By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
MomentiMomentiMomenti
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Reading: ​“Turp i madh të flitet në emër të UÇK-së për përfitime politike”, reagon ministri i Mbrojtjes i Shqipërisë
Share
MomentiMomenti
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Search
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Have an existing account? Sign In
Follow US
​“Turp i madh të flitet në emër të UÇK-së për përfitime politike”, reagon ministri i Mbrojtjes i Shqipërisë
TOP Momenti

​“Turp i madh të flitet në emër të UÇK-së për përfitime politike”, reagon ministri i Mbrojtjes i Shqipërisë

Momenti
Published: June 23, 2026

Ministri i Mbrojtjes i Shqipërisë, Ermal Nufi, duke rishpërndarë postimin e kryeministrit Edi Rama për Dritan Goxhajt, i cili në protestën në Tiranë lexoi disa kërkesa, tha se është turp të hidhet baltë mbi gjakun dhe flamurin e UÇK’së.

“Sa e lehtë është të mbështesësh luftën nga divani dhe të refuzosh të shkosh me shokët në fushëbetejë, njëjtë si sot të marrësh “pëlqime” nga sheshi i një proteste, e cila nuk dihet nga ata që e përkrahin as se kush e drejton apo çfarë realisht kërkon të arrijë! Nuk ka turp më të madh se sa të hidhet baltë mbi gjakun dhe flamurin e UÇK-së – luftës më të lavdishme të popullit shqiptar për liri në trojet e veta duke e lidhur atë me sharlatanë që guxojnë të flasin në emër të heronjve të vërtetë”, shkroi ai në reagim.

Nufi tha se “komandanti i vërtetë” i UÇK-së ndodhet në Hagë, duke aluduar në ish-presidentin Hashim Thaçi.

Your browser does not support the video tag.

“Turp vërtet i madh që dikush pretendon të flasë në emër të tyre apo në emër të patriotizmit duke dëmtuar drejtpërsëdrejti interesat kombëtare shqiptare! Ky lloj njeriu vetëm me iranianët dhe/apo gjakprishurit ka lidhje, sepse me UÇK-në asnjë lloj lidhje nuk ka! Ndërkohë, Komandanti i vërtetë i UÇK-së është në Hagë, i mbajtur padrejtësisht!”.

Më pas Nufi lavdëroi shefin e qeverisë së tij, duke thënë se po e udhëheq Shqipërinë drejt BE-së.

Your browser does not support the video tag.

“Ndërsa arkitekti i vërtetë i revolucionit të rrugëtimit të Shqipërisë drejt familjes së vlerave evropiane, duke bërë një transformim të jashtëzakonshëm për vendin është Edi Rama dhe këtë e kanë treguar më së miri shqiptarët me votën e tyre duke përkrahur atë masivisht dhe Partinë Socialiste të Shqipërisë!”

source

You Might Also Like

Mjeti lundrues pësoi defekt në det, qytetari nga Prishtina shpëtohet në Velipojë
Dy degë të LDK-së kërkojnë dorëheqjen e Abdixhikut
Kërkuan dorëheqjen e tij, Abdixhiku i përgjigjet Ahmetit e Muhaxherit: I pranoj menjëherë dorëheqjet e tyre
Protestuesit në Shqipëri dalin me pesë kërkesa, por vëmendja zhvendoset te personi që i lexoi ato
Çmimet nën “thjerrën” e inspektorëve të tregut, Qeveria kërkon nga tregtarët që ushqimi të mos shtrenjtohet më shumë se 3%

You Might Also Like

Edi Rama: Rilindja e Liceut Francez të Korçës në tryezën e Macronit
TOP Momenti

Edi Rama: Rilindja e Liceut Francez të Korçës në tryezën e Macronit

June 23, 2026
Pas Degës së Pejës, edhe LDK në Lipjan kërkon dorëheqjen e Lumir Abdixhikut
TOP Momenti

Pas Degës së Pejës, edhe LDK në Lipjan kërkon dorëheqjen e Lumir Abdixhikut

June 23, 2026
Defekt me skaf në Velipojë, shpëtohet 46-vjeçari nga Kosova
TOP Momenti

Defekt me skaf në Velipojë, shpëtohet 46-vjeçari nga Kosova

June 23, 2026
Gjykatësit kushtetues “qerasin” veten me rritje rroge, pagat nga 199 mijë deri 242 mijë denarë bruto
TOP Momenti

Gjykatësit kushtetues “qerasin” veten me rritje rroge, pagat nga 199 mijë deri 242 mijë denarë bruto

June 23, 2026

About US

Momenti - Sepse koha ka rëndësi
Kategorite
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Top Categories
  • Contact
  • Blog
  • Complaint
  • Advertise
©Momenti 2026. All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?