By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
MomentiMomentiMomenti
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Reading: Ndërhyrja e Qeverisë në buxhet, KGJK shqyrton adresimin e çështjes në Kushtetuese
Share
MomentiMomenti
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Search
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Have an existing account? Sign In
Follow US
Ndërhyrja e Qeverisë në buxhet, KGJK shqyrton adresimin e çështjes në Kushtetuese
Lajme

Ndërhyrja e Qeverisë në buxhet, KGJK shqyrton adresimin e çështjes në Kushtetuese

Momenti
Published: September 10, 2026

Këshilli Gjyqësor i Kosovës (KGJK) po shqyrton mundësinë që çështjen e ndërhyrjes së Qeverisë në buxhetin e Këshillit ta dërgojë në Gjykatën Kushtetuese, për shkak të mungesës së theksuar të mjeteve financiare, raporton Ekonomia Online.

Drejtori i Përgjithshëm i Sekretariatit të KGJK-së, Shkëlzen Maliqi, tha se aktualisht Këshilli ka mbi 3.5 milionë euro detyrime ndaj operatorëve dhe për të dënuarit pa bazë, ndërsa kërkesa buxhetore për vitin 2026 është miratuar rreth 15 milionë euro më pak sesa shuma e kërkuar.

Your browser does not support the video tag.

“Unë i kam paraqitur në detaje te Asamblesë së Kryetarëve gjendjen me buxhet që e kemi. I kem njoftuar edhe më herët që kërkesa buxhetore e Këshillit për vitin 2026 është miratuar me rreth 15 milionë euro më pak sesa që ne kemi kërkuar”, tha ai.

Maliqi theksoi se problem shtesë paraqet edhe mosbartja e mjeteve për menaxhimin e Pallatit të Drejtësisë, pas transferimit të kompetencave nga Ministria e Administratës Publike te KGJK-ja.

“Plus asaj, me transferimin e kompetencave nga Ministria e Administratës Publike për menaxhimin e Pallatit të Drejtësisë, edhe pse në marrëveshje është paraparë që buxheti të transferohet në Këshillin Gjyqësor, nuk është aprovuar dhe nuk është transferuar asnjëherë. Si rezultat i krejt këtyre mungesave, përfshirë edhe mungesa në subvencione që janë të dënuarit pa bazë, në gjendjen aktuale që e kemi me buxhetin e Këshillit jemi diku për mbi 3 milion e 500 mijë euro minus ose mjete që kemi borxh ndaj operatorëve dhe të dënuarve pa bazë”, tha ai.

Sipas tij, KGJK-ja po shqyrton mundësinë e lëvizjes së mjeteve mes kategorive buxhetore për të përballuar mungesat, ndërsa në tremujorin e fundit pritet t’i drejtohet Ministrisë së Financave për mjete shtesë.

“Po bëjmë gjithçka çka është e mundshme që të bëjmë lëvizje mes kategorive buxhetore, sidomos te kapitalet aty ku ka mungesë ose, si rezultat i vonesave ne OSHP ndoshta nuk kemi arritur t’i realizojmë që të transferojmë. Por, patjetër që në tremujorin e fundit duhet t’i drejtohemi Ministrisë së Financave me kërkesë për lejimin e buxhetit për mbulimin e këtyre shpenzimeve që kemi. Në të kundërtën, mosmiratimi i buxhetit, edhe sipas rekomandimit të Asamblesë së Kryetarëve për vitin 2027 që kemi paraparë edhe në kornizën afatmesme të shpenzimeve, vitin e ardhshëm kemi me fillu me borxhe të mëdhaja”, tha ai.

Kryesuesi i KGJK-së, Rrustem Thaqi, tha se që nga themelimi i Këshillit si institucion i pavarur, nuk ka pasur më herët një situatë të tillë sa i përket mungesës së buxhetit.

“Duhet të nënvizoj një fakt se Këshilli Gjyqësor, prej themelimit të tij si institucion i pavarur, asnjëherë nuk ka qenë në një gjendje më të vështirë në mungesat e buxhetit. Dhe këtë e kemi bërë të ditur me të gjitha institucionet përkatëse të vendit, me partnerët ndërkombëtarë dhe vendorë. Jemi të vetëdijshëm në gjendjen, dhe unë kam thënë edhe më herët se sikur Këshilli Gjyqësor të ishte një organizatë tjetër, atëherë jemi pranë insolvencës”, tha ai.

Thaqi paralajmëroi se mungesa e buxhetit po e dobëson kapacitetin e KGJK-së për të ushtruar përgjegjësitë e tij dhe mund të cenojë pavarësinë e gjyqësorit.

“Mungesa e theksuar e buxhetit në fakt Këshillin Gjyqësor e bën të pa potencila. Dhe një Këshill për të realizuar funksionin e tij ligjor dhe kushtetues, dhe një Këshill pa fuqi potenciale, të theksuar në mungesat e buxhetit në gjendjen çfarë jemi, duhet thënë krejt hapur cënon pavarësinë e gjyqësorit në veçanti”, tha ai.

Ai tha se refuzimi i kërkesave buxhetore pa arsyetim dhe analizë të mirëfilltë pamundëson funksionimin normal të Këshillit dhe ndikon edhe në administrimin e gjykatave.

“Sido që të rrjedhë kjo çështje, do të adresohet në institucionet përkatëse dhe sigurisht që refuzimi i kërkesave buxhetore pa një justifikim dhe pa një analizë të mirëfilltë, thjesht pamundëson funksionimin e Këshillit në mënyrë normale duke ushtruar detyrat e tij. Po flas në kuptimin e përgjegjësive ligjore dhe kushtetuese, dhe në administrimin e gjykatave në përgjithësi. Pra, kjo mungesë e buxhetit është theksuar qoftë në Këshill në pamundësi të realizimit të objektivave të tij strategjike, por edhe në funksionimin normal të gjykatave”, tha ai, raporton EO.

Ndërkaq, Maliqi bëri të ditur se në KGJK është diskutuar edhe mundësia që çështja e ndërhyrjes së Qeverisë në buxhetin e Këshillit të dërgohet në Gjykatën Kushtetuese.

“Një prej diskutimeve që i kemi pasur ka qenë edhe propozimi që ndoshta me iu drejtu edhe Gjykatës Kushtetuese sa i përket të drejtës së Qeverisë me ndërhyrë në buxhetin e Këshillit Gjyqësor. Kështu që, edhe për këtë jemi të gatshëm, edhe me zyrën ligjore, edhe me departamentin për buxhet që të bëjmë një propozim për Këshillin dhe nëse Këshilli pajtohet, ndoshta me shfrytëzu edhe atë mjet juridik”, tha ai, raporton EO.

The post Ndërhyrja e Qeverisë në buxhet, KGJK shqyrton adresimin e çështjes në Kushtetuese appeared first on Gazeta Express.

You Might Also Like

Ushtria amerikane dhe FSK kryejnë ushtrime luftarake në Gjermani: Stërvitja mundësoi përvojë reale në terren
Investime të rreme në bursa dhe para të zhdukura në kriptovaluta, SPAK godet grupin kriminal
Deputeti i PDK-së: S’marrim pjesë në takime të thirrura nga Kurti për çështjen e nënkryetarëve
39 të dënuar certifikohen pas përfundimit të programit “Menaxhimi i Zemërimit” në Dubravë
Glorifikimi i Mlladiqit shkon edhe në Kuvendet lokale të Serbisë, opozita braktis sallën në Zrenjanin

LEXO GJITHASHTU

SPAK zbërthehen skemën e mashtrimit kompjuterik/ Burg për shqiptarët, si i fusnin në kurth qytetarët në disa shteteve dhe u merrnin paratë
SPAK zbërthehen skemën e mashtrimit kompjuterik/ Burg për shqiptarët, si i fusnin në kurth qytetarët në disa shteteve dhe u merrnin paratë
TOP Momenti
Me kallashnikov dhe pistoletë në lokal, dy të rinj kërcënojnë dhe rrahin një person në Shkodër
Me kallashnikov dhe pistoletë në lokal, dy të rinj kërcënojnë dhe rrahin një person në Shkodër
TOP Momenti
Toshkovski dhe Klekovski në takim me UNODC-në për një qasje të re ndaj luftës kundër drogës dhe varësive
Toshkovski dhe Klekovski në takim me UNODC-në për një qasje të re ndaj luftës kundër drogës dhe varësive
TOP Momenti
Gjykata refuzon paraburgimin për pesë të dyshuarit për keqpërdorim të detyrës zyrtare
Gjykata refuzon paraburgimin për pesë të dyshuarit për keqpërdorim të detyrës zyrtare
Lajme
Transporti, banimi e energjia – Këto janë shpenzimet që u shtrenjtuan më së shumti në Kosovë
Transporti, banimi e energjia – Këto janë shpenzimet që u shtrenjtuan më së shumti në Kosovë
Lajme

You Might Also Like

Prokuroria: Incizimet dhe dokumentet konfirmojnë përpjekjet për ndikim ndaj dëshmitarëve
Lajme

Prokuroria: Incizimet dhe dokumentet konfirmojnë përpjekjet për ndikim ndaj dëshmitarëve

September 10, 2026
“Ora e Pritjes” nis numërimin mbrapa edhe në Pejë, në pritje të lirisë për çlirimtarët
Lajme

“Ora e Pritjes” nis numërimin mbrapa edhe në Pejë, në pritje të lirisë për çlirimtarët

September 10, 2026
Tromp për vendimin e Hagës: Çdo gjykim që nuk rezulton me pafajësi të plotë dhe pa kushte tregon se Specialja është instrument politik
Lajme

Tromp për vendimin e Hagës: Çdo gjykim që nuk rezulton me pafajësi të plotë dhe pa kushte tregon se Specialja është instrument politik

September 10, 2026
Trump premton 5 mijë dollarë për çdo të rritur amerikan nëse republikanët fitojnë zgjedhjet
Lajme

Trump premton 5 mijë dollarë për çdo të rritur amerikan nëse republikanët fitojnë zgjedhjet

September 10, 2026

About US

Momenti - Sepse koha ka rëndësi
Kategorite
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Top Categories
  • Contact
  • Blog
  • Complaint
  • Advertise
©Momenti 2026. All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?