By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
MomentiMomentiMomenti
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Reading: Togeri serb i PK-së i çoi BIA-s dokumente sekrete të Kosovës me Whastapp, fitoi miliona dinarë
Share
MomentiMomenti
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Search
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Have an existing account? Sign In
Follow US
Togeri serb i PK-së i çoi BIA-s dokumente sekrete të Kosovës me Whastapp, fitoi miliona dinarë
Lajme

Togeri serb i PK-së i çoi BIA-s dokumente sekrete të Kosovës me Whastapp, fitoi miliona dinarë

Momenti
Published: May 13, 2026

Togeri i Policisë së Kosovës nga radhët e nacionalitet serb, Bojan Jevtiq, përmes platformës “WhatsApp” dhe “Telegram”, akuzohet se i ka dërguar BIA-s serbe dokumente zyrtare të klasifikuara që ndërlidhen me sigurinë kombëtare dhe rendin kushtetues të Kosovës.

Kështu është bërë e ditur në aktakuzën e redaktuar të Prokurorisë Speciale të ngritur ndaj Jevtiqit, ku thuhet se veprimet e pretenduara të tij kanë cenuar rëndë sigurinë kombëtare dhe rendin kushtetues, shkruan KosovaPress.

“Nga një periudhë kohore e pacaktuar e deri më datë 17.07.2025, respektivisht deri në momentin e arrestimit të tij, i pandehuri [e redaktuar], në cilësinë e zyrtarit policor me gradën toger dhe në detyrën e Shefit të Sektorit të Operativës në Stacionin Policor Kufitar [e redaktuar], me dashje dhe në mënyrë të vazhdueshme, ka mbledhur, siguruar dhe transmetuar informacione dhe dokumente zyrtare të klasifikuara si ‘Konfidencial’ dhe ‘Sekret’, që ndërlidhen me sigurinë dhe rendin kushtetues të Republikës së Kosovës”, thuhet në aktakuzën për Bojan Jevtiqin.

Në aktakuzë po ashtu thuhet se me Jevtiqi, përveç dërgimit të mesazheve në “WhastApp” dhe “Telegram”, është takuar fizikisht disa herë në Beograd me zyrtarin e BIA-s me nofkën “Qira”.

Prokuroria Speciale po ashtu i ka propozuar gjykatës që Jevtiqit t’i ndalohet ushtrimi i funksioneve në administratën publike në kohëzgjatje prej 5 vjetëve, vazhdimin e masës së paraburgimit, konfiskimin e një arme, parave të gatshme në vlerë prej 2 milionë dinarë, 500 franga si dhe 7 mijë e 3 euro, si pasuri e fituar me kryerjen e veprës penale “Spiunazhi”. /KP/

You Might Also Like

Uji me pak kripë mund të ndihmojë në lehtësimin e dhimbjes nga migrena e shpeshtë
Zvicra vë në qarkullim robotaksinë e parë autonome
Hoxhaj nga protesta: Një zë që nuk mund të shpërfillet – drejtësi për UÇK-në
Protesta e 13 kundër aktgjykimit të Hagës, Haziri: Kërkesa jonë është e qartë, Ligji për Specialen duhet të votohet
Ish-eprori i UÇK-së rrëfen për herën e fundit kur e pa Behajdin Allaqin: Thaçi e Veseli nuk ishin në shtab

LEXO GJITHASHTU

PDK nesër mban konferencë për media
PDK nesër mban konferencë për media
TOP Momenti
Strategjia e re e Brukselit, BE po harton “udhërrëfyes” të përshpejtuar për 4 vende favorite, përfshirë Shqipërinë
Strategjia e re e Brukselit, BE po harton “udhërrëfyes” të përshpejtuar për 4 vende favorite, përfshirë Shqipërinë
TOP Momenti
Trump sinjalizon gatishmëri për rikthimin e negociatave me Iranin, ofron lehtësim të sanksioneve
Trump sinjalizon gatishmëri për rikthimin e negociatave me Iranin, ofron lehtësim të sanksioneve
Lajme
Identifikohen mbetje mortore të dy personave, Limani: S’janë nga Grupi i Intelektualëve, njëri është nga Klina, tjetri nga Istogu
Identifikohen mbetje mortore të dy personave, Limani: S’janë nga Grupi i Intelektualëve, njëri është nga Klina, tjetri nga Istogu
Lajme
Situata me ligjin për Specialen, PDK nesër mban konferencë për media
Situata me ligjin për Specialen, PDK nesër mban konferencë për media
Lajme

You Might Also Like

Haxhiu: S’na duhet koalicion me PDK’në, bashkëpunim veç për kundërshtimin e vendimit të Hagës
Lajme

Haxhiu: S’na duhet koalicion me PDK’në, bashkëpunim veç për kundërshtimin e vendimit të Hagës

September 28, 2026
Haxhiu thotë se VV s’guxon ta mashtrojë PDK për Specialen nëse kjo parti i jep votat për Presidentin: S’rrezikojnë, fuqia është në rrugë
Lajme

Haxhiu thotë se VV s’guxon ta mashtrojë PDK për Specialen nëse kjo parti i jep votat për Presidentin: S’rrezikojnë, fuqia është në rrugë

September 28, 2026
Ardian Gjini: Gjasat janë reale që Serbia vetë ka kryer trafikim organesh, por na kanë akuzu neve – kemi dështu me tregu këtë
Lajme

Ardian Gjini: Gjasat janë reale që Serbia vetë ka kryer trafikim organesh, por na kanë akuzu neve – kemi dështu me tregu këtë

September 28, 2026
Baton Haxhiu flet se si BE mund të detyrohet të merret me Specialen: Për ndryshim të ligjit kërkujt s’i ha qoshja
Lajme

Baton Haxhiu flet se si BE mund të detyrohet të merret me Specialen: Për ndryshim të ligjit kërkujt s’i ha qoshja

September 28, 2026

About US

Momenti - Sepse koha ka rëndësi
Kategorite
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Top Categories
  • Contact
  • Blog
  • Complaint
  • Advertise
©Momenti 2026. All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?