Një 19-vjeçar ka humbur jetën në një aksident trafiku që ka ndodhur gjatë natës në fshatin Lutogllavë të Prizrenit.
Aksidenti ka ndodhur rreth orës 01:05 në magjistralen Suharekë–Prizren, ndërsa Policia është njoftuar për rastin rreth orës 01:27.
Sipas të dhënave fillestare të Policisë, dyshohet se drejtuesi i automjetit nuk e ka përshtatur shpejtësinë me kushtet e rrugës, e cila ishte e lagësht si pasojë e reshjeve të shiut. Për pasojë, ai ka humbur kontrollin mbi automjetin dhe ka dalë jashtë rrugës.
Si pasojë e aksidentit, pasagjeri 19-vjeçar, nga fshati Piran i Prizrenit, ka ndërruar jetë, ndërsa drejtuesi i automjetit është ndaluar për 48 orë.
Rastin e ka konfirmuar për tëvë1.info zëdhënësi i Policisë për Rajonin e Prizrenit, Shaqir Bytyçi.
“Me urdhër të prokurorit, trupi i pajetë është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore, ndërsa drejtuesi i automjetit është ndaluar për 48 orë. Policia dhe Prokuroria po vazhdojnë hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit”, ka deklaruar Bytyçi./teve1.info/

