Presidenti amerikan Donald Trump mohoi të martën pretendimet se Shtetet e Bashkuara po përballen me mungesë municionesh. Ai deklaroi se vendi ka furnizime të mjaftueshme dhe po vazhdon zgjerimin e rezervave.
“Frikacakët dhe tradhtarët do të donin të thoshin se Shtetet e Bashkuara kanë pak municione. Kjo nuk është e vërtetë”, shkroi Trump në platformën e tij Truth Social, raporton Anadolu, transmeton KosovaPress.
Ai shtoi se rezervat po shtohen në nivele të papara më herët.
“Kemi më shumë municione sesa mund të mendonim ndonjëherë të përdornim dhe tani po i shtojmë në nivele që nuk i kemi parë kurrë më parë”, deklaroi Trump.
The post Trump mohon mungesën e municioneve: Kemi më shumë sesa mund të përdorim appeared first on Gazeta Express.

