By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
MomentiMomentiMomenti
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Reading: “Prokurimi mbetet në plan”, mbi 700 aktivitete nuk u inicuan deri në fund të qershorit
Share
MomentiMomenti
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Search
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Have an existing account? Sign In
Follow US
“Prokurimi mbetet në plan”, mbi 700 aktivitete nuk u inicuan deri në fund të qershorit
TOP Momenti

“Prokurimi mbetet në plan”, mbi 700 aktivitete nuk u inicuan deri në fund të qershorit

Momenti
Published: August 18, 2026

Institucionet qendrore kanë realizuar në masë të ulët aktivitetet e prokurimit të planifikuara për gjashtëmujorin e parë të vitit 2026, sipas raportit të INPO-së me titull “Prokurimi që mbetet në plan”.

Deri më 30 qershor, nga 905 aktivitetet e parapara për inicim, vetëm 170 kanë kaluar në fazën e inicimit.

Your browser does not support the video tag.

Të dhënat janë prezantuar nga Arbër Kabashi, hulumtues në INPO, gjatë prezantimit të raportit që analizon planifikimin dhe realizimin e aktiviteteve të prokurimit nga ministritë dhe Zyra e Kryeministrit në periudhën 1 janar deri më 30 qershor 2026.

“Metodologjia që kemi përdorur pra për këtë raport: Kemi analizuar planifikimet e prokurimit të të gjitha ministrive dhe i kemi analizuar të gjitha aktivitetet e prokurimit, të cilat janë iniciuar përmes formularit B05 apo siç njihet formulari i njoftimit për kontratë. Kemi shkuar pra, analizën e kemi bërë në bazë të këtij formulari sepse pjesa dërrmuese e aktiviteteve që janë në një planifikim të prokurimit parashihet që të iniciohen përmes këtij formulari. Periudha jonë monitoruese është nga data 1 janar deri më datën 30 qershor. Pra, të gjitha aktivitetet të cilat i kanë iniciuar ministritë nga periudha 1 janar deri më 30 qershor 2026. Gjatë kësaj periudhe ka edhe aktivitete të tjera të cilat i kanë zhvilluar ministritë edhe Zyra e Kryeministrit, por ato i takojnë aktiviteteve të cilat janë iniciuar në vitet paraardhëse. Pra, të jemi më të qartë, analiza jonë fokusohet vetëm për aktivitetet që janë iniciuar në periudhan 1 janar – 30 qershor 2026″, tha ai.

Osman Vishaj nga Komisioni Rregullativ i Prokurimit Publik (KRPP), duke komentuar gjetjet e raportit, tha se planifikimi i prokurimit është bazamenti i gjithë procesit.

“Planifikimi i prokurimit pothuajse është, me fjalë tjera, faktikisht me shprehje popullore është themeli, sikur në temelin e një shtëpie. Nëse bazamentin e një shtëpie e bën të keq në ndërtesë, një tërmet prej tre-katër ballëve ka me të dëmtuar. Themeli, themeli i një procesi të prokurimit publik është planifikimi i prokurimit publik. Pa dashur me arsyetuar këtë planifikim që pak, që nuk është në harmoni me ligjin, kanë ndodhur dy fenomene që i tha edhe Arbëri.

Është vonesa e miratimit të ligjit edhe ndarja e shumë ministrive që jo në planifikim, por edhe në realizim të procedurave të prokurimit ka shkaktuar goxha tollovi. Ka shembuj që besoj që nuk e keni vërejtur ose nuk e keni pasur targetin ju, ku institucione të caktuara kanë filluar, ta marrim Ministria e Arsimit, Kulturës, një procedurë të prokurimit, ndërsa rrugës, ka qenë në vlerësim, rrugës ka ndryshuar procesi, projekti, mjetet financiare janë bartur në ministrinë, po thojmë të Kulturës, ndërsa kjo e Sportit. Ka gjithë aktivitetin e prokurimit. Është problemi çfarë me bërë me këto çështje”, tha ai.

Diana Metushi-Krasniqi, eksperte e prokurimit u shpreh se çështja e prokurimit ka mbetur vetëm në planet qeverisëse, pasi qw sipas saj ende nuk është realizuar.

“Kur flasim për vonesat në realizimin e planifikimit të prokurimit, përveç asaj më të thjeshtë burokratike që është djegia e buxhetit, se buxheti që nuk shfrytëzohet nuk mundet me u realizuar më tutje, po dhe po të mundet nuk mundet me u shfrytëzuar deri në vitin e ardhshëm, ajo djegie e buxhetit neve na bien deri te problemi i uljes së qarkullimit financiar në treg. E qarkullimi prej një miliardësh në tregun e Kosovës është një ndihmesë, është një shtytje shumë e madhe për bizneset.

Mos të harrojmë se janë bizneset ato që krijojnë vendet e punës, janë bizneset ato që paguajnë numrin më të madh të taksave. Kështu që kur ne e ndalim këtë pjesë të buxhetit, na në mënyrë indirekte jemi duke dëmtuar edhe vetveten si qeverisje, si shtet, për shkak që jemi duke ndalur një pjesë goxha të konsiderueshme të të hyrave indirekte përmes taksave. Përtej asaj, kemi uljen e performancës së institucioneve. Kur nuk e realizojmë një planifikim të prokurimit, normal institucionet nuk kanë mjaftueshëm mjetet, nuk kanë mjaftueshëm mjetet e veta për me kryer punën e vet ashtu siç duhet, nuk kanë me mbërritur me i kryer planifikimet apo premtimet politike publike apo politike që janë dhënë për infrastrukturë, për avancime të mirëqenies e të tjera e të tjera, që respektivisht ndikon edhe në uljen e besimit në institucione” u shpreh ajo. /kp/

You Might Also Like

Krum Efremov do të jetë ambasadori i ri i Maqedonisë së Veriut në Bullgari
Regjistrohet viktima e katërt nga ethet e Nilit Perëndimor, pacienti për 27 ditë është mjekuar në Klinikën Infektive në Shkup
Haxhiu pas takimit me liderët politikë: Kurti do të zhvillojë së shpejti takim me LDK-në
Gërvalla: Kush kërkon zgjidhje, nuk i ikën tavolinës së dialogut
Nga e kaluara kriminale në Angli te roje plazhi në lokalin ‘Principote’ në Ksamil, 20-vjeçari u vra pas konfliktit për një vajzë

LEXO GJITHASHTU

“Jashtëzakonisht serioze”, “Rreth 4 orë intervenim” – mjeku i QKUK-së jep detaje për operacionin ku iu hoq tumori 23-vjeçarit
“Jashtëzakonisht serioze”, “Rreth 4 orë intervenim” – mjeku i QKUK-së jep detaje për operacionin ku iu hoq tumori 23-vjeçarit
Lajme
Tri kompani transporti pezullojnë nga nesër disa linja nga Fushë Kosova drejt Prishtinës
Tri kompani transporti pezullojnë nga nesër disa linja nga Fushë Kosova drejt Prishtinës
Lajme
“Forcim i koordinimit”, Ulutash pret në takim Palatovën, a folën për Urën e Ibrit?
“Forcim i koordinimit”, Ulutash pret në takim Palatovën, a folën për Urën e Ibrit?
Lajme
Kushëriri i Bashar al-Assad dënohet me vdekje
Kushëriri i Bashar al-Assad dënohet me vdekje
Lajme
Thatësira mund ta shtrenjtojë ujin e pijshëm në Zvicër
Thatësira mund ta shtrenjtojë ujin e pijshëm në Zvicër
Lajme

You Might Also Like

Realiteti i hidhur i ujërave të Vlorës
TOP Momenti

Realiteti i hidhur i ujërave të Vlorës

August 18, 2026
Gjenden 10 emigrantë nga Egjipti, privohet nga liria kontrabandisti nga Letonia
TOP Momenti

Gjenden 10 emigrantë nga Egjipti, privohet nga liria kontrabandisti nga Letonia

August 18, 2026
Murati: Buxheti për komunat në vitin 2027 do të arrijë në 907 milionë euro
TOP Momenti

Murati: Buxheti për komunat në vitin 2027 do të arrijë në 907 milionë euro

August 18, 2026
Sonte do të bëhet spërkatja e 13-të kundër mushkonjave në Shkup
TOP Momenti

Sonte do të bëhet spërkatja e 13-të kundër mushkonjave në Shkup

August 18, 2026

About US

Momenti - Sepse koha ka rëndësi
Kategorite
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Top Categories
  • Contact
  • Blog
  • Complaint
  • Advertise
©Momenti 2026. All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?