By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
MomentiMomentiMomenti
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Reading: VLEN i reagon Bujar Osmanit: Gjuha shqipe figuron në tabelën kufitare në Tabanoc
Share
MomentiMomenti
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Search
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Have an existing account? Sign In
Follow US
VLEN i reagon Bujar Osmanit: Gjuha shqipe figuron në tabelën kufitare në Tabanoc
TOP Momenti

VLEN i reagon Bujar Osmanit: Gjuha shqipe figuron në tabelën kufitare në Tabanoc

Momenti
Published: August 6, 2026

Përmes një statusi në profilin e tij në Facebook, nënkryetari i BDI-së, Bujar Osmani shprehu shqetësim, duke pretenduar se në Tabanoc janë vendosur tabela shtetërore pa gjuhën shqipe.

Your browser does not support the video tag.

Osmani: Heqja e gjuhës shqipe nga tabela zyrtare në kufi është provokim i qëllimshëm

“Sot, pa fije shqetësimi, u vendosën tabela shtetërore pa gjuhën shqipe në Tabanoc. Ndoshta dikush mendon se po e shoh këtë si mundësi për opozitarizëm. Sinqerisht, sot nuk kam as vullnet e as dëshirë për politikë. Jam jashtëzakonisht i dëshpëruar dhe i shqetësuar. Sepse gjuha shqipe nuk është e një partie. Është e jona. Është ajo që na tregon se edhe ne i përkasim këtij shteti, se edhe ky shtet është i yni. Po ju drejtohem edhe juve që e keni mbështetur VLEN-in. Po ju drejtohem edhe miqve të mi maqedonas që po heshtin. Sot po hiqet prezenca jonë nga dyert e shtetit. A do ta normalizojmë këtë marrëzi?”, shkroi Osmani.

Pas këtij reagimi, ka ardhur kundërpërgjigjja e VLEN-it, i cili i hodhi poshtë pretendimet e Osmanit, duke i cilësuar ato si dezinformim, ata kanë publikuar foto dhe video se gjuha shqipe figuron në Tabelën në vendkalimin kufitar Tabanocë.

“Bujar Osmani sot ngriti alarm për ‘zhdukjen’ e gjuhës shqipe në Tabanoc. Ndërkohë, pamjet nga vendkalimi kufitar tregojnë të kundërtën. Gjuha shqipe është aty, e vendosur dhe e respektuar, ashtu siç duhet. Më pak dezinformim, më shumë fakte”, thuhet në reagimin e VLEN-it.

You Might Also Like

Pse BIA interesohet për “qarqet islamiste” në Kosovë?
Shkak i sherrit ngacmimi i një vajze, dy turq e larguan autorin me makinë – si arriti Policia të arrestoj të dyshuarin për vrasjen në Ksamil?
Abdixhiku: U pajtuam në parim për profilin e presidentit, LDK-ja nuk kërkon asgjë, vetëm stabilitet institucional
Kurti pas takimit: LDK-ja ka vullnet që vendi të bëhet me president pa shkuar në zgjedhje të reja
Moti në Shqipëri, kthjellët dhe alternime vranësirash

LEXO GJITHASHTU

Banorët pa autobusë: Nga sot, katër fshatra ndërpresin linjat drejt Prishtinës
Banorët pa autobusë: Nga sot, katër fshatra ndërpresin linjat drejt Prishtinës
Lajme
Gjermani: Gjithnjë e më shumë të rinj pa punë dhe pa zanat
Gjermani: Gjithnjë e më shumë të rinj pa punë dhe pa zanat
Lajme
“Miqtë e Amerikës” organizojnë aktivitet për 80-vjetorin e Bill Clintonit
“Miqtë e Amerikës” organizojnë aktivitet për 80-vjetorin e Bill Clintonit
Lajme
PDK-ja nuk tërhiqet: Për të pestën ditë bllokon hyrjen e Qeverisë, i bashkohen edhe prodhuesit
PDK-ja nuk tërhiqet: Për të pestën ditë bllokon hyrjen e Qeverisë, i bashkohen edhe prodhuesit
Lajme
Gjermania pritet të rizgjasë kontrollet kufitare
Gjermania pritet të rizgjasë kontrollet kufitare
Lajme

You Might Also Like

Sot mot me diell dhe pjesërisht vranët
TOP Momenti

Sot mot me diell dhe pjesërisht vranët

August 19, 2026
Rizvanolli për eksportin e thëngjillit: Tani po përfiton KEK-u dhe Kosova
TOP Momenti

Rizvanolli për eksportin e thëngjillit: Tani po përfiton KEK-u dhe Kosova

August 19, 2026
Legjenda braziliane e futbollit, Roberto Carlos konvertohet në mysliman
TOP Momenti

Legjenda braziliane e futbollit, Roberto Carlos konvertohet në mysliman

August 19, 2026
Blleki vjen me “Senzacion”
TOP Momenti

Blleki vjen me “Senzacion”

August 19, 2026

About US

Momenti - Sepse koha ka rëndësi
Kategorite
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Top Categories
  • Contact
  • Blog
  • Complaint
  • Advertise
©Momenti 2026. All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?