Një person ishte plagosur gjatë ditës së djeshme në rrethana ende të paqarta në Graçanicë.
Sipas njoftimit të PK-së, viktima ishte dërguar në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës për trajtim mjekësorm raporton Zeri.info.
Policia në vendin e ngjarjes, ka gjetur dhe sekuestruar një pistoletë me tre fishekë, një gëzhojë dhe një telefon celular.
Rreth orës 19:00, viktima, i cili ishte duke marrë trajtim mjekësor, ka ndërruar jetë.
“Graçanicë 07.08.2026, 13:26. Është raportuar për një mashkull kosovar të lënduar , i cili është dërguar në QKUK për trajtim mjekësor. Në vendin e ngjarjes janë gjetur dhe sekuestruar një pistoletë me tre fishekë, një gëzhojë dhe një telefon celular. Rreth orës 19:00 viktima i cili ishte në trajtim mjekësor ka ndërruar jetë. Rasti duke u hetuar nga njësitë relevante policore”, thuhet në njofitmin e PK-së. /Zëri

