By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
MomentiMomentiMomenti
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Reading: Uashingtoni braktis Edi Ramën
Share
MomentiMomenti
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Search
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Have an existing account? Sign In
Follow US
Uashingtoni braktis Edi Ramën
TOP Momenti

Uashingtoni braktis Edi Ramën

Momenti
Published: June 12, 2026

Edhe po të dhjetëfishohet numri i protestuesve, Edi Rama kurrë nuk do të largohej vetë. Asnjë autokrat s’ka bërë largim nga pushteti me vullnetin e tij. As Erdogani, që pati kundër vetes, përveç popullit, edhe ushtrinë plus drejtësinë.

Duhet një deus ex machina që të bjerë një regjim antipopullor. Kjo po i vjen në ndihmë Shqipërisë: Amerika. Agamemnoni: “Kush jeton me forcën e shpatës, nga shpata vdes.”

Your browser does not support the video tag.

Në pamundësinë që një autokrat të vetëlargohet, dy rrugë mbeten teorikisht dhe praktikisht: dhuna nga brenda, siç është shembulli i revolucionit të Majdanit në Ukrainë më 2014, apo shkulja nga jashtë, siç është shembulli i Maduros. Avantazhi i këtij opsioni është se kursehen trazira të panevojshme dhe jetë të pafajshme njerëzish.

Shqipëria drejt këtij skenari të dytë po ecën, ku në vend të helikopterit, ShBA-ja po çon SPAK-un. Ja konteksti. Donald Trump s’mund të ndihet aspak i kënaqur që, për shkak të një diktatoruci-amator si Edi Rama, e bija Ivanka dhe dhëndri Jared të bëhen meme në mbarë planetin.

Kjo është e tmerrshme edhe për një baba “të thjeshtë”, e aq më shumë kur bëhet fjalë për “babanë” më të fuqishëm në botë, i cili sot gjendet krejt i pafuqishëm të ndalojë lumenjtë e baltës dhe talljeve planetare që po pëson e bija.

A s’ishte vetë Edi Rama që justifikonte mos vajtjen në Davos para disa muajsh sepse, sipas tij, Donald Trumpi i kishte besuar të bijën ta priste dhe ta shëtiste në Rivierën shqiptare?

Një mision tepër të rëndë mori mbi supe sulltani i vogël i Shqipërisë ndaj “Zotit të botës”. Zemërimi i këtij të fundit sot ndaj Edi Ramës është në shkallën e poshtërimit botëror që po pëson familja Trump për shkak të menaxhimit katastrofik të dosjes Sazan-Zvernec nga sulltanuci i vogël shqiptar.

Si mund të imagjinohet qoftë edhe për një sekondë që Trumpi është i aftë të ndërhyjë te drejtësia izraelite për një mik si Bibi, apo te drejtësia braziliane për një tjetër mik si Bolsonaro, dhe presidenti amerikan të mos lëvizte gishtin e vogël për të larë poshtërimin që i bëhet familjes së tij?

Vazhdimi është një skenar për filma vizatimorë. SPAK-u, i cili flinte pas 12 marsit dhe nuk denjonte t’i rikthehej Kuvendit për arrestimin e Ballukut, megjithë dosjen kala që kishte, si me magji zgjohet nga gjumi letargjik në valën e protestave në Tiranë.

Po të njëjtën ditë, si me magji, dosja Berisha, që flinte në Uashington edhe pas rikthimit të Trumpit në janar 2025 në Shtëpinë e Bardhë, ç’bllokohet. Pa pritur e pa kuptuar, Berisha shfajësohet nga të gjitha akuzat e ish-administratës Biden dhe përgatitet për vizitë në ShBA në momentin kur vetë Uashingtoni ka kohë të merret me bllokimin e vizës së njërit prej arbitrave më mediatikë në këtë moment në planet. Berisha edhe më i rëndësishëm se Kupa e Botës për amerikanët!

Etapa e ardhshme: SPAK-u do ta heqë me butësinë që e karakterizon kur merr urdhra, Edi Ramën nga “priza” e pushtetit dhe kolltuku i kryeministrit.

Administrata Trump do t’ia lehtësojë në maksimum detyrën duke e shpallur kryeministrin e Shqipërisë persona non grata, ashtu siç ishte e mundur ligjërisht për ish-administratën Biden të shpallte ish-kryeministrin në fuqi të Bosnjë-Hercegovinës, Fadil Novaliq.

Rruga i hapet qeverisë së re të përkohshme shqiptare, socialiste ose teknike, për zgjedhje të reja. Në funksion të kapacitetit të vetorganizimit të protestës, amerikanët ose do të presin që të hyjë në zgjedhje edhe partia e re e “Bulevardit”, ose do të inkurajojnë mbajtjen e zgjedhjeve sa më shpejt, pa pritur kur të bëhet gati “Bulevardi”.

Ideja, sigurisht, do të jetë që forca e re që do të udhëheqë Shqipërinë të jetë katërcipërisht proamerikane.

Kjo garanci ekziston sot me Partinë Demokratike, ka ende pikëpyetje me Partinë Socialiste pas gafave të Ramës me familjen Trump dhe ka shumë pasiguri me “Bulevardin” se çfarë force politike mund të dalë prej tij: proamerikane, proeuropiane apo asnjanëse, sepse termi “properëndimor” s’do të thotë gjë të madhe në këtë moment divorci BE–ShBA.

Konkluzioni: Edi Rama, i cili me fuqinë e Amerikës mbijetoi në pushtet, po nga fuqia e Amerikës do të vdesë politikisht dhe penalisht në derën dalëse të pushtetit.

Nëse ky skenar realizohet, ai po realizohet vetëm falë forcës homerike të Bulevardit që zgjoi nga gjumi edhe Ciklopin përtej Atlantikut. Europës do t’i mbeten vetëm sytë për të qarë sesi, me aq dritëshkurtësi, i dha notën 10 autokratit Rama më 26 maj, duke i votuar “Ibarin”

Por, ky nuk është i vetmi gabim i Europës, e cila ka ende shumë për të mësuar nga Daj Sami …

You Might Also Like

Ngërçi politik vazhdon, por sinjalet për marrëveshje LVV-LDK po shtohen
Ethet e Nilit Perëndimor, AUV: Do të testohen shpendët e ngordhur
Nga Fehim Sali te Jelena Gjukanoviq: Si po goditën rrjetet e dyshuara të spiunazhit në Kosovë
Lija e deleve shkakton dëme të mëdha materiale tek blegtorët në Maqedoni
Plagosen me armë dy persona në Haraçinë

LEXO GJITHASHTU

Mero Baze: 36 vite pas diktaturës, Shqipëria ndryshoi, por politika vazhdon të funksionojë me të njëjtën logjikë
Mero Baze: 36 vite pas diktaturës, Shqipëria ndryshoi, por politika vazhdon të funksionojë me të njëjtën logjikë
Lajme
Janina Ymeri: Kurti u përfshi në politikë “nga inati, jo nga zelli për punë”
Janina Ymeri: Kurti u përfshi në politikë “nga inati, jo nga zelli për punë”
Lajme
Republika Demokratike e Kongos dhe rebelët e M23 bien dakord për planin e bisedimeve të paqes
Republika Demokratike e Kongos dhe rebelët e M23 bien dakord për planin e bisedimeve të paqes
Lajme
Vdekjet në vendin e punës, sindikalistët e KEK-ut nesër mbajnë mbledhje urgjente
Vdekjet në vendin e punës, sindikalistët e KEK-ut nesër mbajnë mbledhje urgjente
Lajme
Rreth 42 mijë shtetas të Kosovës kanë hyrë në Shqipëri gjatë dy ditëve të fundjavës
Rreth 42 mijë shtetas të Kosovës kanë hyrë në Shqipëri gjatë dy ditëve të fundjavës
Lajme

You Might Also Like

PDK sërish i dërgon letër Deharit, kërkon vazhdimin e seancës konstituive
TOP Momenti

PDK sërish i dërgon letër Deharit, kërkon vazhdimin e seancës konstituive

August 23, 2026
Mbi 41 mijë qytetarë të Kosovë hyjnë në Shqipëri gjatë fundjavës
TOP Momenti

Mbi 41 mijë qytetarë të Kosovë hyjnë në Shqipëri gjatë fundjavës

August 23, 2026
Plazhet në Strugë prej 10 vitesh pa koncesion
TOP Momenti

Plazhet në Strugë prej 10 vitesh pa koncesion

August 23, 2026
Kërcet arma në Dukagjin të Shkodrës, dyshohet për 2 viktima
TOP Momenti

Kërcet arma në Dukagjin të Shkodrës, dyshohet për 2 viktima

August 23, 2026

About US

Momenti - Sepse koha ka rëndësi
Kategorite
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Top Categories
  • Contact
  • Blog
  • Complaint
  • Advertise
©Momenti 2026. All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?