By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
MomentiMomentiMomenti
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Reading: Action for Mothers and Children zgjeron edukimin dhe mbështetjen për gjidhënien
Share
MomentiMomenti
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Search
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Have an existing account? Sign In
Follow US
Action for Mothers and Children zgjeron edukimin dhe mbështetjen për gjidhënien
TOP Momenti

Action for Mothers and Children zgjeron edukimin dhe mbështetjen për gjidhënien

Momenti
Published: August 7, 2026

Ndërsa Java Botërore e Gjidhënies po përmbyllet, Action for Mothers and Children (AMC) ka zgjeruar programin Klasat për Nëna në kuadër të dhomës për Edukim dhe Promovim Shëndetëdsor në një lokacion të dytë në Fushë Kosovë dhe përuroi një mural të ri publik për promovimin e gjidhënies.

Pas përfundimit të një trajnimi të specializuar këtë javë, 11 infermiere dhe mami do të udhëheqin Klasat për Nëna në Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare (QKMF) në Fushë Kosovë, duke u mundësuar më shumë familjeve qasje në udhëzime falas dhe të bazuara në evidencë për planifikimin familjar, shtatzëninë, lindjen, gjidhënien, kujdesin për lehonën, kujdesin për të porsalindurin dhe prindërimin e hershëm. Klasat për Nëna ofrohen gjithashtu në The Ideas Partnership në Fushë Kosovë.

Your browser does not support the video tag.

Me shtimin e lokacionit të ri, programi Klasat për Nëna i AMC-së i inkuadruar në Dhomën për Edukim dhe Promovim shëndetësor tani është i pranishëm në 21 lokacione në 17 komuna të Kosovës.

Për të promovuar më tej gjidhënien, AMC përuroi sot edhe një mural të ri nga artistja kosovare Ermira Murati, e njohur si Orange Girl, në hyrje të Qendrës së Mjekësisë Familjare 2 (QMF 2) në Fushë Kosovë. Murali, i cili paraqet një nënë duke i dhënë gji foshnjës së saj, është murali i dytë për promovimin e gjidhënies i realizuar nga Murati në bashkëpunim me AMC-në. Murali i parë u përurua në Prishtinë gjatë Javës Botërore të Gjidhënies në gusht të vitit 2025.

“Gjidhënia ekskluzive gjatë gjashtë muajve të parë është një nga mënyrat më efektive për të mbështetur mbijetesën, shëndetin dhe zhvillimin e foshnjës, ndërsa njëkohësisht sjell përfitime të rëndësishme shëndetësore edhe për nënat,” tha Drejtorja Ekzekutive e AMC-së, Rina Demiri Spahija. “Duke zgjeruar qasjen në informata të besueshme dhe mbështetje profesionale, mund t’i ndihmojmë nënat të ndihen më të sigurta për gjidhënien dhe t’u japim më shumë foshnjave një fillim të shëndetshëm në jetë.”

Në fillim të kësaj jave, AMC hapi gjithashtu një hapësirë të re të Klasave për Nëna në Klinikën e Neonatologjisë në Prishtinë. E konceptuar si një hapësirë e dedikuar për nënat, foshnjat e të cilave po marrin kujdes të specializuar, dhoma u mobilua dhe u pajis falë një kontributi bujar prej 5,000 eurosh nga Bambo Nature Kosova.

Kompania gjithashtu dhuroi për Klinikën e Neonatologjisë edhe 100 çarçafë, 100 këllëfë jastëkësh dhe 100 këllëfë jorganësh.

“Jemi thellësisht mirënjohës ndaj Bambo Nature Kosova që na ndihmoi ta krijojmë këtë hapësirë të dedikuar për nënat në Klinikën e Neonatologjisë,” tha Demiri Spahija. “Për familjet që përballen me pasigurinë dhe stresin e të pasurit një të porsalindur në kujdes intensiv, një hapësirë e tillë mund të ofrojë ngushëllim dhe një ndjenjë më të fortë se nuk po e përjetojnë këtë periudhë të vetme.”

Ky zgjerim i programit është mundësuar falë kontributit të donacioneve nga diaspora shqiptare në Zvicër.

You Might Also Like

Ekstradimi në Shqipëri i Sokol Hoxhës, Ambasada Amerikane: SHBA nuk është strehë për ata që keqpërdorin emigracioni për t’i shpëtuar ligjit
Kurti ftoi Gjinin në takim për konstituimin e institucioneve, kreu i Aleancës e refuzon
Ulet numri i pacientëve në Gostivar: Rastet mund të lidhen edhe me virozat sezonale
Apeli kthen në rigjykim rastin ndaj Endrit Nikës, akuzohet për vrasjen e argjentinases
Grabitet 35 vjeçari pas tërheqjes së parave nga bankomati në Qendër të Shkupit

LEXO GJITHASHTU

Bllokimi me Presidentin, Kurti: I kemi 62 vota, mund ta bëjmë Kuvendin e të rizgjidhem kryeministër menjëherë
Bllokimi me Presidentin, Kurti: I kemi 62 vota, mund ta bëjmë Kuvendin e të rizgjidhem kryeministër menjëherë
Lajme
Kurti shfaq gatishmëri t’i shkojë në Gjakovë, Gjini e refuzon ” s’shoh asnjë nevojë”- detaje ekskluzive nga komunikimi i tyre
Kurti shfaq gatishmëri t’i shkojë në Gjakovë, Gjini e refuzon ” s’shoh asnjë nevojë”- detaje ekskluzive nga komunikimi i tyre
Lajme
Çfarë ndodh nëse Kuvendi i Kosovës nuk konstituohet deri në mesnatë?
Çfarë ndodh nëse Kuvendi i Kosovës nuk konstituohet deri në mesnatë?
Lajme
Huaja 100 milionë euro, një tjetër shkak madhor për zgjidhjen e kontratës së koncesionit të Aeroportit të Vlorës
Huaja 100 milionë euro, një tjetër shkak madhor për zgjidhjen e kontratës së koncesionit të Aeroportit të Vlorës
Lajme
Apeli e kthen në rigjykim rastin ndaj Endrit Nikës, akuzohet për vrasjen e argjentinases
Apeli e kthen në rigjykim rastin ndaj Endrit Nikës, akuzohet për vrasjen e argjentinases
Lajme

You Might Also Like

Aksidenti me nëntë të lënduar nga aksidenti në fshatin Korenicë- deklarohen nga Spitali i Gjakovës
TOP Momenti

Aksidenti me nëntë të lënduar nga aksidenti në fshatin Korenicë- deklarohen nga Spitali i Gjakovës

August 7, 2026
Në një puset në Mitrovicë të Veriut, policia gjen veshje dhe pajisje ushtarake
TOP Momenti

Në një puset në Mitrovicë të Veriut, policia gjen veshje dhe pajisje ushtarake

August 7, 2026
Vazhdojnë takimet Kurti-Abdixhiku
TOP Momenti

Vazhdojnë takimet Kurti-Abdixhiku

August 7, 2026
Identifikohen mbetje mortore edhe në një lokacion tjetër të Zubin Potokut, Policia dhe Prokuroria Speciale japin detajet
TOP Momenti

Identifikohen mbetje mortore edhe në një lokacion tjetër të Zubin Potokut, Policia dhe Prokuroria Speciale japin detajet

August 7, 2026

About US

Momenti - Sepse koha ka rëndësi
Kategorite
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Top Categories
  • Contact
  • Blog
  • Complaint
  • Advertise
©Momenti 2026. All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?