By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
MomentiMomentiMomenti
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Reading: VLEN: Ne sjellim zgjidhje, ndërtojmë të ardhme të sigurt për të rinjtë
Share
MomentiMomenti
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Search
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Have an existing account? Sign In
Follow US
VLEN: Ne sjellim zgjidhje, ndërtojmë të ardhme të sigurt për të rinjtë
Lajme

VLEN: Ne sjellim zgjidhje, ndërtojmë të ardhme të sigurt për të rinjtë

Momenti
Published: May 19, 2026

Nga VLEN thonë se ata politikën e kuptojnë vetëm si përgjegjësi për të sjellë zgjidhje, jo si hapësirë për fjalë boshe dhe premtime pa fund.

“VLEN po dëshmon me vepra se politikën e kupton vetëm si përgjegjësi për të sjellë zgjidhje, jo si hapësirë për fjalë boshe dhe premtime pa fund. Misioni ynë është i qartë. T’i korrigjojmë në mënyrë institucionale padrejtësitë që për dekada janë grumbulluar si pasojë e zgjidhjeve gjysmake dhe pazareve politike të së kaluarës.

Your browser does not support the video tag.

Studentët dhe gjeneratat e reja janë pasuria jonë më e madhe. Detyra e tyre është të mësojnë, të përparojnë dhe ta ngrenë lirshëm zërin për të drejtat e tyre. Prandaj dërgojmë një porosi të qartë dhe të fuqishme për opinionin. Nuk guxojmë dhe nuk do të lejojmë që pas iniciativave të sinqerta studentore të fshihen politikanë të komprometuar dhe struktura të sëmura për pushtet, të cilët brenda natës u bënë “të shqetësuar” për të drejtat që vetë i shkelën dhe i injoruan për më shumë se dy dekada.

VLEN gjen zgjidhje për të gjitha problemet e pazgjidhura dhe të trashëguara. Këtë e kemi dëshmuar me vepra.Studentët protestuan kundër padrejtësive që burojnë pikërisht nga koha e BDI-së, kohë kur pesë ministra shqiptarë të Drejtësisë nuk lëvizën as gishtin për ta zgjidhur çështjen e gjuhës amtare. Ata që me vite ia ngushtuan frymën rinisë, sot nuk mund ta instrumentalizojnë të ardhmen e saj për ta shpëtuar kapitalin e tyre politik.

Ne nuk fshihemi nga problemet. Ne përballemi me to.Kërkesa e studentëve shqiptarë që provimi i jurisprudencës të jepet në gjuhën amtare po zgjidhet në rrugë institucionale. Në takimin e punës me kryeministrin është arritur marrëveshje konkrete që institucionet të gjejnë zgjidhje dhe tashmë po punohet në mënyrë aktive në këtë drejtim, në interes të qytetarëve.

Studentët kërkuan zgjidhje për provimin e jurisprudencës, por VLEN shkoi një hap më tej. Ne e pamë problemin në tërësi dhe tashmë po punojmë për zgjidhje ligjore që të gjitha provimet profesionale dhe licencat pasuniversitare për punë të jenë të qasshme për të rinjtë në gjuhën e tyre amtare. Qëllimi ynë është të ndërtojmë një sistem të drejtë dhe logjik. Ai që ka studiuar në shqip, të ketë të drejtë edhe licencën për punë ta marrë në shqip”, thonë nga VLEN./Telegrafi/

You Might Also Like

Oferta e Kurtit për Abdixhikut: Zv.kryeministrin dhe disa ministri, jemi të interesuar për bashkëqeverisje
Kurti: Jemi për president konsensual, por nëse vijmë tek presidenti partiak, parti për parti jemi vetë ne
Kurti i pyet gazetarët nëse “dikush prej juve i do zgjedhjet e reja”, përgjigjet vetë: Askush pra
Kurti thotë se për vazhdim të seancës vendos Avni Dehari: S’kam ndërmend ta takojë, kam shumë punë
Albin Kurti pas takimit me Abdixhikun: LDK po e kërkon presidentin, por nuk i ka 30 vota as për ta propozuar emrin

LEXO GJITHASHTU

Identifikohen mbetje mortore edhe në një lokacion tjetër të Zubin Potokut, Policia dhe Prokuroria Speciale japin detajet
Identifikohen mbetje mortore edhe në një lokacion tjetër të Zubin Potokut, Policia dhe Prokuroria Speciale japin detajet
TOP Momenti

Action for Mothers and Children zgjeron edukimin dhe mbështetjen për gjidhënien

A do të mbahet vazhdimi i seancës konstituive? Deklarohet Kurti
A do të mbahet vazhdimi i seancës konstituive? Deklarohet Kurti
TOP Momenti

You Might Also Like

Albin Kurti pas takimit me Abdixhikun: LDK po e kërkon presidnetin por nuk i ka 30 vota as për ta propozuar emrin
Lajme

Albin Kurti pas takimit me Abdixhikun: LDK po e kërkon presidnetin por nuk i ka 30 vota as për ta propozuar emrin

August 7, 2026
Negociatat me Abdixhikun për Presidentin, Kurti: Dallime drastike mes kërkesave të LDK’së dhe rezultatit zgjedhor
Lajme

Negociatat me Abdixhikun për Presidentin, Kurti: Dallime drastike mes kërkesave të LDK’së dhe rezultatit zgjedhor

August 7, 2026
Abdixhiku: I kërkova Kurtit ta konstituojë Kuvendin sonte, më pas i kemi edhe 25 ditë kohë nëse duam të gjejmë zgjidhje 
Lajme

Abdixhiku: I kërkova Kurtit ta konstituojë Kuvendin sonte, më pas i kemi edhe 25 ditë kohë nëse duam të gjejmë zgjidhje 

August 7, 2026
Seanca konstituive vazhdon sonte në mbrëmje vonë, s’dihet ende ora
Lajme

Seanca konstituive vazhdon sonte në mbrëmje vonë, s’dihet ende ora

August 7, 2026

About US

Momenti - Sepse koha ka rëndësi
Kategorite
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Top Categories
  • Contact
  • Blog
  • Complaint
  • Advertise
©Momenti 2026. All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?