Sot në Gjykatën Themelore të Ferizajt ka nisur seanca gjyqësore ndaj Leutrim Fejzës, i cili akuzohet për vrasjen mizore të Bekim Varit.
Në seancën e sotme pritet të dëshmojnë katër dëshmitarë, transmeton Klankosova.
Ndërsa në seancën fillestare, Fejza kishte mohuar vrasjen.
“Jo, nuk e kam vra”, kishte thënë ai para trupit gjykues më 28 tetor të vitit të kaluar.
Vrasja në fjalë e pati tronditur Kosovën në fillim të vitit 2025.
27-çjeçari Bekim Vari, nga Ferizaj, ishte raportuar si i zhdukur nga familjarët më 29 janar 2025.
Trupi i tij u gjet disa ditë më vonë (më 5 shkurt), në një zonë malore të fshatit Manastirc të Ferizajt.
The post Vrasja makabre e Bekim Varit në Ferizaj, del para gjykatës i akuzuari appeared first on Gazeta Express.



