By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
MomentiMomentiMomenti
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Reading: Tahiri: Nuk ulemi në tavolinë me Kurtin pa u adresuar gjashtë kërkesat tona
Share
MomentiMomenti
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Search
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Have an existing account? Sign In
Follow US
Tahiri: Nuk ulemi në tavolinë me Kurtin pa u adresuar gjashtë kërkesat tona
TOP Momenti

Tahiri: Nuk ulemi në tavolinë me Kurtin pa u adresuar gjashtë kërkesat tona

Momenti
Published: July 29, 2026




Foto: Laura Hasani





Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, ka zbutur qëndrimin e tij duke e ftuar në një takim për të diskutuar formimin e institucioneve të reja. Por Aleanca nuk po lëshon pe.

Your browser does not support the video tag.


Deputeti i zgjedhur i kësaj partie, Besnik Tahiri, ka bërë të qartë se partia nuk do të ulet në tavolinë pa u adresuar gjashtë kërkesat programore, duke theksuar se ato nuk kanë të bëjnë me ndarjen e pushtetit, por me politika shtetërore.


I pyetur nëse Aleanca po e bllokon procesin e formimit të institucioneve duke refuzuar takimin me Kurtin, Tahiri tha se kërkesat e Aleancës janë publike dhe se përgjegjësia për të vepruar bie mbi Qeverinë.


“Pikat tona programore, që janë rrjedhimisht kërkesa të politikave publike, janë publike. Zoti Kurti, respektivisht Lëvizja Vetëvendosje, nuk duhet me na kthy letër. Ata, për gazin amerikan, duhet ta bëjnë një veprim shumë të thjeshtë: Qeveria e Kosovës duhet t’ia dërgojë një letër Qeverisë amerikane, Departamentit të Shtetit, ku do të zotohet si shtet për infrastrukturën e gazit amerikan. Kjo s’ka të bëjë me ne, ne s’e dojmë me na e çu neve atë letër. Vendimet e tjera janë vendime të Qeverisë”, deklaroi Tahiri.


Ai theksoi se Aleanca nuk po kërkon poste në ekzekutiv dhe se kushtëzimet e saj nuk kanë të bëjnë me interesa partiake.


“Ne nuk po kërkojmë hise në qeveri. Ne nuk po bllokojmë për shkak se po lypim ministri, as ambasadorë, as kryetar Kuvendi. Ne kemi qenë të paftuar në procesin e kaluar. Dhe si ndodhi që tash Aleanca të bëhet parti e respektueshme? Ne kemi qenë gjithmonë parti e respektueshme, parti shtetformuese. Ajo që na brengos është pozicioni që zoti Kurti e ka marrë tash e sa kohë dhe kjo duhet të ndryshojë”, u shpreh ai.


Tahiri kritikoi mënyrën se si, sipas tij, është qeverisur vendi në dy vitet e fundit, duke pretenduar se Kosova po vazhdon të drejtohet me ushtrues detyre për shkak të një strategjie politike të Kurtit.


“Kosova kurrë në historinë e vet politike nuk ka qenë në një situatë më të rëndë. Dikush pyet pse? Sepse tash dy vite Kosova po udhëhiqet me ushtrues detyre. A e dini pse? Për shkak se kjo është vetë synimi strategjik i këtij kryeministri. Ai do të jetë në funksionin e kryeministrit si ushtrues detyre, që t’i kapë të gjitha institucionet që ndërlidhen me rregullatorët. Rregullatorët i ka në dorë Qeveria. Paranë publike e ka në dorë Qeveria. Institucionet kryesore që i sjellin të hyrat i ka në dorë Qeveria. Pra, ai dëshiron të jetë në këtë funksion pa pasur mbikëqyrje e kontroll legjislativ nga Kuvendi dhe pa dhënë përgjegjësi për marrëdhëniet ndërkombëtare”, tha Tahiri.


Sipas tij, pikërisht për këtë arsye Aleanca ka hequr dorë nga kërkesat për pjesëmarrje në qeveri dhe po insiston vetëm në zbatimin e politikave që, sipas saj, janë në interes të vendit.


“Aleanca ka shkuar një hap përpara, duke u larguar nga kërkesa për me qenë në qeveri, duke mos kërkuar asnjë pozicion të vetëm politik të emëruar në qeveri dhe duke i garantuar pozicionet e veta në Kuvend. E gjithë kjo bëhet vetëm për një arsye – për ta shpëtuar këtë vend, Kosovën”, deklaroi Tahiri për Ekonomia Online.


Aleanca ka bërë publike gjashtë kërkesa që i konsideron si bazë për mbështetjen e procesit të formimit të institucioneve.


Ato përfshijnë pranimin e projektit të gazit amerikan si projekt strategjik, nisjen e procedurave për ndërtimin e një termocentrali me thëngjill, rritjen e pragut të TVSH-së nga 30 mijë në 100 mijë euro për bizneset e vogla, lirimin e tokës së punuar nga tatimi në pronë, financimin e plotë të projekteve infrastrukturore dhe krijimin e një fondi prej 800 milionë deri në 1 miliard euro për investime në Prishtinë.


source

You Might Also Like

Filipçe: Janë rritur shpenzimet e vreshtarëve, ndërsa çmimi i blerjes së rrushit është poshtërues
Thatësira e tejzgjatur, bie niveli i ujit në hidrocentralin e Fierzës
Zjarr i madh ka shpërthyer në rajonin e Strumicës, midis fshatrave Banicë dhe Vodoçë
Begaj: Arbëreshët, ura e gjallë e miqësisë historike shqiptaro-italiane
KFOR: Për shkak të rrethanave të paparashikuara nuk mbahet takimi Kurti-Ulutash

LEXO GJITHASHTU

Komandanti i Shtabit të NATO’s në Sarajevë vjen në Kosovë, pritet nga Ulutash, KFOR jep detaje
Komandanti i Shtabit të NATO’s në Sarajevë vjen në Kosovë, pritet nga Ulutash, KFOR jep detaje
Lajme
VV reagon pasi Haradinaj bëri propozimin për Thaçin President, deputeti Baloku e quan të humbur opozitën
VV reagon pasi Haradinaj bëri propozimin për Thaçin President, deputeti Baloku e quan të humbur opozitën
Lajme
Anulimi i takimit Kurti -Ulutash, cilat janë pozicionet e NATO’s, BE’së dhe Qeverisë për hapjen e Urës së Ibrit
Anulimi i takimit Kurti -Ulutash, cilat janë pozicionet e NATO’s, BE’së dhe Qeverisë për hapjen e Urës së Ibrit
Lajme
SHBA vendos tarifa 50% ndaj Kanadasë, kryeministri kanadezë premton kundërpërgjigje “dollar për dollar”
SHBA vendos tarifa 50% ndaj Kanadasë, kryeministri kanadezë premton kundërpërgjigje “dollar për dollar”
Lajme
Rasti i vjedhjes së mijëra eurove dhe arit në Leposaviq, Policia arreston edhe të dyshuarin e katërt, detaje
Rasti i vjedhjes së mijëra eurove dhe arit në Leposaviq, Policia arreston edhe të dyshuarin e katërt, detaje
Lajme

You Might Also Like

“Mos shko në Shqipëri”, historia prekëse e familjes së turistit që u vra në Ksamil
TOP Momenti

“Mos shko në Shqipëri”, historia prekëse e familjes së turistit që u vra në Ksamil

August 22, 2026
160 kërkesa për dëmshpërblim nga moti i keq në Kumanovë
TOP Momenti

160 kërkesa për dëmshpërblim nga moti i keq në Kumanovë

August 22, 2026
“Liqeni i Dukagjinit” i reagon Fitore Pacollit: Restoranti është i hapur, nuk kemi pranuar vendim për mbyllje
TOP Momenti

“Liqeni i Dukagjinit” i reagon Fitore Pacollit: Restoranti është i hapur, nuk kemi pranuar vendim për mbyllje

August 22, 2026
Pas Tabanocit, arkëtimi i gjobave nga “Safe City” për automjetet e huaja nis së shpejti edhe në Bllacë
TOP Momenti

Pas Tabanocit, arkëtimi i gjobave nga “Safe City” për automjetet e huaja nis së shpejti edhe në Bllacë

August 22, 2026

About US

Momenti - Sepse koha ka rëndësi
Kategorite
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Top Categories
  • Contact
  • Blog
  • Complaint
  • Advertise
©Momenti 2026. All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?