By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
MomentiMomentiMomenti
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Reading: Tragjedia në Shkodër ku vdiq nëna me fëmijët – Gjendet një bombol gazi dhe shishja e benzinës, dyshohet për shpërthim
Share
MomentiMomenti
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Search
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Have an existing account? Sign In
Follow US
Tragjedia në Shkodër ku vdiq nëna me fëmijët – Gjendet një bombol gazi dhe shishja e benzinës, dyshohet për shpërthim
Lajme

Tragjedia në Shkodër ku vdiq nëna me fëmijët – Gjendet një bombol gazi dhe shishja e benzinës, dyshohet për shpërthim

Momenti
Published: July 29, 2026

Detaje të reja tronditëse nga tragjedia e trefishtë e ndodhur në fshatin Domen të Postribës në Shkodër janë zbardhur nga hetimet paraprake të Policisë dhe Zjarrfikësve vendorë ditën e sotme.

Burime policore thanë se menjëherë pas gjetjes së trupave të nënës 24-vjeçare, Bleona Çelaj dhe fëmijëve të saj të mitur 1 dhe rreth 4 vjeç, nën rrënojat e djegura të banesës, gjatë kërkimeve gjetën edhe vatrën e zjarrit të dyshuar.

Your browser does not support the video tag.

Pranë saj është gjetur një bombol gazi dhe një shishe benzine.

Dyshohet se ka pasur një shpërthim të fuqishëm që çoi edhe në pasojat tragjike.

Por nuk dihet ende dinamika nëse shpërthimi ka qenë aksidental, pasi shkëndija ka rënë në kontakt me benzinën dhe më pas bombolën e gazit apo mund të ketë faktorë të tjerë, deri edhe një flijim i mundshëm.

Pista kryesore mbetet ajo e një ngjarjeje aksidentale.

Nëna dhe tre fëmijët mësohet se ishte kthyer nga Gjermania dhe kishte shkuar në shtëpinë në fshatin Domen.

Policia vendore tha për hetimet paraprake se:

“Rreth orës 13:10, në fshatin Domen, Shkodër, ka rënë zjarr dhe është djegur banesa në pronësi të shtetasit B. Ç. Shërbimet e Policisë dhe punonjësit e shërbimit zjarrfikës, pas marrjes së njoftimit, kanë shkuar në vendngjarje. Nga veprimet e para dyshohet se, si pasojë e zjarrit, kanë humbur jetën shtetasja B. Ç., 24 vjeçe, dhe dy fëmijë të mitur, përkatësisht 3 vjeç dhe 1 vjeç e gjysmë”.

Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, po punon për përcaktimin e shkakut të rënies së zjarrit dhe dokumentimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.

The post Tragjedia në Shkodër ku vdiq nëna me fëmijët – Gjendet një bombol gazi dhe shishja e benzinës, dyshohet për shpërthim appeared first on Gazeta Express.

You Might Also Like

Çka zbuluan inspektorët e AUV-it në depot e “Sach Pizza”?
Zjarri në fabrikën në Gjakovë, policia: Rasti është në fazën fillestare të hetimeve
Zjarr në një fabrikë në Gjakovë, zjarrfikësit: Flakët u shuan me kohë, nuk raportohet për të lënduar
Aksident në autostradën “Ibrahim Rugova”, shtatë të lënduar
Dy zjarrfikës vdesin në Kretë të Greqisë ndërsa zjarret kërcënojnë pjesë të Evropës Jugore

Quick Link

  • Contact
  • Blog
  • Complaint
  • Advertise

About US

Momenti - Sepse koha ka rëndësi
Kategorite
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Top Categories
  • Contact
  • Blog
  • Complaint
  • Advertise

Top Categories

  • My Bookmarks
  • Customize Interests

You Might Also Like

Të enjten në autostrada kufizohet qarkullimi i automjeteve me mbi 20 tonë (11:00-17:30)
Lajme

Të enjten në autostrada kufizohet qarkullimi i automjeteve me mbi 20 tonë (11:00-17:30)

July 29, 2026
OpenAI thotë se inteligjenca e saj artificiale e pakontrolluar u përpoq të hakeronte kompani të tjera
Lajme

OpenAI thotë se inteligjenca e saj artificiale e pakontrolluar u përpoq të hakeronte kompani të tjera

July 29, 2026
OpenAI thotë se inteligjenca e saj artificiale mashtruese u përpoq të hakonte kompani të tjera
Lajme

OpenAI thotë se inteligjenca e saj artificiale mashtruese u përpoq të hakonte kompani të tjera

July 29, 2026
Më shumë se 100 lëkundje pasuese goditën Japoninë pas tërmetit të fuqishëm që vrau 13 persona
Lajme

Më shumë se 100 lëkundje pasuese goditën Japoninë pas tërmetit të fuqishëm që vrau 13 persona

July 29, 2026

About US

Momenti - Sepse koha ka rëndësi
Kategorite
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Top Categories
  • Contact
  • Blog
  • Complaint
  • Advertise
©Momenti 2026. All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?