By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
MomentiMomentiMomenti
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Reading: Të fundit në Evropë në matematikë, shkencë e lexim, shifrat alarmuese në testin PISA – çfarë nuk kanë arritur të kuptojnë nxënësit e Kosovës?
Share
MomentiMomenti
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Search
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Have an existing account? Sign In
Follow US
Të fundit në Evropë në matematikë, shkencë e lexim, shifrat alarmuese në testin PISA – çfarë nuk kanë arritur të kuptojnë nxënësit e Kosovës?
TOP Momenti

Të fundit në Evropë në matematikë, shkencë e lexim, shifrat alarmuese në testin PISA – çfarë nuk kanë arritur të kuptojnë nxënësit e Kosovës?

Momenti
Published: September 8, 2026

Rezultatet e PISA 2025 kanë vënë sërish në pah gjendjen shqetësuese të arsimit në Kosovë.

Referuar të dhënave në të tri fushat kryesore – shkencë, matematikë dhe lexim – nxënësit kosovarë mbeten dukshëm nën mesataren e OECD-së.

Performanca e nxënësve të Kosovës ka mbetur pothuajse në të njëjtin nivel me vitin 2022 në shkencë dhe lexim, ndërsa në matematikë është shënuar rënie.

Your browser does not support the video tag.

Rezultatet e PISA-s 2025, nxënësit e Kosovës nën mesataren e vendeve anëtare të OECD-së

Në Programin për Vlerësimin Ndërkombëtar të Nxënësve (PISA), i cili u mbajt në periudhën 10-30 maj të vitit 2025, morën pjesë gjithsej 6632 nxënës të moshës 15-vjeç nga 213 shkolla.

Rezultatet e PISA 2025 tregojnë se performanca mesatare e nxënësve të Kosovës në shkencë –357 pikë dhe lexim – 340 pikë, rezultatet kanë mbetur përafërsisht në nivelin e vitit 2022, 357 pikë, respektivisht 342 pikë, ndërsa në matematikë – 350 pikë, më e ulët për 5 pikë në krahasim me vitin 2022 sa ishte 355.

Nga 2022 në 2025:

Matematikë: 355 → 350, rënie prej 5 pikësh.

Lexim: 342 → 340, rënie prej 2 pikësh

Shkencë: 357 → 357, pa ndryshim.

Ndërkaq, rezultat më i lartë u shënua në fushën e zgjidhjeve kompjuterike, gjithsej 359 pikë, thotë MASHTI.

Kjo nënkupton që rezultatet në katër treguesit kryesorë të performancës janë nën mesataren e vendeve anëtare të Organizatës për Bashkëpunim dhe Zhvillim Ekonomik (OECD).

Grafiku më poshtë mat përqindjen e nxënësve që janë nën Nivelin 2 në shkencë, lexim dhe matematikë, ndërkaq niveli 2 konsiderohet pragu bazë i aftësive që PISA pret nga një 15-vjeçar.

telegrafi.com

Nga këto rezultatet e PISA-s del se rreth 85% e nxënësve kosovarë dështuan në matematikë, rreth 84% në lexim dhe afro 79% në shkencë.

Tutje thuhet se vetëm në Kosovë, rënia më e shpejtë e rezultateve të nxënësve me arritje të larta bëri që hendeku i arritjeve në shkencë të ngushtohej midis viteve 2015 dhe 2025.

Shahini: PISA është pasqyrë e problemeve të sistemit arsimor

Por, çka thotë njohësi i arsimit, Agon Ahmeti?

Drejtori ekzekutiv i ETEA-s, Agon Ahmeti në një postim në Facebook thekson se analfabetizmi funksional është drejt totalitetit.

Njohësi i fushës së arsimit shkruan se nga rezultatet e PISA-s del se 85% e nxënësve kosovarë dështuan në matematikë, 84% në lexim dhe 79% në shkencë.

Ai ka dhënë shembuj në matematikë, lexim e shkencë lidhur me atë se çfarë nuk kanë arritur të kuptojnë nxënësit e Kosovës, 15-vjeçarët.

◾️ MATEMATIKË:

Për me shku në qytet janë dy mënyra të mundshme:

– Rruga A: 30 km deri në një fshat, pastaj 40 km deri në qytet

– Rruga B: 60 km drejtpërdrejt në qytet

Cila rrugë është më e shkurtër?

Fatkeqësisht, 85% e nxënësve janë të prirur me zgjedh rrugën A sepse nuk arrijnë me kuptu që fillimisht duhet me i mbledh sa bëjnë 30+40 për me kuptu që rruga B është 10 km më e shkurtër…

◾️ LEXIM:

Lexoni tekstin “Arta e kishte pritur gjithë javën piknikun e së dielës. Çantën e mbante afër shtratit që nga e mërkura. Kur u zgjua të dielën në mëngjes dhe e pa shiun nga dritarja, çantën e futi përsëri në dollap”.

Pse Arta e futi çantën përsëri në dollap?

Fatkeqësisht, 84% e nxënësve nuk arrijnë me kuptu që Artës ia prishi shiu planet për piknik…

◾️ SHKENCË:

Dy peshqirë të njëjtë lagen me të njëjtën sasi uji. Njëri shtrihet, tjetri lihet i palosur. Pas dy orësh, peshqiri i shtrirë është i terur, ndërsa i palosuri jo, pse?

Fatkeqësisht, 79% e nxënësve nuk arrijnë me kuptu që peshqiri i shtrirë ka më shumë sipërfaqe në kontakt me ajrin dhe rrjedhimisht uji avullon më shpejt.

Rezultatet e dobëta në PISA, njohësi i fushës së arsimit, Ahmeti: Analfabetizmi funksional drejt totalitetit

Në cilin grup të vendeve është Kosova?

Në bazë të rezultateve del se Kosova është në grupin e vendeve me përqindjen më të lartë të nxënësve me performancë të ulët.

Më mirë se Kosova ndodhen të gjitha vendet e Evropës, të Ballkanit. Në fakt Kosova në bazë të këtyre të dhënave krahasohet kryesisht me vende si Armenia, Maroku, Paraguai, Guatemala, Kamboxhia dhe Ruanda.

Si pikë më shqetësuese konsiderohet fakti përqindjet e performimit të dobët janë të larta në tri fushat – matematikë, lexim dhe shkencë.

Reagime nga deputetë

Lidhur me rezultatet e dobëta në PISA, ka reaguar edhe deputetja e PDK-së, Sala Jashari ka reaguar për rezultatet e nxënësve të Kosovës në testin ndërkombëtar PISA, duke i cilësuar alarmante të dhënat për rënien e performancës në arsim.

Jashari ka thënë se është e papranueshme që rezultatet e nxënësve të Kosovës të vazhdojnë të përkeqësohen, ndërsa arsimi, sipas saj, ende nuk po trajtohet me seriozitetin e duhur.

“Është e papranueshme që rezultatet e nxënësve të Kosovës në PISA të vazhdojnë të bien, ndërsa arsimi ende pret të trajtohet me seriozitetin që meriton”, ka shkruar Jashari.

Ajo ka krahasuar rezultatet me vitin 2015, duke theksuar rritjen e përqindjes së nxënësve që mbeten nën nivelin bazë të aftësive. /Telegrafi/

You Might Also Like

LSH: Komuna e Tetovës po e anashkalon flamurin kombëtar shqiptar
OEK: Rezultatet e PISA, alarm për arsimin dhe ekonominë e Kosovës
Deliu-Kodra: Kuvendi duhet të konstituohet, 12 dhe 16 shtatori janë data jetike për Kosovën
Mashtrimet digjitale në rritje, për 6 muaj BQK pranoi 82 ankesa për keqpërdorim të kartelave
Nikolloski: Autostrada Ohër-Kërçovë do të përfundojë në gjysmën e parë të vitit 2027

LEXO GJITHASHTU

Gjini: Jemi dakorduar të mos marrim pjesë në seancën e nesërme
Gjini: Jemi dakorduar të mos marrim pjesë në seancën e nesërme
Lajme
OEK: Rezultatet e PISA 2025 alarm për arsimin dhe ekonominë
OEK: Rezultatet e PISA 2025 alarm për arsimin dhe ekonominë
Lajme
“Liria s’është e plotë pa çlirimtarët”, kreu i OVL-UÇK-së fton qytetarët në marshin e 12 shtatorit
“Liria s’është e plotë pa çlirimtarët”, kreu i OVL-UÇK-së fton qytetarët në marshin e 12 shtatorit
Lajme
Locarno shënon tri net tropikale radhazi në shtator, fenomen i rrallë për Zvicrën
Locarno shënon tri net tropikale radhazi në shtator, fenomen i rrallë për Zvicrën
Lajme
Argjentina do të ngrejë padi penale kundër një kompanie nafte që operon në Falklands
Argjentina do të ngrejë padi penale kundër një kompanie nafte që operon në Falklands
Lajme

You Might Also Like

Pendarovski: Pavarësia nuk na u dha, por është vepër e shumë brezave të udhëhequr nga ideali i shtetit tonë të lirë
TOP Momenti

Pendarovski: Pavarësia nuk na u dha, por është vepër e shumë brezave të udhëhequr nga ideali i shtetit tonë të lirë

September 8, 2026
Pendarovski: Pavarësia nuk na u dha, por është vepër e shumë brezave të udhëhequr nga ideali i shtetit tonë të lirë
TOP Momenti

Pendarovski: Pavarësia nuk na u dha, por është vepër e shumë brezave të udhëhequr nga ideali i shtetit tonë të lirë

September 8, 2026
KDI: Kuvendi mund të konstituohet, por tejkalimi i afatit kushtetues kërkon qartësi juridike
TOP Momenti

KDI: Kuvendi mund të konstituohet, por tejkalimi i afatit kushtetues kërkon qartësi juridike

September 8, 2026
Mickoski: Le të jemi brezi që do ta çojë vendin në BE, por nuk ka kompromise për identitetin, gjuhën dhe kulturën
TOP Momenti

Mickoski: Le të jemi brezi që do ta çojë vendin në BE, por nuk ka kompromise për identitetin, gjuhën dhe kulturën

September 8, 2026

About US

Momenti - Sepse koha ka rëndësi
Kategorite
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Top Categories
  • Contact
  • Blog
  • Complaint
  • Advertise
©Momenti 2026. All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?