By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
MomentiMomentiMomenti
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Reading: Tajvani shumë i interesuar për të investuar në Kosovë, Chihchung: Duhet të kemi më shumë shkëmbim
Share
MomentiMomenti
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Search
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Have an existing account? Sign In
Follow US
Tajvani shumë i interesuar për të investuar në Kosovë, Chihchung: Duhet të kemi më shumë shkëmbim
Lajme

Tajvani shumë i interesuar për të investuar në Kosovë, Chihchung: Duhet të kemi më shumë shkëmbim

Momenti
Published: May 26, 2026

Ndonëse me kontekst të ndryshëm historik e politik, Tajvani dhe Kosova kanë një të përbashkët. Të dy vendet ndajnë kufijtë e tyre me shtete fqinje që kanë pretendime territoriale e të cilat konsiderohen në vazhdimësi kërcënim për sigurinë. Megjithatë ndonëse në presion të vazhdueshëm nga fqinjët si Kina e Serbia, të dy vendet kanë vazhduar ngritjen e kapaciteteve të tyre ekonomike dhe në mbrojtje, ndonëse në nivele të ndryshme, shkruan Gazeta Express.

Besnik Velija

Your browser does not support the video tag.

Por cili është raporti në mes të dy shteteve dhe si mund të avancohet më shumë sa i përket bashkëpunimit Tajvan-Kosovë?

Zëvendësministri i Jashtëm i Tajvanit, François Chihchung, ka thënë për Gazetën Express, se shteti tajvanez është shumë i interesuar për të avancuar bashkëpunimin ekonomik me Kosovën, si një nga mënyrat më të mira. Kjo pasi sipas tij, vendosja e raporteve diplomatike nuk është e mundur për momentin.

“Ne jemi duke bërë përpjekje që të gjejmë se si mund të punojmë më shumë sa i përket bashkëpunimit ekonomik. Bashkëpunimi ekonomik është gjithmonë mënyra më e mirë. Me Kosovën jemi duke menduar që të punojmë më shumë me ju dhe nuk mendoj që për momentin njohja diplomatike është e mundur”, ka thënë Chihchung për Express.

Ai ka thënë se Tajvani duhet të kuptojë situatën ekonomike të Kosovës, në mënyrë që sektori privat tajvanez të investojnë në Kosovë.

“Bashkëpunimi ekonomik mbetet një mundësi e fuqishme dhe një vullnet i fuqishëm politik nga ana e Tajvanit. Me Kosovën, duhet të kemi më shumë shkëmbim. Duhet të kuptojmë situatën e tuaj ekonomike, meritoni që sektori privat të shkojë në Kosovë për investime dhe mendoj se njerëzit nga Tajvani do të shkojnë në Kosovë për të investuar”, ka thënë ai.

Tajvani është një prej vendeve ku kosovarët mund të udhëtojnë pa viza. Nga 1 dhjetori 2024, Tajvani kishte vendosur për heqje të regjimit të vizave, duke njohur pasaportën kosovare./GazetaExpress/

The post Tajvani shumë i interesuar për të investuar në Kosovë, Chihchung: Duhet të kemi më shumë shkëmbim appeared first on Gazeta Express.

You Might Also Like

Erdogan ndryshon kurs pas 53 vjetësh: Integrimi në BE nuk është më përparësi e Turqisë
BE tash pret konsultime mes Qeverisë dhe komunave për hapjen e Urës së Ibrit
Shënohet viktima e katërt nga ethet e Nilit Perëndimor në Shkup, 76-vjeçari u trajtua 27 ditë në Klinikën Infektive
23-vjeçari kapet me 200 hardhuca të gjalla në aeroport, i kishte futur në çorape brenda valixhes
Austria ndalon shaminë për vajzat nën 14 vjeç

LEXO GJITHASHTU

Regjistrohet viktima e katërt nga ethet e Nilit Perëndimor, pacienti për 27 ditë është mjekuar në Klinikën Infektive në Shkup
Regjistrohet viktima e katërt nga ethet e Nilit Perëndimor, pacienti për 27 ditë është mjekuar në Klinikën Infektive në Shkup
TOP Momenti
Haxhiu pas takimit me liderët politikë: Kurti do të zhvillojë së shpejti takim me LDK-në
Haxhiu pas takimit me liderët politikë: Kurti do të zhvillojë së shpejti takim me LDK-në
TOP Momenti
Gërvalla: Kush kërkon zgjidhje, nuk i ikën tavolinës së dialogut
Gërvalla: Kush kërkon zgjidhje, nuk i ikën tavolinës së dialogut
TOP Momenti
Nga e kaluara kriminale në Angli te roje plazhi në lokalin ‘Principote’ në Ksamil, 20-vjeçari u vra pas konfliktit për një vajzë
Nga e kaluara kriminale në Angli te roje plazhi në lokalin ‘Principote’ në Ksamil, 20-vjeçari u vra pas konfliktit për një vajzë
TOP Momenti
“Prokurimi mbetet në plan”, mbi 700 aktivitete nuk u inicuan deri në fund të qershorit
“Prokurimi mbetet në plan”, mbi 700 aktivitete nuk u inicuan deri në fund të qershorit
TOP Momenti

You Might Also Like

Trump i bërtet gazetares së CNN: Hesht! Hesht! Hesht! 
Lajme

Trump i bërtet gazetares së CNN: Hesht! Hesht! Hesht! 

August 18, 2026
Parashikohet që El Niño të arrijë një forcë historike përpara dimrit 2026-27
Lajme

Parashikohet që El Niño të arrijë një forcë historike përpara dimrit 2026-27

August 18, 2026
Azerbajxhani thërret ambasadorin rus në shenjë proteste ndaj deklaratave “provokative” të mediave ruse
Lajme

Azerbajxhani thërret ambasadorin rus në shenjë proteste ndaj deklaratave “provokative” të mediave ruse

August 18, 2026
Pas COVID-19, gati 1 në 10 të rinj thotë se nuk ka asnjë kontakt ballë për ballë gjatë ditës
Lajme

Pas COVID-19, gati 1 në 10 të rinj thotë se nuk ka asnjë kontakt ballë për ballë gjatë ditës

August 18, 2026

About US

Momenti - Sepse koha ka rëndësi
Kategorite
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Top Categories
  • Contact
  • Blog
  • Complaint
  • Advertise
©Momenti 2026. All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?