Këtë të martë, familjarë, miq dhe qytetarë i dhanë lamtumirën e fundit tre mërgimtarëve nga Vushtrria, të cilët humbën jetën tragjikisht në një aksident në Shkup.
Në banesën e fundit u përcollën Ejup Tërnava, Xheneta Tërnava dhe Fatmire Shabani. Ceremonia e varrimit u mbajt në varrezat e fshatit Studime, në komunën e Vushtrrisë.
Tre mërgimtarët humbën jetën në aksidentin e rëndë rrugor në Maqedoninë e Veriut, teksa po vinin nga Aeroporti i Shkupit drejt Kosovës.

