By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
MomentiMomentiMomenti
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Reading: KEK reagon ndaj raportimeve për kapacitetet prodhuese: Nuk ka ndërprerje të paplanifikuara
Share
MomentiMomenti
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Search
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Have an existing account? Sign In
Follow US
KEK reagon ndaj raportimeve për kapacitetet prodhuese: Nuk ka ndërprerje të paplanifikuara
Lajme

KEK reagon ndaj raportimeve për kapacitetet prodhuese: Nuk ka ndërprerje të paplanifikuara

Momenti
Published: August 2, 2026

Korporata Energjetike e Kosovës (KEK) ka njoftuar se aktualisht po operon në përputhje me Bilancin Vjetor të Energjisë Elektrike (BVEE) 2026, me njësitë A3 dhe A4 të Termocentralit Kosova A dhe njësinë B2 të Termocentralit Kosova B në funksion, pasi pati reagime për ndërprerje të paplanifikuara.

Sipas KEK-ut, njësia A3 ishte ndalur përkohësisht për shkak të rrjedhjeve të identifikuara në kaldajë, por pas përfundimit të punimeve teknike është rikthyer në operim dhe aktualisht funksionon në gjendje stabile. Ndërkohë, njësia A5 ndodhet në revizionin e planifikuar për periudhën 1–10 gusht 2026, në përputhje me planifikimin vjetor.

Your browser does not support the video tag.

KEK ka deklaruar gjithashtu se njësia B1 nuk është jashtë funksionit për shkak të një defekti të paplanifikuar, por është pjesë e një projekti të madh modernizimi që përfshin rehabilitimin e njësisë, ndërtimin e elektrofiltrave të rinj dhe instalimin e sistemit DeNOx, me përfundim të planifikuar në dhjetor 2026. Korporata ka kërkuar nga mediat që për raportimet mbi sektorin energjetik të bazohen në njoftimet zyrtare dhe dokumentet publike.

Komunikata e plotë:

Sqarim për gjendjen e njësive prodhuese të KEK-ut

Lidhur me raportimet e publikuara në media, KEK Sh.A. sqaron se aktualisht është duke operuar plotësisht në përputhje me Bilancin Vjetor të Energjisë Elektrike (BVEE) 2026, me njësitë A3 dhe A4 të TC Kosova A, si dhe me njësinë B2 të TC Kosova B.

Sa i përket njësisë A3, si pasojë e rrjedhjeve të identifikuara në kaldajë, KEK-u ishte i detyruar ta ndalë përkohësisht njësinë për realizimin e sanimeve të nevojshme teknike. Pas përfundimit me sukses të punimeve, njësia A3 është rikthyer sot në operim dhe aktualisht operon në gjendje stabile.

Njësia A5 ndodhet në revizion të planifikuar, në përputhje me BVEE 2026, për periudhën 1–10 gusht 2026.

Ndërkaq, sa i përket njësisë B1, është vërtet e pakuptimtë që ajo të paraqitet në opinion vetëm si “jashtë prodhimit”, kur KEK-u, për muaj me radhë dhe në dhjetëra njoftime publike, ka informuar vazhdimisht se kjo njësi, që nga muaji prill, i është nënshtruar projektit më të madh të modernizimit në historinë e saj, i cili përfshin rehabilitimin e njësisë, ndërtimin e elektrofiltrave të rinj dhe instalimin e sistemit DeNOx, me përfundim të planifikuar në gjysmën e parë të muajit dhjetor 2026.

Injorimi i këtij fakti, i cili është bërë publik në vazhdimësi nga KEK-u, nuk pasqyron gjendjen reale të kapaciteteve prodhuese dhe krijon një perceptim të gabuar te opinioni publik. Është e papranueshme që investimet strategjike qindra milionëshe për modernizimin e njësive prodhuese të paraqiten si mungesë e papritur e prodhimit, pa u ofruar qytetarëve konteksti i plotë.

KEK-u u bën thirrje mediave që, para publikimit të informacioneve për sektorin energjetik, t’u referohen njoftimeve zyrtare dhe dokumenteve publike. Raportimi i aktiviteteve të planifikuara të modernizimit dhe mirëmbajtjes si “blloqe jashtë prodhimit” nuk i shërben informimit të drejtë të opinionit, por krijon konfuzion të panevojshëm dhe dezinformon qytetarët mbi gjendjen reale të sistemit elektroenergjetik.

Për referencë: Bilanci Vjetor i Energjisë Elektrike (BVEE) 2026.

Me respekt,

Departamenti për Marrëdhënie

me Publikun dhe Komunitete

KORPORATA ENERGJETIKE E KOSOVËS

The post KEK reagon ndaj raportimeve për kapacitetet prodhuese: Nuk ka ndërprerje të paplanifikuara appeared first on Gazeta Express.

You Might Also Like

Zjarri në Matiqan, zjarrfikësit: Nuk ka të lënduar, flakët janë lokalizuar
Digjet një shtëpi në Matiqan, zjarrfikësit ende në intervenim
Të shtëna me armë zjarri në një jaht pranë Palasës, policia vihet në ndjekje të mjetit lundrues
Sveçla: Varri tjetër masiv u gjet në fshatin Jabukë të Zubin Potokut: Serbia nuk ka ndryshuar asgjë
Pesë të vdekur dhe 41 të zhdukur pasi trageti i Indonezisë përfshihet nga flakët

Quick Link

  • Contact
  • Blog
  • Complaint
  • Advertise

About US

Momenti - Sepse koha ka rëndësi
Kategorite
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Top Categories
  • Contact
  • Blog
  • Complaint
  • Advertise

Top Categories

  • My Bookmarks
  • Customize Interests

You Might Also Like

“Turp, turp!”/ Debati për hapjen e konsullatës serbe në Shkodër, banorët në protestë: I kemi të freskëta plagët, kemi vuajtur shumë…
Lajme

“Turp, turp!”/ Debati për hapjen e konsullatës serbe në Shkodër, banorët në protestë: I kemi të freskëta plagët, kemi vuajtur shumë…

August 2, 2026
Dyshimet për varrezë të dytë masive, U.D Presidentja Haxhiu thotë se drejtësia ende nuk është vënë në vend
Lajme

Dyshimet për varrezë të dytë masive, U.D Presidentja Haxhiu thotë se drejtësia ende nuk është vënë në vend

August 2, 2026
Kuçi: Serbia po ngre monumente për brigadat që kryen masakra ndaj shqiptarëve
Lajme

Kuçi: Serbia po ngre monumente për brigadat që kryen masakra ndaj shqiptarëve

August 2, 2026
Vapë e madhe gjatë javës, temperaturat secilën ditë pritet të shkojnë deri në 37-38 gradë
Lajme

Vapë e madhe gjatë javës, temperaturat secilën ditë pritet të shkojnë deri në 37-38 gradë

August 2, 2026

About US

Momenti - Sepse koha ka rëndësi
Kategorite
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Top Categories
  • Contact
  • Blog
  • Complaint
  • Advertise
©Momenti 2026. All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?