Pas një vere të ngarkuar në arenën evropiane, Drita vazhdon betejën për një tjetër paraqitje të suksesshme në garat e UEFA-s. Kampioni i Kosovës sonte nis sfidën në raundin e dytë kualifikues të Conference League, ku përballë do të ketë skuadrën malteze, FC Floriana.
Përballja e parë mes dy skuadrave zhvillohet në “Centenary Stadium” në Ta’ Qali, në Maltë, me fillim nga ora 19:30, ndërsa gjilanasit synojnë të marrin një rezultat pozitiv para ndeshjes së kthimit.
Drita ka krijuar tashmë një histori të rëndësishme në garat evropiane, duke qenë një nga klubet kosovare me më shumë përvojë në skenën ndërkombëtare. Ekipi gjilanas ka zhvilluar disa paraqitje të paharrueshme në vitet e fundit në kompeticionet e UEFA-s, duke kaluar raunde dhe duke sfiduar kundërshtarë nga vende të ndryshme evropiane.
Edhe këtë edicion, Drita e nisi rrugëtimin evropian me ambicie të mëdha. Pas eliminimit në raundin e parë kualifikues të Ligës së Kampionëve nga Kauno ëalgiris, kampioni kosovar vazhdoi garën në Conference League, ku kërkon të shfrytëzojë përvojën e fituar ndër vite dhe të avancojë sa më larg në këtë kompeticion.
Përballë Florianas, Drita do të kërkojë një tjetër rezultat që do ta mbajë gjallë ëndrrën evropiane dhe do t’i japë avantazh para duelit të kthimit.

