By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
MomentiMomentiMomenti
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Reading: Tre raste të sulmit dhe pengimit të zyrtarëve policorë në Malishevë dhe Gjakovë
Share
MomentiMomenti
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Search
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Have an existing account? Sign In
Follow US
Tre raste të sulmit dhe pengimit të zyrtarëve policorë në Malishevë dhe Gjakovë
TOP Momenti

Tre raste të sulmit dhe pengimit të zyrtarëve policorë në Malishevë dhe Gjakovë

Momenti
Published: August 3, 2026

Tre persona janë arrestuar në dy raste të ndara në Malishevë dhe Gjakovë, nën dyshimin për pengim dhe sulm ndaj zyrtarëve policorë.

Sipas raportit 24-orësh të Policisë së Kosovës, rasti i parë ka ndodhur më 2 gusht rreth orës 14:30 në Malishevë, ku janë arrestuar dy burra kosovarë.

Your browser does not support the video tag.

Policia ka bërë të ditur se të dyshuarit kanë penguar zyrtarët policorë gjatë kryerjes së detyrave zyrtare, ndërsa njëri prej tyre dyshohet se ka sulmuar fizikisht policët brenda stacionit policor.

“Janë arrestuar dy të dyshuar meshkuj kosovarë pasi të njëjtit kanë penguar zyrtarët policorë në kryerjen e detyrës zyrtare si dhe brenda stacionit policor njëri prej tyre ka sulmuar fizikisht zyrtarët policorë”, thuhet në raport.

Si pasojë e sulmit, tre zyrtarë policorë kanë kërkuar tretman mjekësor.

Me vendim të prokurorit, dy të dyshuarit janë dërguar në mbajtje.

Ndërkaq, rasti i dytë është regjistruar në Gjakovë, rreth orës 20:00, ku është arrestuar një grua kosovare.

Sipas Policisë, e dyshuara ndodhej në stacionin policor lidhur me një rast tjetër të mëhershëm, kur kishte shfaqur sjellje agresive dhe kishte shtyrë një zyrtar policor.

“Është arrestuar e dyshuara kosovare për shkak se e njëjta përderisa ishte në stacion policor lidhur me një rast tjetër të mëhershëm, ka pasur sjellje agresive si dhe e ka shtyrë zyrtarin policor”, thuhet në njoftim.

Pas konsultimit me prokurorin dhe inicimit të rastit, e dyshuara është liruar dhe rasti do të procedohet në procedurë të rregullt. /Telegrafi/

You Might Also Like

Dugolli i VV-së: Serbia ka ëndërruar që veriun e Kosovës ta ketë nën kontroll, Vuçiq do të vazhdojë me presione
“Në veri s’ka më banda kriminale, ka ligj dhe zhvillim ekonomik”, Dugolli flet për situatën në veri të vendit
​Në fundjavë mot i nxehtë, temperatura më e lartë 38 gradë Celsius
Vrasja e turistit në Ksamil, shtetasi turk në Gjykatë: Vata më tha jam rrëzuar me motor
Arsenal armësh pranë varrezave masive, veriu i Kosovës nën llupën e sigurisë

LEXO GJITHASHTU

Hamza mbështet Marshin për Liri: Më 12 shtator të jemi të gjithë në Prishtinë
Hamza mbështet Marshin për Liri: Më 12 shtator të jemi të gjithë në Prishtinë
Lajme
Emri i Presidentit konsensual, as të premten s’ka takim mes Kurtit e Abdixhikut
Emri i Presidentit konsensual, as të premten s’ka takim mes Kurtit e Abdixhikut
Lajme
Mungesa e kushteve në KEK, kërkesat e shkresat pa përgjigje, PDK kritikon qeverinë
Mungesa e kushteve në KEK, kërkesat e shkresat pa përgjigje, PDK kritikon qeverinë
Lajme
Ahmeti rrëfen lidhjet me Rexhep Malën e Nuhi Berishën: Po përgatitej “partia e luftës”
Ahmeti rrëfen lidhjet me Rexhep Malën e Nuhi Berishën: Po përgatitej “partia e luftës”
Lajme
Vrau 5 persona dhe plagosi 10 të tjerë në vitin 2009, ekzekutohet 58-vjeçari në Japoni
Vrau 5 persona dhe plagosi 10 të tjerë në vitin 2009, ekzekutohet 58-vjeçari në Japoni
Lajme

You Might Also Like

Inspektorati i Mjedisit urdhëron mbylljen e një restoranti te Liqeni Radoniqit
TOP Momenti

Inspektorati i Mjedisit urdhëron mbylljen e një restoranti te Liqeni Radoniqit

August 21, 2026
Vjedhje e rëndë në Leposaviq, arrestohen tre të dyshuar
TOP Momenti

Vjedhje e rëndë në Leposaviq, arrestohen tre të dyshuar

August 21, 2026
Vata pranon krimin para gjykatës: Nuk e di si e godita, u kërkoj ndjesë familjarëve të turistit
TOP Momenti

Vata pranon krimin para gjykatës: Nuk e di si e godita, u kërkoj ndjesë familjarëve të turistit

August 21, 2026
Ahmeti hap “Dosjen” e viteve ’80: Si organizoheshin shqiptarët nën syrin e UDB-së
TOP Momenti

Ahmeti hap “Dosjen” e viteve ’80: Si organizoheshin shqiptarët nën syrin e UDB-së

August 21, 2026

About US

Momenti - Sepse koha ka rëndësi
Kategorite
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Top Categories
  • Contact
  • Blog
  • Complaint
  • Advertise
©Momenti 2026. All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?