Policia e Shtetit ka njoftuar tre persona kanë humbur jetën në një aksident trafiku në Manzë të Durrësit.
Sipas njoftimit policor, automjeti ka humbur kontrollin dhe vetura është përplasur për një shtylle betoni.
Në aksident vdiqën shoferi K.V., 24 vjeç, dhe dy pasagjerët S.B. 26-vjeçare dhe A.M. 15 vjeç.
Në aksident lëndime kanë pësuar edhe dy persona të tjerë. Një 16-vjeçar është në gjendje të rëndë shëndetësore.

