By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
MomentiMomentiMomenti
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Reading: Vendi rrezikon të shkojë edhe një herë në zgjedhje dhe të mbes pa president
Share
MomentiMomenti
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Search
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Have an existing account? Sign In
Follow US
Vendi rrezikon të shkojë edhe një herë në zgjedhje dhe të mbes pa president
TOP Momenti

Vendi rrezikon të shkojë edhe një herë në zgjedhje dhe të mbes pa president

Momenti
Published: May 17, 2026

Me 7 qershor, kosovarët edhe një herë do t’i drejtohen qendrave të votimit.

E kjo, për herë të pestë që nga 9 shkurti i vitit 2025.

Shkak për organizimin e zgjedhjeve të reja,  u bë mos-zgjedhja e presidentit të ri të vendit.

Por, as zgjedhjet e parakohshme parlamentare të qershorit, sipas analistëve politik, mund të mos e nxjerrin vendin nga kriza politike.

“Lëvizja Vetëvendosje do të ruaj pozicion komod ndaj partisë së dytë, tretë, ajo të jetë bartëse kryesore e formimit të institucioneve dhe vështirë që do të vijmë në atë situatë që pa Lëvizjen Vetëvendosje të mendohet votimi i presidentit. Duke marrë parasysh gjitha këto parametrat rreziku ekziston  rreziku që vendi pas këtyre zgjedhjeve të shkoj në zgjedhje të reja”, tha njohësi i çështjeve të politikës, Afrim Kasolli.

E njëjtë mendon edhe profesori universitar, Mazllum Baraliu,

“Ka mundësi të vazhdohet kriza dhe të thellohet kriza për arsye se qëllimet politike makiavalliste, po mbizotërojnë  siç po shohim  që kaq vite të kjo klasë politike dhe jo interesat e qytetarëve. Por varët nga rezultatet zgjedhjeve, nëse rezultatet e zgjedhjeve i japin leksion opozitës, kjo opozitë duhet ose të riorganizohet ose të falimentoj”, tha Baraliu.

Por sa kanë kohë partitë politike për zgjedhjen e presidentit të vendit?

“Në atë interval kohor prej gjashtë muajve do të duhej domosdoshmërish që të zgjidhet presidentin, por vendimi i fundit i gjykatës kushtetuese ka thënë dhe ka urdhëruar këtë klasë politike që brenda 60 ditëve ta zgjedh presidentin e njëjta dispozitë vlen edhe pas zgjedhjeve, duhet patjetër të brenda 60 ditëve të zgjidhet presidenti nëse jo shkojmë në zgjedhje të reja”.

Prandaj sipas njohësit të çështjeve politike, Afrim Kasollit, vendi rrezikon që të mbes edhe pa president.

“Duke marrë parasysh këtë neglizhencë,  këtë ngërç politik, duket që nëse nuk gjendet një zgjidhje imediate për temën e presidentit, duket që vendi mund të mbetet edhe pa president, pra pozita e presidentit të mbet vakante”.

Në muajin prill, Albulena Haxhiu mori detyrën si ushtruese e detyrës së presidentit, posti i cili nuk mund të ushtrohet më shumë se gjashtë muaj.

source

You Might Also Like

Zbulohen 12 emigrantë të paligjshëm në terminalet doganore në Tetovë dhe në Shkup
Hoti pas deklaratave të Kurtit: Si mund të thirret në marrëveshje kur Bekim Sejdiu u tërhoq
Greiçevci me akuza ndaj ish-prokurorit Williamson: Më i dëmshëm se Dick Marty, gënjeu për trafikim organesh
Gjorgjievski: Mbi 80 mijë euro gjoba për mbeturinat në Shkup
“Liria Ka Emër” fton qytetarët në protestën e 1 tetorit, organizohet transport nga komunat

LEXO GJITHASHTU

Shkollat në Turkmeni raportohet se iu bëjnë vajzave teste të virgjërisë për t’ua vlerësuar “pastërtinë morale”
Shkollat në Turkmeni raportohet se iu bëjnë vajzave teste të virgjërisë për t’ua vlerësuar “pastërtinë morale”
Lajme
ETC prej fillimit – 21 vite një histori bashkë!
ETC prej fillimit – 21 vite një histori bashkë!
Lajme
“Forcimi i luftës kundër krimit të organizuar”, ambasada amerikane në Tiranë njofton për takimin e Ramës me Wendt
“Forcimi i luftës kundër krimit të organizuar”, ambasada amerikane në Tiranë njofton për takimin e Ramës me Wendt
Lajme
Due takon Gjuriqin e Petkoviqin në Beograd, në komunikatën e UNMIK’u figuron “OKiM”, shkurtesë për emërtimin serb “Kosovë e Metohi”
Due takon Gjuriqin e Petkoviqin në Beograd, në komunikatën e UNMIK’u figuron “OKiM”, shkurtesë për emërtimin serb “Kosovë e Metohi”
Lajme
Gjuha shqipe dhe lënda voluminoze si shqetësime, mbrojtja e Thaçit dhe tjerëve e bind pjesërisht Apelin në ‘betejën’ e parë
Gjuha shqipe dhe lënda voluminoze si shqetësime, mbrojtja e Thaçit dhe tjerëve e bind pjesërisht Apelin në ‘betejën’ e parë
Lajme

You Might Also Like

Komisioni i jep dritën jeshile Byrosë dhe Reformës në Drejtësi, Gërvalla: Hap i rëndësishëm
TOP Momenti

Komisioni i jep dritën jeshile Byrosë dhe Reformës në Drejtësi, Gërvalla: Hap i rëndësishëm

September 30, 2026
Faza e Apelit për Thaçin dhe të tjerët, Picard caktohet kryetare e trupit gjykues
TOP Momenti

Faza e Apelit për Thaçin dhe të tjerët, Picard caktohet kryetare e trupit gjykues

September 30, 2026
E pranuan fajin, dënohen me burg tre të akuzuarit për falsifikim të lejeve për vozitje
TOP Momenti

E pranuan fajin, dënohen me burg tre të akuzuarit për falsifikim të lejeve për vozitje

September 30, 2026
Videoklipi i Don Xhonit çon në dorëheqjen e Drejtorit të Muzeut Historik të Krushevës, Miha Oxhaklieski
TOP Momenti

Videoklipi i Don Xhonit çon në dorëheqjen e Drejtorit të Muzeut Historik të Krushevës, Miha Oxhaklieski

September 30, 2026

About US

Momenti - Sepse koha ka rëndësi
Kategorite
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Top Categories
  • Contact
  • Blog
  • Complaint
  • Advertise
©Momenti 2026. All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?