By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
MomentiMomentiMomenti
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Reading: Trump: Marrëveshja për Ngushticën e Hormuzit mund të arrihet “nesër ose pasnesër”
Share
MomentiMomenti
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Search
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Have an existing account? Sign In
Follow US
Trump: Marrëveshja për Ngushticën e Hormuzit mund të arrihet “nesër ose pasnesër”
Lajme

Trump: Marrëveshja për Ngushticën e Hormuzit mund të arrihet “nesër ose pasnesër”

Momenti
Published: August 5, 2026

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka thënë të mërkurën se një marrëveshje për rihapjen e Ngushticës së Hormuzit mund të arrihet “nesër ose pasnesër”, duke shtuar se është bërë përparim në bisedime me Iranin.

Paraprakisht, Axios raportoi, duke cituar burime, se Shtetet e Bashkuara, Irani dhe Omani janë pranë arritjes së një marrëveshjeje të përkohshme për rihapjen e Ngushticës së Hormuzit, rrugës së ngushtë ujore nëpër të cilin zakonisht kalon rreth një e pesta e tregtisë botërore të naftës përmes detit.

Your browser does not support the video tag.

Sipas raportimit, njoftimi për marrëveshjen pritet të bëhet të mërkurën më vonë.

“Ata më telefonuan dhe më thanë: ‘Të lutem, le të bisedojmë’. Ata duan të bisedojnë”, tha Trump, duke iu referuar palës iraniane.

“Ata duan të arrijnë marrëveshje. Nuk duan të goditen”, u tha Trump gazetarëve para se të nisej nga Los Anxhelosi drejt Las Vegasit me avionin presidencial Air Force One.

Të martën mbrëma, Trump tha gjithashtu se administrata e tij pati “bisedime shumë të mira” me Iranin gjatë negociatave që zgjatën gjithë ditën të martën, duke rritur shpresat se konflikti pesëmujor me Iranin mund të përfundojë së shpejti.

“Ata negociuan gjatë gjithë ditës”, tha Trump për Fox News. “Ngushtica e Hormuzit do të hapet shumë shpejt”, shtoi ai. “Nëse tërhiqen sërish nga marrëveshja, do të goditen shumë rëndë”.

Trump ka kërcënuar shpesh me sulme të mëdha, nëse Teherani nuk arrin marrëveshje, por pastaj ka folur për përparim në bisedime, të cilat deri më tani nuk kanë arritur t’i japin fund luftimeve.

Edhe Katari flet për përparim në bisedime

Trump ende nuk i ka arritur synimet që i kishte shpallur në fillim të luftës: çmontimin e programit bërthamor të Iranit, kufizimin e aftësisë së tij për të sulmuar rivalët rajonalë dhe krijimin e kushteve që iranianët ta rrëzojnë udhëheqjen e tyre fetare.

Irani e ka pezulluar pjesën më të madhe të qarkullimit detar nëpër Ngushticën e Hormuzit, derisa Uashingtoni po e vazhdon bllokadën ndaj transportit detar dhe porteve të lidhura me Iranin.

Katari kishte thënë më herët se ndërmjetësuesit po shënojnë përparim në përpjekjet për t’i dhënë fund konfliktit, edhe pasi Teherani kishte mohuar se bisedimet ishin duke u zhvilluar.

Trump dhe emiri i Katarit, sheik Tamim bin Hamad Al Thani, diskutuan gjatë një bisede telefonike të martën përpjekjet për të ngushtuar hendekun e dallimeve midis Uashingtonit dhe Teheranit dhe për të përmirësuar mundësitë për një zgjidhje të qëndrueshme, njoftoi Zyra e Emirit të Katarit.

Zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme të Iranit, Esmaeil Baghaei, tha se bisedimet me Omanin lidhur me kalimin nëpër ngushticë kanë qenë pozitive dhe po vazhdojnë. Sipas mediave shtetërore iraniane, ato janë përqendruar në krijimin e korridoreve të sigurta detare për lundrim. Ai shtoi se rruga që po negociohet synon të garantojë të drejtat sovrane dhe sigurinë kombëtare si të Iranit, ashtu edhe të Omanit.

Irani prej kohësh kërkon kontroll mbi Ngushticën e Hormuzit, për të cilën thotë se duhet ta administrojë së bashku me Omanin, që ndodhet në bregun përballë. Megjithatë, Teherani javën e kaluar hodhi poshtë një propozim të Omanit, i cili do të lejonte mbikëqyrje të përbashkët dhe mbledhjen e tarifave vullnetare nga anijet.

Edhe rebelët huthi të Jemenit, të mbështetur nga Irani, kanë vendosur një bllokadë detare ndaj Arabisë Saudite në Detin e Kuq, duke kufizuar më tej rrugët e eksportit të naftës.

Një predhë goditi një anije me flamur indian pranë brigjeve të Jemenit, duke bërë që ajo të përmbysej dhe të fundosej. Megjithatë, që të 14 marinarët në bord u shpëtuan, thanë autoritetet indiane, në një sulm për të cilin Jemeni fajësoi rebelët huthi.

Organizata Ndërkombëtare Detare e Kombeve të Bashkuara (IMO) ka raportuar për të paktën 17 marinarë të vrarë në 64 incidente në Ngushticën e Hormuzit që nga fillimi i luftës më 28 shkurt.

Ndërkohë, sipas Qeverisë iraniane 50 persona janë vrarë dhe 500 janë plagosur nga sulmet amerikane që prej rifillimit të luftimeve në fund të qershorit.

Në total, Irani ka raportuar më shumë se 3.400 të vrarë qëkurse Shtetet e Bashkuara dhe Izraeli nisën luftën më 28 shkurt, ndërsa Shtetet e Bashkuara kanë raportuar për 18 pjesëtarë të forcave të tyre ushtarake të vrarë./REL/

The post Trump: Marrëveshja për Ngushticën e Hormuzit mund të arrihet “nesër ose pasnesër” appeared first on Gazeta Express.

You Might Also Like

Negociatat Abdixhiku-Kurti pa rezultat, deputetët e VV’së thonë se LDK ka shumë zëra dhe se nuk e dinë çfarë duan
AP: Kalimi nëpër Ngushticën e Hormuzit do të jetë pa tarifa deri në marrëveshjen përfundimtare
Politico: Mali i Zi dhe Islanda mund të bashkohen me BE-në së bashku në vitin 2028
“Mbeturinat në deponi vetëm me autorizim”, del vendimi i ri për Sferkën
Bajqinovci s’di për takim Kurti-Abdixhiku, beson se s’ka pasoja nëse s’konstituohet Kuvendi sonte

LEXO GJITHASHTU

Policia e bind 31-vjeçarin ta dorëzojë armën, e shpëton nga më e keqja
Policia e bind 31-vjeçarin ta dorëzojë armën, e shpëton nga më e keqja
Lajme
Automjeti dëmtohet nga një plumb qorr në rajonin e Tetovës
Automjeti dëmtohet nga një plumb qorr në rajonin e Tetovës
TOP Momenti
Pensionistët e Kosovës: Pensioni nuk po na mjafton
Pensionistët e Kosovës: Pensioni nuk po na mjafton
Lajme
Turistët po zgjedhin gjithnjë e më shumë Kosovën, rritje e vizitave gjatë qershorit
Turistët po zgjedhin gjithnjë e më shumë Kosovën, rritje e vizitave gjatë qershorit
Lajme
Kurti me ftesë të re për Bedri Hamzën, Kryetari i PDK i përgjigjet: Mbesim në opozitë, konstituoje Kuvendin (letra e plotë)
Kurti me ftesë të re për Bedri Hamzën, Kryetari i PDK i përgjigjet: Mbesim në opozitë, konstituoje Kuvendin (letra e plotë)
Lajme

You Might Also Like

Bugaqku: Moskonstituimi i Kuvendit cënon rëndë Kushtetutën
Lajme

Bugaqku: Moskonstituimi i Kuvendit cënon rëndë Kushtetutën

August 7, 2026
Rusia shpall Fondacionin për të Drejtat e Njeriut të Yulia Navalnaya si “organizatë të padëshirueshme”
Lajme

Rusia shpall Fondacionin për të Drejtat e Njeriut të Yulia Navalnaya si “organizatë të padëshirueshme”

August 7, 2026
Rrugët e Iranit dhe Omanit do të mbeten të hapura përkohësisht sipas marrëveshjes së propozuar të Hormuzit
Lajme

Rrugët e Iranit dhe Omanit do të mbeten të hapura përkohësisht sipas marrëveshjes së propozuar të Hormuzit

August 7, 2026
Vazhdojnë gërmimet për varrezë masive në Kalludër
Lajme

Vazhdojnë gërmimet për varrezë masive në Kalludër

August 7, 2026

About US

Momenti - Sepse koha ka rëndësi
Kategorite
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Top Categories
  • Contact
  • Blog
  • Complaint
  • Advertise
©Momenti 2026. All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?