By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
MomentiMomentiMomenti
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Reading: Vdes Alush Gashi, ishte njëri nga themeluesit e LDK’së dhe këshilltar i Presidentit Rugova
Share
MomentiMomenti
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Search
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Have an existing account? Sign In
Follow US
Vdes Alush Gashi, ishte njëri nga themeluesit e LDK’së dhe këshilltar i Presidentit Rugova
Lajme

Vdes Alush Gashi, ishte njëri nga themeluesit e LDK’së dhe këshilltar i Presidentit Rugova

Momenti
Published: May 15, 2026

Ka vdekur Alush Gashi, ish-ministri i Shëndetësisë dhe njëherit ndër themeluesit e LDK. Njoftimi është bërë nga familjarët e tij nëpërmjet Facebook.

“Të dashur miq,

Your browser does not support the video tag.

Me dhimbje të thellë ju njoftojmë se ka ndërruar jetë më i dashuri ynë, Alush Gashi.

Familja, të afërmit dhe miqtë do ta kujtojnë gjithmonë me dashuri, respekt dhe mirënjohje për jetën, veprën dhe kujtimet që la pas.

Për detajet rreth ceremonisë do të njoftoheni me kohë.”, ka shkruar djali i tij Anil Gashi.

Gashi luajti një rol të rëndësishëm në luftën e shqiptarëve të Kosovës për vetëvendosje. Në vitin 1989, si dekan i Fakultetit të Mjekësisë në Universitetin e Prishtinës, ai u bë pjesë e themelimit të Lidhjes Demokratike të Kosovës. Ai ishte anëtar i LDK-së dhe mori pjesë në negociatat për të shmangur luftën. Ai gjithashtu shërbeu si këshilltar i lartë dhe bashkëpunëtor i ngushtë i Ibrahim Rugovës, dhe poashtu ishte sekretar për marrëdhëniet me jashtë i LDK. Edhe pas luftës në Kosovë ai ka qenë politikisht aktiv. Në zgjedhjet e vitit 2007, Gashi ishte ndër përfaqësuesit më të votuar në parlamentin e Kosovës. Gashi është nënshkrues i deklaratës së pavarësisë, dhe ndërmjet nëntorit 2007 dhe prillit 2010 ai mbajti postin si ministër i shëndetësisë.  Gashi ushtron profesionin e profesorit të anatomisë, dhe në vitin 2019 është zgjedhur anëtar i këshillit të përgjithshëm të LDK. Pas një pauze disavjeçare nga postet publike, në qershor të vitit 2020  Gashi u zgjodh këshilltar politik i kryeministrit politik z. Avdullah Hoti. Përvoja e gjatë e Gashit në politikë të jashtme e bën të konsiderohet si person me lidhje të forta ndërkombëtare e posaçërisht me SHBA-të.

Në shkurt të vitit 2021, me zgjedhjen e Lumir Abdixhikut si kryetar i LDK-së, Prof. Dr. Alush Gashi u rizgjedh edhe për një mandat si anëtar i Këshillit të Përgjithshëm të LDK-së. Ai është anëtari më i vjetër i Këshillit të Përgjithshëm të LDK-së, parti në të cilën ishte që nga dita e themelimit. Në qershor të vitit 2021, Prof. Dr. Gashi themeloi Institutin për Marrëdhënie me Jashtë (Institute of Foreign Relations), ku mban pozitën e kryesuesit të bordit. Instituti për Marrëdhënie me Jashtë është institucioni i parë i llojit të tillë, i cili si synim ka të nxisë një debat intensiv mbi politikën e jashtme të Kosovës. Gazeta Zëri njoftoi që në nëntor të vitit 2021, Prof. Dr. Gashi bëri lansimin e institutit duke mbajtur takimin e parë me diplomatë të Evropës Jug-Lindore ku shkëmbyen mendime se si Kosova mund të zhbllokojë anëtarësimin e saj në nivel shumëpalësh dhe njohje diplomatike.

The post Vdes Alush Gashi, ishte njëri nga themeluesit e LDK’së dhe këshilltar i Presidentit Rugova appeared first on Gazeta Express.

You Might Also Like

Tërmeti trondit Granadën historike të Spanjës, duke plagosur tre persona
Gjermania, kreu i kompanisë që furnizon Ukrainën me dronë denoncon komplotin rus për vrasje: Jeta ime private ka pushuar së ekzistuari!
Rrahje dhe goditje me thikë, si u vra turisti portugez në Ksamil – 11 të arrestuar, dy të dyshuar si ekzekutorë
Zemaj: Një president me vlera, kontribute e merita nuk do ta “lejonte” një Albin që po e mban vendin pa institucione
Pasagjeri nxori gjysmën e trupit nga vetura, shoferi gjobitet me 150 euro

LEXO GJITHASHTU

Rizvanolli për eksportin e thëngjillit: Tani po përfiton KEK-u dhe Kosova
Rizvanolli për eksportin e thëngjillit: Tani po përfiton KEK-u dhe Kosova
TOP Momenti
Legjenda braziliane e futbollit, Roberto Carlos konvertohet në mysliman
Legjenda braziliane e futbollit, Roberto Carlos konvertohet në mysliman
TOP Momenti
Blleki vjen me “Senzacion”
Blleki vjen me “Senzacion”
TOP Momenti
Përmirësohet situata, katër vatra aktive të zjarrit në Shqipëri
Përmirësohet situata, katër vatra aktive të zjarrit në Shqipëri
TOP Momenti
Vedat Muriqi zhvillon 82 minuta, Fenerbahçe luan baras me Lyonin
Vedat Muriqi zhvillon 82 minuta, Fenerbahçe luan baras me Lyonin
TOP Momenti

You Might Also Like

“Sabriu e ka vulën – Kur e ngoj Rifat Berishen, bash loçken e zemrës ma knaq – Na e kemi akademi folklorin…”, Sinan Vllasaliu në “Pressing One”
Lajme

“Sabriu e ka vulën – Kur e ngoj Rifat Berishen, bash loçken e zemrës ma knaq – Na e kemi akademi folklorin…”, Sinan Vllasaliu në “Pressing One”

August 18, 2026
“Babi pse brengosesh” – U kanë ni njeri qe e ngrehke fmija me ja ble ni kukull, me siguri s’ka pasë pare”, Vllasaliu flet për këngën e tij të preferuar
Lajme

“Babi pse brengosesh” – U kanë ni njeri qe e ngrehke fmija me ja ble ni kukull, me siguri s’ka pasë pare”, Vllasaliu flet për këngën e tij të preferuar

August 18, 2026
Kërçeli për takimin Kurti-Abdixhiku: Uroj të dalë një zgjidhje për presidentin
Lajme

Kërçeli për takimin Kurti-Abdixhiku: Uroj të dalë një zgjidhje për presidentin

August 18, 2026
Fetoshi: Serbia po kalkulon krizat në Kosovë për qëllime destabilizuese
Lajme

Fetoshi: Serbia po kalkulon krizat në Kosovë për qëllime destabilizuese

August 18, 2026

About US

Momenti - Sepse koha ka rëndësi
Kategorite
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Top Categories
  • Contact
  • Blog
  • Complaint
  • Advertise
©Momenti 2026. All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?