By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
MomentiMomentiMomenti
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Reading: Tirana zyrtare notë verbale Rusisë për sulmin në kompleksin rezidencial të ambasadorit
Share
MomentiMomenti
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Search
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Have an existing account? Sign In
Follow US
Tirana zyrtare notë verbale Rusisë për sulmin në kompleksin rezidencial të ambasadorit
Lajme

Tirana zyrtare notë verbale Rusisë për sulmin në kompleksin rezidencial të ambasadorit

Momenti
Published: May 24, 2026

Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme thirri ditën e diel, 24 maj, Ambasadorin e Federatës Ruse në Tiranë, Alexey Zaitsev, për t’i përcjellë protestën e ashpër pas sulmeve masive përgjatë natës me dronë dhe raketa, gjatë të cilave u godit kompleksi rezidencial ku banon Ambasadori i Republikës së Shqipërisë në Ukrainë.

Gjatë takimit u theksua se sulmet kishin cenuar rëndë sigurinë dhe jetën e Ambasadorit të Republikës së Shqipërisë. Ky incident është i papranueshëm dhe krejtësisht në kundërshtim me Konventën e Vjenës për Marrëdhëniet Diplomatike dhe detyrimet e tjera ndërkombëtare që garantojnë paprekshmërinë, në çdo rrethanë, të sigurisë dhe dinjitetit të stafit diplomatik të akredituar.

Your browser does not support the video tag.

Ambasadorit rus iu dorëzua një notë verbale dhe iu kërkua që të përcjellë thirrjen e palës shqiptare për të respektuar normat ndërkombëtare pranë autoriteteve të vendit të tij.

Kujtojmë se sulmet ndodhen mbrëmjen e së shtunës, 23 maj, duke goditur kompleksin rezidencial ku banon ambasadori shqiptar në Kiev, Ernal Filo.

Në një intervistë për Klan News, Filo bëri me dije se situata ka qenë e vështirë, pasi sulmi ka zgjatur për disa orë dhe është shoqëruar me përdorim të dronëve dhe raketave të ndryshme.

“Sulmi ka filluar në orën 22:00 të mbrëmjes së kaluar dhe ka zgjatur deri në orën 06:30 të mëngjesit. Ishte një nga sulmet më të forta që ka ndodhur qëkur kemi hapur ambasadën vitin e kaluar me dronë dhe raketa nga më të ndryshmet, Iskander, Zirkon… deri tek Oreshnik. Ka qenë një sulm masiv që ka vazhduar për orë të tëra.”, u shpreh ambasadori.

Filo tha se vetëm fasada ka pësuar dëmtime, por ndërtesa është akoma e banueshme. Ai shtoi gjithashtu se ka pasur kontakte dhe ka marrë mbështetje nga institucionet ukrainase, ndërsa thekson se trupi diplomatik do të vijojë të qëndrojë në Kiev.

“Më kanë marrë në telefon, janë interesuar dhe më kanë dhënë mbështetje. Kanë shprehur solidaritetin dhe falenderimin që ne jemi këtu. Dhe ne u japim atë mesazhin që i gjithë trupi diplomatik do të qëndrojë këtu për t’i dhënë mesazhin edhe Ukrainës se ne jemi me ta dhe do të qëndrojmë me ta sa të jetë e nevojshme.”, tha ai. /Tv Klan

The post Tirana zyrtare notë verbale Rusisë për sulmin në kompleksin rezidencial të ambasadorit appeared first on Gazeta Express.

You Might Also Like

Oferta e Kurtit për Abdixhikut: Zv.kryeministrin dhe disa ministri, jemi të interesuar për bashkëqeverisje
Kurti: Jemi për president konsensual, por nëse vijmë tek presidenti partiak, parti për parti jemi vetë ne
Kurti i pyet gazetarët nëse “dikush prej juve i do zgjedhjet e reja”, përgjigjet vetë: Askush pra
Kurti thotë se për vazhdim të seancës vendos Avni Dehari: S’kam ndërmend ta takojë, kam shumë punë
Albin Kurti pas takimit me Abdixhikun: LDK po e kërkon presidentin, por nuk i ka 30 vota as për ta propozuar emrin

LEXO GJITHASHTU

Identifikohen mbetje mortore edhe në një lokacion tjetër të Zubin Potokut, Policia dhe Prokuroria Speciale japin detajet
Identifikohen mbetje mortore edhe në një lokacion tjetër të Zubin Potokut, Policia dhe Prokuroria Speciale japin detajet
TOP Momenti

Action for Mothers and Children zgjeron edukimin dhe mbështetjen për gjidhënien

A do të mbahet vazhdimi i seancës konstituive? Deklarohet Kurti
A do të mbahet vazhdimi i seancës konstituive? Deklarohet Kurti
TOP Momenti

You Might Also Like

Albin Kurti pas takimit me Abdixhikun: LDK po e kërkon presidnetin por nuk i ka 30 vota as për ta propozuar emrin
Lajme

Albin Kurti pas takimit me Abdixhikun: LDK po e kërkon presidnetin por nuk i ka 30 vota as për ta propozuar emrin

August 7, 2026
Negociatat me Abdixhikun për Presidentin, Kurti: Dallime drastike mes kërkesave të LDK’së dhe rezultatit zgjedhor
Lajme

Negociatat me Abdixhikun për Presidentin, Kurti: Dallime drastike mes kërkesave të LDK’së dhe rezultatit zgjedhor

August 7, 2026
Abdixhiku: I kërkova Kurtit ta konstituojë Kuvendin sonte, më pas i kemi edhe 25 ditë kohë nëse duam të gjejmë zgjidhje 
Lajme

Abdixhiku: I kërkova Kurtit ta konstituojë Kuvendin sonte, më pas i kemi edhe 25 ditë kohë nëse duam të gjejmë zgjidhje 

August 7, 2026
Seanca konstituive vazhdon sonte në mbrëmje vonë, s’dihet ende ora
Lajme

Seanca konstituive vazhdon sonte në mbrëmje vonë, s’dihet ende ora

August 7, 2026

About US

Momenti - Sepse koha ka rëndësi
Kategorite
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Top Categories
  • Contact
  • Blog
  • Complaint
  • Advertise
©Momenti 2026. All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?