By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
MomentiMomentiMomenti
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Reading: Ukaj: Kosova përditë po bëhet më e vogël e më e zbehtë në hartën e botës
Share
MomentiMomenti
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Search
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Have an existing account? Sign In
Follow US
Ukaj: Kosova përditë po bëhet më e vogël e më e zbehtë në hartën e botës
Lajme

Ukaj: Kosova përditë po bëhet më e vogël e më e zbehtë në hartën e botës

Momenti
Published: May 18, 2026

Shkruan Ndue Ukaj

Kosova është vendi më i varfër në Europë, jo pse këtë e thotë një organizatë ndërkombëtare, por pse këtë realitet e pasqyron fizionomia e shkretë e vendit tonë, e të cilin realitet, secili vrojtues i kujdesshëm e vëren, duke ia filluar prej gjuhën skajshmërisht të varfër, deri te imazhet e shkreta, që tregojnë fytyrën përditë e më të zbehtë të shtetit tonë.

Një shtet i vogël, si Kosova, dikur, jo shumë vite larg kësaj kohe, u bë i madh në hartën e botës, sepse në krye të saj kishe mendje që i zgjeronin limitet e gjuhës, mendje që kishin ide të mëdha e ideale sublime, për lirinë, demokracinë e paqen, pra kishte njerëz të vërtetë, që besonin te mira dhe zgjoheshin përditë me dëshira solidare për të bërë diçka më mirë për vendin.

Kosova viteve të fundit është zvogëluar dhe përditë e më shumë bëhet më e vogël në hartën e botës, përditë e më shumë duket më e zbehët, me e vetmuar, sepse në krye të saj ka ide të vogla, të cekëta e izoluese.

Në kryeqytetin e saj, nuk ka një mur si ai i Berlinit, por ka mure të urrejtjes e të përçarjes, që kanë instaluar mendësinë e një luftë të secilit kundër secilit. Duke menduar për këtë gjendje të mjerë, shpesh më kujtohet Ernest Koliqi, një prej mendjeve më të bukura shqiptare dhe që ka bërë për arsimin e këtij vendi më shumë se secili ministër në historinë tonë, që thoshte se “pesë shekuj të një dominimi të errët dhe përçarës kishin mbjellun në shpirtin e kombit shqiptar farën e tradhtisë që e brente dhe e shkatërronte ndjenjën mbi origjinën e përbashkët, përkatësisht vëllazërimin.”

Ndërkohë që varfëria bërtet e ulërin mes nesh, muret e përçarjes rriten, vendi ynë izolohet, përballë kësaj gjendje, ka një qeveri që kukuris e flet për mrekulli ekonomike e një udhëheqës sharlatan, që armiqësitë e përçarjet i ka aleancat kryesore të mbijetesës politike.

Dhe tragjikja nuk është varfëria në vetvete. Tragjizmi i vërtet lidhet me faktin se vendi më i varfër në Europë, në krye ka një njeriun që përrallis kudo për zhvillim ekonomike, citon filozofë e shkolla ekonomike, nëpër forume ndërkombëtare, duke u munduar ta mbulojë diellin me shoshë, siç kanë bërë përherë në histori pushtet e këqija, të cilat armë kryesore të mbijetesës e kanë propagandën shtetërore, gjë të cilën e bëjnë me afsh. Soji i këtyre pushteteve, dihet, kur bien, prapa lënë shumë shkretim të jetës dhe tonelata probleme për breznitë e reja.

E për fatin e zi të këtij vendi, gjuha e varfër politike e ka ngulë flamurin e triumfit në secilën fushë të jetës sonë, duke e sakatosur një shoqëri me probleme të mëdha e të trashëguara, një shoqëri që ende i vuan pasojat e aksidenteve të tmerrshme që ka pësuar në histori.

Një gjuhë kaq e mjerë politike, me limite të tmerrshme, në të vërtetë do ta shkaërronte secilin vend të zhvilluar jo ma një shoqëri të vobektë si kjo e jona, që pasi një fazë ripërtëritje e vrulli, pas lirisë e pavarësisë, sot gjendet në një lloj paralize totale.

Pra, varfëria mendore lulëzon mes nesh dhe ky është krye problemi i vendiet tonë. Pa u vetëdijesuar për këtë, nuk ka sesi ndezët mes nesh drita e zhvillimit. Dhe dritën e zhvillimit nuk mund ta ndezin njerëzit që besojnë në errësirë e ne ide të errëta.

Varfëria mendore peshon aq shumë mes nesh sa shpesh më duket sikur jemi në ato kohët e krijimit të një ideje për lirinë mes shqiptarëve, diku në fillim të shekullit të kaluar, kur shkruante Faik Konica e plot mendje si ai për mjerimin shqiptar dhe nevojën për t’i mësuar njerëzit me abc-në kulturore, për lirinë, shtetin e zhvillimin.

Pra, në vendin tonë sundon ashpër pushteti i padijes dhe krahas tij është zhvilluar pushteti i gënjeshtrave, kurse tema më serioze e një shoqërie, shteti dhe politika janë në duar të njerëzve që mezi mund të bëjnë një përkufizim fillorist për këto dy fusha.

The post Ukaj: Kosova përditë po bëhet më e vogël e më e zbehtë në hartën e botës appeared first on Gazeta Express.

You Might Also Like

Shkollat në Turkmeni raportohet se iu bëjnë vajzave teste të virgjërisë për t’ua vlerësuar “pastërtinë morale”
ETC prej fillimit – 21 vite një histori bashkë!
“Forcimi i luftës kundër krimit të organizuar”, ambasada amerikane në Tiranë njofton për takimin e Ramës me Wendt
Due takon Gjuriqin e Petkoviqin në Beograd, në komunikatën e UNMIK’u figuron “OKiM”, shkurtesë për emërtimin serb “Kosovë e Metohi”
Gjuha shqipe dhe lënda voluminoze si shqetësime, mbrojtja e Thaçit dhe tjerëve e bind pjesërisht Apelin në ‘betejën’ e parë

LEXO GJITHASHTU

Zbulohen 12 emigrantë të paligjshëm në terminalet doganore në Tetovë dhe në Shkup
Zbulohen 12 emigrantë të paligjshëm në terminalet doganore në Tetovë dhe në Shkup
TOP Momenti
Hoti pas deklaratave të Kurtit: Si mund të thirret në marrëveshje kur Bekim Sejdiu u tërhoq
Hoti pas deklaratave të Kurtit: Si mund të thirret në marrëveshje kur Bekim Sejdiu u tërhoq
TOP Momenti
Kurti tha se Bekim Sejdiu është ende kandidat, Hoti: Ai është tërhequr, si mund të thirresh në marrëveshje
Kurti tha se Bekim Sejdiu është ende kandidat, Hoti: Ai është tërhequr, si mund të thirresh në marrëveshje
Lajme
Greiçevci me akuza ndaj ish-prokurorit Williamson: Më i dëmshëm se Dick Marty, gënjeu për trafikim organesh
Greiçevci me akuza ndaj ish-prokurorit Williamson: Më i dëmshëm se Dick Marty, gënjeu për trafikim organesh
TOP Momenti
Gjorgjievski: Mbi 80 mijë euro gjoba për mbeturinat në Shkup
Gjorgjievski: Mbi 80 mijë euro gjoba për mbeturinat në Shkup
TOP Momenti

You Might Also Like

Votimi i nënkryetarëve veç e veç “legal”, por Kushtetuesja hesht që votat nuk iu dhanë herën e parë Çitakut
Lajme

Votimi i nënkryetarëve veç e veç “legal”, por Kushtetuesja hesht që votat nuk iu dhanë herën e parë Çitakut

September 30, 2026
Gërvallës i kalon ligji për Byronë dhe pesë të tjerë në komision parlamentar: Punë kolosale
Lajme

Gërvallës i kalon ligji për Byronë dhe pesë të tjerë në komision parlamentar: Punë kolosale

September 30, 2026
E toleruan konstituimin e Kuvendit jashtë afatit, Kushtetuesja në aktgjykim: Respektimi i afatit është detyrim
Lajme

E toleruan konstituimin e Kuvendit jashtë afatit, Kushtetuesja në aktgjykim: Respektimi i afatit është detyrim

September 30, 2026
Gërvalla: Komisioni për Legjislacion miratoi Projektligjin për Byronë Shtetërore dhe pesë të tjerët, jam e bindur edhe për mbështetjen në Kuvend
Lajme

Gërvalla: Komisioni për Legjislacion miratoi Projektligjin për Byronë Shtetërore dhe pesë të tjerët, jam e bindur edhe për mbështetjen në Kuvend

September 30, 2026

About US

Momenti - Sepse koha ka rëndësi
Kategorite
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Top Categories
  • Contact
  • Blog
  • Complaint
  • Advertise
©Momenti 2026. All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?