Të shtëna me armë janë regjistruar këtë të martë gjatë një operacioni të zhvilluar në Qafshtamë të Krujës.
Mësohet se po zhvillohet një operacion kundër kultivimit të kanabisit.
Gjatë kontrolleve raportohet se janë dëgjuar disa të shtëna por fatmirësisht nuk ka të lënduar.
Aksioni vijon në zonat e thella malore, ndërsa kontrollet janë përqendruar në identifikimin dhe asgjësimin e parcelave të kultivuara me kanabis sativa. /euronews.al/

