By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
MomentiMomentiMomenti
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Reading: Vetëvendosje rrit numrin e mandateve, shkon në 51 ulëse
Share
MomentiMomenti
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Search
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Have an existing account? Sign In
Follow US
Vetëvendosje rrit numrin e mandateve, shkon në 51 ulëse
TOP Momenti

Vetëvendosje rrit numrin e mandateve, shkon në 51 ulëse

Momenti
Published: June 14, 2026

Lëvizja Vetëvendosje ka shënuar rritje të numrit të ulëseve në Kuvendin e Kosovës, duke arritur në 51 mandate pas procesimit të një pjese të votave të ardhura me postë nga diaspora.

Sipas të dhënave të deritanishme, janë numëruar rreth 20 për qind e votave me postë, ku Vetëvendosje ka siguruar mbi 69 për qind të mbështetjes. Si rezultat, partia ka fituar edhe një mandat shtesë, duke kaluar nga 50 në 51 ulëse.

Në projektimin fillestar të bazuar në votat e numëruara brenda Kosovës, Vetëvendosje kishte siguruar 48 mandate. Me përfshirjen graduale të votave të diasporës, asaj i janë shtuar tri ulëse të reja.

Your browser does not support the video tag.

Mandati i fundit i fituar nga Vetëvendosje ka ndikuar në përbërjen e partive të tjera parlamentare. Këtë herë, ulësja është marrë nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, e cila nga tetë mandate ka zbritur në shtatë.

Ndërkohë, sipas rezultateve të përditësuara, Vetëvendosje kryeson me 44.6 për qind të votave në nivel vendi. Pas saj renditet Partia Demokratike e Kosovës me 20.5 për qind, ndërsa Lidhja Demokratike e Kosovës ka 17.26 për qind. Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës mbetet nën pragun prej 7 për qind të votave.

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka bërë të ditur se nga diaspora janë pranuar rreth 85 mijë zarfe me vota. Deri tani janë përpunuar të dhënat e afro 11 mijë votuesve, ndërsa procesi i numërimit po vazhdon.

source

You Might Also Like

“Vjeshtë në verë”: Reshje të dendura shiu dhe breshëri në Shqipëri
Ndërron jetë aktorja Bunny Levine
Analistët: Pasiviteti diplomatik po i krijon Serbisë hapësirë të lobojë kundër Kosovës
Zgjatet afati: Maturantët pak të interesuar për testim
​Të hënën në autostrada kufizim qarkullimi për kamionët me mbi 20 tonë

LEXO GJITHASHTU

Policia demanton mediumet në Serbi që pretenduan se zjarri në zonën e Bërnjakut u shkaktua nga Kosova
Lajme
Publikohen pamjet nga operacioni ku u arrestuan tre kosovarë në Shqipëri
Publikohen pamjet nga operacioni ku u arrestuan tre kosovarë në Shqipëri
Lajme
Pretendohet se Trainkos dërgoi vagonë për riparim në Serbi, këtto ishin reagimet e  deputetëve të ish-opozitës
Pretendohet se Trainkos dërgoi vagonë për riparim në Serbi, këtto ishin reagimet e deputetëve të ish-opozitës
Lajme
Ngërçi politik vazhdon, sinjalet për marrëveshje LVV-LDK po shtohen
Ngërçi politik vazhdon, sinjalet për marrëveshje LVV-LDK po shtohen
Lajme
Irani njofton zbulimin e një fushë të re gjigante nafte mes luftës energjetike
Irani njofton zbulimin e një fushë të re gjigante nafte mes luftës energjetike
Lajme

You Might Also Like

Dita e 85-të e protestës në Tiranë për Zvërnecin
TOP Momenti

Dita e 85-të e protestës në Tiranë për Zvërnecin

August 24, 2026
Joe dhe Shirley DioGuardi të hënën marrin shtetësinë e Kosovës
TOP Momenti

Joe dhe Shirley DioGuardi të hënën marrin shtetësinë e Kosovës

August 24, 2026
Gjilani triumfon ndaj Llapit
TOP Momenti

Gjilani triumfon ndaj Llapit

August 24, 2026
“Gjithë ditën kam pritur të vish” – ditëlindja më e dhimbshme e Selvijes pa Shpatin
TOP Momenti

“Gjithë ditën kam pritur të vish” – ditëlindja më e dhimbshme e Selvijes pa Shpatin

August 24, 2026

About US

Momenti - Sepse koha ka rëndësi
Kategorite
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Top Categories
  • Contact
  • Blog
  • Complaint
  • Advertise
©Momenti 2026. All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?