By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
MomentiMomentiMomenti
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Reading: Sveçla: Varri tjetër masiv u gjet në fshatin Jabukë të Zubin Potokut: Serbia nuk ka ndryshuar asgjë
Share
MomentiMomenti
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Search
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Have an existing account? Sign In
Follow US
Sveçla: Varri tjetër masiv u gjet në fshatin Jabukë të Zubin Potokut: Serbia nuk ka ndryshuar asgjë
Lajme

Sveçla: Varri tjetër masiv u gjet në fshatin Jabukë të Zubin Potokut: Serbia nuk ka ndryshuar asgjë

Momenti
Published: August 2, 2026

Ministri në detyrë i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla ka konfirmuar që pas dyshimeve për një varrezë masive në Zubin Putok, vetëm 10 kilometra më alrg në fshatin Jabukë të së nëjjtës komunë është identifikuar edhe nëj varr tjetër me mbetje mortore.

Ai ka falënderuar Policinë e Kosovës, njësitë përkatëse për hetimin e krimeve të luftës, Agjencinë e Kosovës për Inteligjencë, Institutin e Mjekësisë Ligjore dhe Prokurorinë e Kosovës për punën e ndërmarrë në drejtim të hulumtimit, hetimit dhe identifikimit të këtyre lokacioneve.

Your browser does not support the video tag.

Ai ka ftuar artnerët ndërkombëtarë të dënojnë dhe ndëshkojnë ashpër këtë sjellje të Serbisë, duke shtuar se Serbia nuk ka ndryshuar. /Gazeta Express

Postimi i plotë:

Pas gjetjes së mbetjeve mortore në një varr masiv në Kalludër të Zubin-Potokut, ku ende po vazhdojnë kërkimet dhe gjurmimet, sot, vetëm 10 kilometra më tutje, në fshatin Jabukë të po kësaj komune, u gjet edhe një varr tjetër masiv me mbetje mortore të viktimave të luftës së fundit në Kosovë.

Falënderoj Policinë e Kosovës, njësitë përkatëse për hetimin e krimeve të luftës, Agjencinë e Kosovës për Inteligjencë, Institutin e Mjekësisë Ligjore dhe Prokurorinë e Kosovës për punën e ndërmarrë në drejtim të hulumtimit, hetimit dhe identifikimit të këtyre lokacioneve.

Serbia vazhdon të mbetet e njëjtë si në kohën e Millosheviqit, jo vetëm përmes figurave si Aleksandar Vuçiqi dhe Ivica Daçiqi. Vuçiq ishte numri dy i Sheshelit, Daçiq ishte numri dy i Millosheviqit e Vulin numri dy i Mira Markoviqit. Të tre këta janë ende në pushtet në Serbi dhe ky shtet nuk ka ndërruar asgjë. Serbia vazhdon të mbetet e njëjta në formë dhe në përmbajtje.

Ky shtet, në njërën anë, refuzon të japë informacione për personat e zhdukur, të marrë me dhunë, ndërsa, në anën tjetër, kërcënon dhe burgos qytetarët e saj që bashkëpunojnë për gjetjen e këtyre varreve. Po ashtu, ajo glorifikon përmes memorialeve brigada si ajo 37, pjesëtarët e së cilës janë përgjegjëse për shumë masakra në Kosovë.

Ftoj partnerët ndërkombëtarë të dënojnë dhe ndëshkojnë ashpër këtë sjellje të Serbisë. Pa një gjë të tillë jo që do të jetë i pamundur çfarëdo hapi drejt të drejtësisë, por ky shtet do të cenojë çdo ditë paqen në Ballkanin Perëndimor. 

Megjithatë, pavarësisht kësaj, ne mbetemi të përkushtuar dhe të palëkundur për të gjurmuar çdo pëllëmbë, në mënyrë që të zbardhim fatin e secilit person të vrarë dhe zhdukur nga shteti serb gjatë luftës së fundit në Kosovë dhe të sjellim para drejtësisë secilin kriminel përgjegjës për krimet e asaj kohe.

The post Sveçla: Varri tjetër masiv u gjet në fshatin Jabukë të Zubin Potokut: Serbia nuk ka ndryshuar asgjë appeared first on Gazeta Express.

You Might Also Like

Zjarri në Matiqan, zjarrfikësit: Nuk ka të lënduar, flakët janë lokalizuar
Digjet një shtëpi në Matiqan, zjarrfikësit ende në intervenim
Të shtëna me armë zjarri në një jaht pranë Palasës, policia vihet në ndjekje të mjetit lundrues
KEK reagon ndaj raportimeve për kapacitetet prodhuese: Nuk ka ndërprerje të paplanifikuara
Pesë të vdekur dhe 41 të zhdukur pasi trageti i Indonezisë përfshihet nga flakët

Quick Link

  • Contact
  • Blog
  • Complaint
  • Advertise

About US

Momenti - Sepse koha ka rëndësi
Kategorite
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Top Categories
  • Contact
  • Blog
  • Complaint
  • Advertise

Top Categories

  • My Bookmarks
  • Customize Interests

You Might Also Like

“Turp, turp!”/ Debati për hapjen e konsullatës serbe në Shkodër, banorët në protestë: I kemi të freskëta plagët, kemi vuajtur shumë…
Lajme

“Turp, turp!”/ Debati për hapjen e konsullatës serbe në Shkodër, banorët në protestë: I kemi të freskëta plagët, kemi vuajtur shumë…

August 2, 2026
Dyshimet për varrezë të dytë masive, U.D Presidentja Haxhiu thotë se drejtësia ende nuk është vënë në vend
Lajme

Dyshimet për varrezë të dytë masive, U.D Presidentja Haxhiu thotë se drejtësia ende nuk është vënë në vend

August 2, 2026
Kuçi: Serbia po ngre monumente për brigadat që kryen masakra ndaj shqiptarëve
Lajme

Kuçi: Serbia po ngre monumente për brigadat që kryen masakra ndaj shqiptarëve

August 2, 2026
Vapë e madhe gjatë javës, temperaturat secilën ditë pritet të shkojnë deri në 37-38 gradë
Lajme

Vapë e madhe gjatë javës, temperaturat secilën ditë pritet të shkojnë deri në 37-38 gradë

August 2, 2026

About US

Momenti - Sepse koha ka rëndësi
Kategorite
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Top Categories
  • Contact
  • Blog
  • Complaint
  • Advertise
©Momenti 2026. All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?