By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
MomentiMomentiMomenti
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Reading: Votimi me postë për votuesit jashtë Kosovës, KQZ jep detajet rreth procesit
Share
MomentiMomenti
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Search
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Have an existing account? Sign In
Follow US
Votimi me postë për votuesit jashtë Kosovës, KQZ jep detajet rreth procesit
Lajme

Votimi me postë për votuesit jashtë Kosovës, KQZ jep detajet rreth procesit

Momenti
SHARE

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve njofton se nga sot ka filluar procesi i votimit jashtë Kosovës për shtetasit e Kosovës, të cilët janë regjistruar për të votuar përmes postës në zgjedhjet e parakohshme për Kuvendin e Kosovës.

Kjo periudhë 17-ditore (21 maj – 6 qershor 2026) do të vlejë vetëm për rreth 105 mijë shtetasit që kanë arritur të regjistrohen suksesshëm si votues jashtë Kosovës dhe të cilët kanë përzgjedhur të votojnë përmes postës.

“Pjesë e kësaj liste janë edhe shtetasit të cilët fillimisht ishin regjistruar për votim fizik në përfaqësi diplomatike, por për shkak se numri i votuesve në këto përfaqësi nuk ka arritur të kalojë mbi 50, të njëjtit kanë kaluar automatikisht në statusin e votuesve përmes postës dhe për këtë janë njoftuar nga KQZ”, thuhet në njoftim.

Në përputhje me detyrimet e përcaktuara në Rregulloren Zgjedhore Nr. 04/2025 për regjistrimin dhe votimin jashtë Kosovës, KQZ do të sigurohet që shtetasve të Kosovës të regjistruar për votim me postë t’ua dërgojë përmes postës pakon me fletëvotim.

Pako e cila do t’ju dërgohet votuesve të regjistruar, përmban:

Udhëzuesin për votim;

fletëvotimin;

zarfin e fshehtësisë; dhe

zarfin kthyes.

Detyrë e votuesit është që pakon ta dorëzojë në adresën e kutisë postare të KQZ-së në shtetin ku jeton votuesi i regjistruar.

Në ato shtete ku KQZ nuk ka hapur kuti postare, votuesi duhet të shënojë adresën e kutisë postare për votim përmes postës në shtetin më të afërt. Të gjitha detajet për procedurën e votimit, votuesit do t’i gjejnë në udhëzuesin për votim, i cili është i vendosur në pako.

Në çdo dërgesë postare, është vendosur nga një numër i veçantë gjurmimi dhe u është dërguar votuesve të regjistruar, të cilët mund të shohin vazhdimisht vendndodhjen e pakos së tyre me fletëvotim.

KQZ fton për vëmendje votuesit e regjistruar se çdo dërgesë postare duhet të jetë individuale. /Telegrafi/

You Might Also Like

MINT gjobit KEDS-in me 40 mijë euro për njehsorët elektrikë
U bë shkak për shuplakën e Brigitte ndaj Emmanuel Macron? Kush është Golshifteh Farahani, aktorja iraniane që komplimentoi presidenti francez
​Lansohet Platforma e Trajnimeve për Siguri Kibernetike
OBRM-PDUKM: LSDM dhe Filipçe nuk e kanë problem nëse bullgarët na quajnë “maqedonas të veriut” dhe na e mohojnë historinë
Behrami: Për plagosje në Prishtinë policia me veturë trafiku, për një rrahje Njësia Speciale e rrethon Skënderajn
Share This Article
Facebook Email Print

About US

We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.
Kategorite
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Top Categories
  • Contact
  • Blog
  • Complaint
  • Advertise

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

©Momenti 2026. All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?