By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
MomentiMomentiMomenti
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Reading: Tërmet me magnitudë 4.7 afër Napolit në Itali, shkaktohen ndërprerje të rrymës dhe dëme në ndërtesa
Share
MomentiMomenti
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Search
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Have an existing account? Sign In
Follow US
Tërmet me magnitudë 4.7 afër Napolit në Itali, shkaktohen ndërprerje të rrymës dhe dëme në ndërtesa
Lajme

Tërmet me magnitudë 4.7 afër Napolit në Itali, shkaktohen ndërprerje të rrymës dhe dëme në ndërtesa

Momenti
Published: July 31, 2026

Një tërmet me magnitudë 4.7 ka goditur të premten zonën e Campi Flegrei pranë qytetit jugor italian të Napolit, duke shkaktuar ndërprerje të energjisë elektrike, pezullim të shërbimeve hekurudhore dhe të metrosë, si dhe dëmtime në disa ndërtesa, njoftuan autoritetet.

Tërmeti, i regjistruar në orën 19:46 (17:46 GMT), e kishte epiqendrën në zonën e Campi Flegrei, në perëndim të Napolit, në një thellësi prej rreth 3 kilometrash, bëri të ditur Instituti Kombëtar Italian i Gjeofizikës dhe Vullkanologjisë, raporton Reuters, përcjell Gazeta Express.

Your browser does not support the video tag.

Shërbimi italian i zjarrfikësve tha se kishte raportime për dëme të vogla në ndërtesa brenda dhe përreth Napolit, por shtoi se ekipet e tij nuk kishin marrë kërkesa të menjëhershme për ndihmë apo shpëtim të banorëve.

Shërbimet lokale të trenave dhe metrosë u pezulluan si masë paraprake, njoftuan zyrtarët lokalë.

Mediet italiane raportuan se ky ishte një nga tërmetet më të forta të regjistruara ndonjëherë në këtë zonë, ndërsa banorë të disa lagjeve dolën me nxitim në rrugë kur u ndjenë lëkundjet.

Campi Flegrei, një kalderë vullkanike me dendësi të madhe banimi që përfshin një pjesë të madhe të Napolit perëndimor, ka përjetuar aktivitet sizmik gjithnjë e më të shpeshtë vitet e fundit, duke bërë që qeveria të rrisë monitorimin e zonës.

Edhe pse tërmetet e vogla janë të zakonshme në këtë zonë, lëkundjet më të forta kanë shtuar frikën për një përsëritje të krizës sizmike që goditi Campi Flegrei në fillim të viteve 1980, duke shkaktuar ndërprerje të mëdha dhe duke detyruar mijëra njerëz të largohen nga shtëpitë e tyre.

Tërmetet janë relativisht të shpeshta në Itali.

Një seri tërmetesh të fuqishme goditën Italinë qendrore në vitin 2016, duke shkatërruar pjesë të rajoneve Lazio, Umbria dhe Marche dhe duke shkaktuar rreth 300 viktima.

Tërmeti më vdekjeprurës i dekadave të fundit ishte ai me magnitudë 6.9 që goditi zonën e Irpinia-s në Italinë jugore në nëntor të vitit 1980, duke vrarë rreth 2.700 persona dhe duke shkatërruar qindra qytete.

The post Tërmet me magnitudë 4.7 afër Napolit në Itali, shkaktohen ndërprerje të rrymës dhe dëme në ndërtesa appeared first on Gazeta Express.

You Might Also Like

A do takohet me Abdixhikun?, flet Kurti: Javën e ardhshme marrim vesh gjithçka, s’mund ta parashikojmë rezultatin por ka interesim e vullnet  
Bie fluksi në kufi, QKMK njofton për kolona 500 metra e pritje më së shumti 70 minuta
OIK dënon sulmin fizik ndaj infermieres në Viti: Cenim i sigurisë në vendin e punës, rasti të trajtohet me seriozitet
Rama ndan foto nga Sunny Hill: Bota e zbulon Prishtinën, kjo është fuqia e festivalit
Edhe nesër mot ‘‘shumë i nxehtë’’, temperaturat pritet të arrijnë deri në 36 gradë

Quick Link

  • Contact
  • Blog
  • Complaint
  • Advertise

About US

Momenti - Sepse koha ka rëndësi
Kategorite
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Top Categories
  • Contact
  • Blog
  • Complaint
  • Advertise

Top Categories

  • My Bookmarks
  • Customize Interests

You Might Also Like

Temperatura përvëluese në Itali, shumica e qyteteve kalojnë në nivelin maksimal të alarmit
Lajme

Temperatura përvëluese në Itali, shumica e qyteteve kalojnë në nivelin maksimal të alarmit

August 1, 2026
Begaj dekreton hyrjen në fuqi të marrëveshjes së huasë prej 302 milionë dollarësh me SHBA-në
Lajme

Begaj dekreton hyrjen në fuqi të marrëveshjes së huasë prej 302 milionë dollarësh me SHBA-në

August 1, 2026
Dy motoristë humbin në Jezercë, ekipet e kërkim-shpëtimit dalin në aksion për gjetjen e tyre
Lajme

Dy motoristë humbin në Jezercë, ekipet e kërkim-shpëtimit dalin në aksion për gjetjen e tyre

August 1, 2026
Sulmohet fizikisht një infermiere në Viti, reagon Komuna: E papranueshme, organet të ndërmarrin veprime, autorët të mbajnë përgjegjësi
Lajme

Sulmohet fizikisht një infermiere në Viti, reagon Komuna: E papranueshme, organet të ndërmarrin veprime, autorët të mbajnë përgjegjësi

August 1, 2026

About US

Momenti - Sepse koha ka rëndësi
Kategorite
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Top Categories
  • Contact
  • Blog
  • Complaint
  • Advertise
©Momenti 2026. All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?