By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
MomentiMomentiMomenti
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Reading: Sela: Në protestat për UÇK-në duhet të jenë edhe Kasami, Mexhiti dhe çdo qytetar shqiptar
Share
MomentiMomenti
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Search
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Have an existing account? Sign In
Follow US
Sela: Në protestat për UÇK-në duhet të jenë edhe Kasami, Mexhiti dhe çdo qytetar shqiptar
TOP Momenti

Sela: Në protestat për UÇK-në duhet të jenë edhe Kasami, Mexhiti dhe çdo qytetar shqiptar

Momenti
Published: September 29, 2026

Kryetari i Lidhjes Shqiptare, Ziadin Sela, ka bërë thirrje për pjesëmarrje të përbashkët të shqiptarëve në protestat e paralajmëruara për katërshen e UÇK-së, pavarësisht përkatësive politike.

Duke folur në emisionin “Rishtazi” në “KohaCast”, Sela tha se në protestat që mund të organizohen në Tetovë dhe në qytete të tjera duhet të marrin pjesë edhe liderët shqiptarë, pavarësisht dallimeve dhe kundërshtimeve politike. “Unë mendoj që vendin dje në protestë duhej ta kishin edhe Bilalli, edhe Izeti, edhe Afrimi, si qytetarë shqiptarë të Maqedonisë së Veriut. Secili që është shqiptar ka tagër të jetë në këto protesta, sipas asaj që paralajmëruan organizatorët”, u shpreh Sela.

Ai theksoi se dallimet politike nuk duhet të pengojnë pjesëmarrjen në çështje që, sipas tij, lidhen me interesin e përbashkët të qytetarëve shqiptarë.

“Politikisht ne mund të grindemi shumë, mund të kemi këndvështrime nga më të ndryshmet, por unë u bëj thirrje që në Tetovë vendin në protestë ta ketë edhe Bilall Kasami, edhe Izet Mexhiti, nëse organizatorët do të bëjnë një protestë atje. Dhe këtë e them për çdo qytetar shqiptar, pa marrë parasysh se ku është, pjesë e cilës parti politike është apo kë voton”, deklaroi Sela.

Sipas tij, pjesëmarrja në protesta nuk duhet të kushtëzohet nga përkatësia partiake, duke bërë thirrje për mobilizim qytetar përtej ndarjeve politike.

You Might Also Like

​Sulmi në Ibër-Lepenc, në Gjykatë flet dëshmitarja që dëgjoi shpërthimin e fuqishëm
Mickoski: Inflacioni tek ne është më i ulët se ai evropian, presim lëvizje stabile edhe në periudhën e ardhshme
Simiq thotë se ai dhe zyrtarë të tjerë të Listës Serbe janë ftuar nga Prokuroria Speciale, dyshohen për disa vepra penale
Shpërthim në një pikë karburanti në Sarandë, plagosen dy persona
Aksident trafiku në rrugën Strumicë-Radovish, humb jetën një person

LEXO GJITHASHTU

Kriza e grurit në Ukrainë mund të kushtojë 60 miliardë dollarë në nivel global – thotë ministri ukrainas
Kriza e grurit në Ukrainë mund të kushtojë 60 miliardë dollarë në nivel global – thotë ministri ukrainas
Lajme
Pas Skenderajt, edhe Komuna e Malishevës miraton Deklaratën kundër Speciales
Pas Skenderajt, edhe Komuna e Malishevës miraton Deklaratën kundër Speciales
Lajme
Valon Murati, Hysni Klinaku e Leart Ajvazi folës në natën e 14-të të protestës; Çlirim Haziri me kërkesë konkrete për Qeverinë dhe Kuvendin
Valon Murati, Hysni Klinaku e Leart Ajvazi folës në natën e 14-të të protestës; Çlirim Haziri me kërkesë konkrete për Qeverinë dhe Kuvendin
Lajme
Prokuroria Speciale fton zyrtarët e Listës Serbe, dyshohen për sulm ndaj rendit kushtetues dhe vepra të tjera
Prokuroria Speciale fton zyrtarët e Listës Serbe, dyshohen për sulm ndaj rendit kushtetues dhe vepra të tjera
Lajme
Kusari-Lila: Deri më 6 tetor duhet të zgjidhet presidenti dhe të ketë dakordim për ndryshimin e Ligjit për Specialen
Kusari-Lila: Deri më 6 tetor duhet të zgjidhet presidenti dhe të ketë dakordim për ndryshimin e Ligjit për Specialen
Lajme

You Might Also Like

Të shtëna me armë në një operacion antidrogë në Qafshtamë
TOP Momenti

Të shtëna me armë në një operacion antidrogë në Qafshtamë

September 29, 2026
SPAK refuzon kërkesën për pjesëmarrjen e Veliajt në mbledhjen e Këshillit Bashkiak
TOP Momenti

SPAK refuzon kërkesën për pjesëmarrjen e Veliajt në mbledhjen e Këshillit Bashkiak

September 29, 2026
Katër shtetas polakë ndalohen pasi dëmtuan derën e magazinave ushtarake në Tetovë
TOP Momenti

Katër shtetas polakë ndalohen pasi dëmtuan derën e magazinave ushtarake në Tetovë

September 29, 2026
PDK i bën thirrje Qeverisë: Të dërgohet sa më parë në Kuvend Ligji për Specialen
TOP Momenti

PDK i bën thirrje Qeverisë: Të dërgohet sa më parë në Kuvend Ligji për Specialen

September 29, 2026

About US

Momenti - Sepse koha ka rëndësi
Kategorite
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Top Categories
  • Contact
  • Blog
  • Complaint
  • Advertise
©Momenti 2026. All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?