhin ndaj shtetit
Lajme

Ramadani i bën thirrje VV-së të propozojë kryetarin e Kuvendit: Ndaleni sabotazhin ndaj shtetit

August 7, 2026
Policia spanjolle godet një nga rrjetet më të mëdha të kontrabandës së emigrantëve dhe drogës në Mesdhe
Lajme

Policia spanjolle godet një nga rrjetet më të mëdha të kontrabandës së emigrantëve dhe drogës në Mesdhe

August 7, 2026
Shqipëria ashpërsohen gjobat dhe masat për shkelësit në trafik
Lajme

Shqipëria ashpërsohen gjobat dhe masat për shkelësit në trafik

August 7, 2026

About US

Momenti - Sepse koha ka rëndësi
Kategorite
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Top Categories
  • Contact
  • Blog
  • Complaint
  • Advertise
©Momenti 2026. All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?