Deputeti i PDK-së, Enver Hoxhaj, ka publikuar pamje nga protesta e cila po mbahet për të 13-tën ditë radhazi në sheshin “Skënderbeu” në Prishtinë, në kërkim të drejtësisë për ish-krerët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.
Në videon e publikuar nga Hoxhaj shihet pjesëmarrja e qytetarëve në protestë, ndërsa edhe vetë ai është mes protestuesve.
“Një zë që nuk mund të shpërfillet: Drejtësi për UÇK-në! ✊️”, ka shkruar Hoxhaj në Facebook.
Hoxhaj ka qenë pjesë e protestave në shesh edhe gjatë netëve të kaluara, duke iu bashkuar qytetarëve që po kundërshtojnë aktgjykimin e 16 shtatorit ndaj ish-krerëve të UÇK-së.
Protestat në Prishtinë po vazhdojnë çdo mbrëmje, ndërsa sot shënohet dita e 13-të e tyre.
The post Hoxhaj nga protesta: Një zë që nuk mund të shpërfillet – drejtësi për UÇK-në appeared first on Gazeta Express.

