By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
MomentiMomentiMomenti
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Reading: Gjuha shqipe dhe lënda voluminoze si shqetësime, mbrojtja e Thaçit dhe tjerëve e bind pjesërisht Apelin në ‘betejën’ e parë
Share
MomentiMomenti
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Search
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Have an existing account? Sign In
Follow US
Gjuha shqipe dhe lënda voluminoze si shqetësime, mbrojtja e Thaçit dhe tjerëve e bind pjesërisht Apelin në ‘betejën’ e parë
Lajme

Gjuha shqipe dhe lënda voluminoze si shqetësime, mbrojtja e Thaçit dhe tjerëve e bind pjesërisht Apelin në ‘betejën’ e parë

Momenti
Published: September 30, 2026

Derisa në Kosovë të gjitha shpresat janë varur tek shkalla e Apelit për lirimin e 4 ish-krerëve të UÇK’së të dënuar nga shkalla e parë dhe teksa po paralajmërohet një strategji shtetërore për ballafaqim me Hagën, mbrojtja e katërshes Thaçi, Veseli, Krasniqi e Selimi tashmë ka zhvilluar betejën e parë të saj me panelin e Apelit të emëruar nga presidentja e Dhomave të Specializuara, Ekaterina Trëndafilova. Mbrojtja ka arritur të marrë vetëm 6 javë shtesë nga Apeli, ndonëse kishte kërkuar rreth 9, për procesin e përgatitjes së kundërshtimit të gjykimit të shkallës së parë, shkruan Gazeta Express.

Gjykata e Apelit të Dhomave të Specializuara të Kosovës ka vendosur që të aprovojë zgjatjen e afatit për përgatitje për ekipet mbrojtëse të Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Jakup Krasniqit e Rexhep Selimit. Ndonëse mbrojtja ka kërkuar një shtyrje deri më 15 dhjetor, Apeli s’është pajtuar se është e nevojshme një shtyrje e tillë, me arsyetimin se kapërce tre herë më shumë sesa që lejohet me Rregullore dhe ka caktuar datën 27 nëntor si afat, shkruan Gazeta Express.

Mbrojtja si arsye për zgjatjen e afatit ka përmendur faktin që dosja është jashtëzakonisht voluminoze dhe se duhet ta marrin të njëjtën edhe të përkthyer në gjuhën shqipe.

Apeli në vendim thekson se e pranon arsyetimin që lidhet me madhësinë e dosjes, duke konsideruar se dosja e rastit të Thaçit dhe të tjerëve është më e madhja që është lëshuar nga Dhomat e Specializuara me gjithsejtë 2 mijë e 89 faqe.

Ndërkohë që nuk e konsideron çështjen e mungesës së përkthimit në gjuhën shqipe si problematikë që pengon apelimin.

Por në vendim, Apeli thekston se duke njeh të drejtën e të akuzuarve për ta pasur aktgjykimin në gjuhën shqipe dhe urdhëruaon Regjistrin e Gjykatës Speciale që të raportojë brenda 10 ditëve për çështjen e përkthimit.

“Si rezultat, dhe ndërsa Paneli e njeh rëndësinë e të drejtës së të akuzuarit për ta marrë Aktgjykimin e Gjykimit në një gjuhë që ai/ajo e kupton, Paneli konsideron se drejtësia e procedurës në këtë fazë nuk do të ndikohet negativisht nga mungesa e përkthimit të Aktgjykimit të Gjykimit në gjuhën shqipe. Megjithatë, Paneli i Apelit e konsideron të përshtatshme që t’i udhëzojë Regjistrin që, brenda 10 ditëve nga dorëzimi i këtij Vendimi, t’i raportojë Panelit të Apelit lidhur me përkthimin e Aktgjykimit të Gjykimit në gjuhën shqipe. Regjistri duhet gjithashtu të japë datat e pritshme se kur do të jetë në dispozicion:

përkthimi paraprak, ende i pa rishikuar, dhe përkthimi zyrtar përfundimtar i Aktgjykimit.

Paneli gjithashtu thekson se çdo përparim lidhur me këtë çështje do të diskutohet më tej në konferencën para-apelit”, thuhet në vendimin e Apelit.

Për arsyet e paraqitura nga mbrojtja, paneli i Apelit ka vendosur që të zgjasë afatin deri më 27 nëntor dhe jo 15 dhjetor siç është kërkuar. Zyra e Prokurorit të Specializuar ndërkohë s’ka kundërshtuar kërkesën për zgjatje të afatit.

“Megjithatë, Paneli konsideron se zgjatja e kërkuar deri më 15 dhjetor 2026, e cila do ta trefishonte afatin e parashikuar në Rregulla, është joproporcionale në këtë rast. Edhe pse Paneli pranon se Aktgjykimi i Gjykimit është dukshëm më i gjatë se aktgjykimet në çështjet Mustafa dhe Shala, ai nuk konsideron se kjo e justifikon një “zgjatje proporcionalisht më të madhe” në rastin konkret.Po ashtu, megjithëse SPO ka të drejtë se në disa çështje komplekse me shumë të akuzuar, Gjykata Penale Ndërkombëtare për ish-Jugosllavinë ka dhënë zgjatje të ngjashme të afatit për paraqitjen e njoftimeve të apelit, ato vendime janë marrë duke u bazuar në rrethanat specifike të secilës çështje. Sipas Panelit, kjo nuk do të thotë automatikisht se duhet të jepet e njëjta zgjatje edhe në këtë rast. Në rrethanat e këtij rasti, Paneli vlerëson se një zgjatje prej gjashtë javësh është e përshtatshme.Prandaj, Paneli cakton 27 nëntorin 2026 si afatin për paraqitjen e çdo njoftimi apeli nga Mbrojtja dhe nga SPO.Paneli konsideron se kjo zgjatje nuk do të ndikojë në mënyrë të paarsyeshme në zhvillimin e shpejtë të përgjithshëm të procedurës.

Gjykata e Apelit poashtu ka kërkuar kujdes strikt gjatë procedurës së apelimit për shkak të madhësisë së lëndës.

“Paneli është i vetëdijshëm për numrin e të akuzuarve në këtë çështje dhe për numrin përkatës të mundshëm të apeleve që mund të zhvillohen paralelisht.Për të siguruar zhvillimin e rregullt dhe efikas të procedurave të apelit, Paneli i Apelit shfrytëzon këtë mundësi për t’u rikujtuar palëve dhe pjesëmarrësve kërkesat dhe procedurat që rregullojnë dorëzimin e parashtresave para Dhomës së Apelit.Në këtë drejtim, Paneli thekson se respektimi i këtyre kërkesave formale dhe udhëzimeve do të zbatohet në mënyrë strikte.Në përputhje me praktikën e tij gjyqësore, Paneli i Apelit do t’i marrë në shqyrtim parashtresat që nuk i përmbushin këto kërkesa të përcaktuara vetëm në rrethana të jashtëzakonshme, kur pala ka treguar arsye të mjaftueshme (“good cause”) për devijimin nga këto kërkesa, ose kur një gjë e tillë kërkohet nga interesat e drejtësisë”, thuhet në vendim.

Gjykata e Apelit në vendim ka sqaruar poashtu se aftësia e Panelit për të vlerësuar argumentet e një pale në proces varet nga paraqitja e çështjes nga pala në mënyrë të qartë, logjike dhe gjithëpërfshirëse.

“Paneli i Apelit nuk mund të pritet t’i shqyrtojë parashtresat e një pale nëse ato janë të paqarta, kontradiktore, të vagëta, të pambështetura me prova, ose nëse kanë mangësi të tjera formale dhe të dukshme.Pala që paraqet apel duhet të identifikojë qartë konstatimet e gjykatës që po kundërshton dhe t’i mbështesë argumentet e saj duke dhënë referenca të sakta në paragrafët përkatës të aktgjykimit të kundërshtuar ose në faqet e transkriptit ku gjendet dëshmia që po kundërshtohet, si dhe në jurisprudencën e cituar në mbështetje të argumentit.Për më tepër, kur një palë ose pjesëmarrës i referohet provave materiale ose burimeve të tjera, duhet të tregojë me saktësi datën, numrin e provës, numrin e faqes dhe numrin e paragrafit të dokumentit ose provës për të cilën bëhet fjalë.Çdo shkurtesë ose përcaktim që përdoret nga palët në parashtresat e tyre duhet të jetë i njëjtë dhe uniform gjatë gjithë dokumentit.Paneli i Apelit thekson se çdo bazë apeli që nuk i përmbush kërkesat formale të apelimit, dhe veçanërisht kur nuk jep arsyetim ose nuk përcakton një bazë të qartë për apel, mund të hidhet poshtë që në fillim (“in limine”)”, thuhet në vendim./GazetaExpress/

The post Gjuha shqipe dhe lënda voluminoze si shqetësime, mbrojtja e Thaçit dhe tjerëve e bind pjesërisht Apelin në ‘betejën’ e parë appeared first on Gazeta Express.

You Might Also Like

Shkollat në Turkmeni raportohet se iu bëjnë vajzave teste të virgjërisë për t’ua vlerësuar “pastërtinë morale”
ETC prej fillimit – 21 vite një histori bashkë!
“Forcimi i luftës kundër krimit të organizuar”, ambasada amerikane në Tiranë njofton për takimin e Ramës me Wendt
Due takon Gjuriqin e Petkoviqin në Beograd, në komunikatën e UNMIK’u figuron “OKiM”, shkurtesë për emërtimin serb “Kosovë e Metohi”
Kurti tha se Bekim Sejdiu është ende kandidat, Hoti: Ai është tërhequr, si mund të thirresh në marrëveshje

LEXO GJITHASHTU

Zbulohen 12 emigrantë të paligjshëm në terminalet doganore në Tetovë dhe në Shkup
Zbulohen 12 emigrantë të paligjshëm në terminalet doganore në Tetovë dhe në Shkup
TOP Momenti
Hoti pas deklaratave të Kurtit: Si mund të thirret në marrëveshje kur Bekim Sejdiu u tërhoq
Hoti pas deklaratave të Kurtit: Si mund të thirret në marrëveshje kur Bekim Sejdiu u tërhoq
TOP Momenti
Greiçevci me akuza ndaj ish-prokurorit Williamson: Më i dëmshëm se Dick Marty, gënjeu për trafikim organesh
Greiçevci me akuza ndaj ish-prokurorit Williamson: Më i dëmshëm se Dick Marty, gënjeu për trafikim organesh
TOP Momenti
Gjorgjievski: Mbi 80 mijë euro gjoba për mbeturinat në Shkup
Gjorgjievski: Mbi 80 mijë euro gjoba për mbeturinat në Shkup
TOP Momenti
“Liria Ka Emër” fton qytetarët në protestën e 1 tetorit, organizohet transport nga komunat
“Liria Ka Emër” fton qytetarët në protestën e 1 tetorit, organizohet transport nga komunat
TOP Momenti

You Might Also Like

Votimi i nënkryetarëve veç e veç “legal”, por Kushtetuesja hesht që votat nuk iu dhanë herën e parë Çitakut
Lajme

Votimi i nënkryetarëve veç e veç “legal”, por Kushtetuesja hesht që votat nuk iu dhanë herën e parë Çitakut

September 30, 2026
Gërvallës i kalon ligji për Byronë dhe pesë të tjerë në komision parlamentar: Punë kolosale
Lajme

Gërvallës i kalon ligji për Byronë dhe pesë të tjerë në komision parlamentar: Punë kolosale

September 30, 2026
E toleruan konstituimin e Kuvendit jashtë afatit, Kushtetuesja në aktgjykim: Respektimi i afatit është detyrim
Lajme

E toleruan konstituimin e Kuvendit jashtë afatit, Kushtetuesja në aktgjykim: Respektimi i afatit është detyrim

September 30, 2026
Gërvalla: Komisioni për Legjislacion miratoi Projektligjin për Byronë Shtetërore dhe pesë të tjerët, jam e bindur edhe për mbështetjen në Kuvend
Lajme

Gërvalla: Komisioni për Legjislacion miratoi Projektligjin për Byronë Shtetërore dhe pesë të tjerët, jam e bindur edhe për mbështetjen në Kuvend

September 30, 2026

About US

Momenti - Sepse koha ka rëndësi
Kategorite
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Top Categories
  • Contact
  • Blog
  • Complaint
  • Advertise
©Momenti 2026. All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?