By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
MomentiMomentiMomenti
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Reading: Sveçla reagon pas arrestimeve për masakrën e Reçakut: Asnjë kompromis ndaj krimeve të luftës
Share
MomentiMomenti
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Search
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Have an existing account? Sign In
Follow US
Sveçla reagon pas arrestimeve për masakrën e Reçakut: Asnjë kompromis ndaj krimeve të luftës
TOP Momenti

Sveçla reagon pas arrestimeve për masakrën e Reçakut: Asnjë kompromis ndaj krimeve të luftës

Momenti
Published: June 14, 2026

Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, ka reaguar pas operacionit të institucioneve të sigurisë dhe drejtësisë, ku u arrestuan pesë persona të dyshuar për përfshirje në masakrën e Reçakut dhe një person tjetër i dyshuar për vrasjen e civilëve në Ponesh.

Përmes një postimi në Facebook, Sveçla tha se krimet e luftës të kryera nga forcat policore, ushtarake dhe paramilitare serbe po hetohen dhe ndiqen penalisht më shumë se kurrë më parë, duke theksuar se nuk do të ketë kompromis ndaj krimeve të kryera kundër popullatës së Kosovës.

Your browser does not support the video tag.

Ai përgëzoi Policia e Kosovës, Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës dhe Agjencia Kosovare e Inteligjencës për realizimin e operacionit dhe arrestimin e të dyshuarve.

Sipas Sveçlës, Serbia ka kryer gjenocid në Kosovë dhe të gjithë ata që kanë planifikuar, urdhëruar apo zbatuar krime ndaj popullatës duhet të përballen me drejtësinë. Ai shtoi se dhimbja e familjeve të viktimave vazhdon të mbetet e madhe, ndërsa vendosja e drejtësisë është obligim institucional dhe moral.

Ministri theksoi se institucionet do të vazhdojnë ndjekjen e personave të dyshuar për krime lufte derisa secili përgjegjës të japë llogari për veprimet e tij.

Ai kujtoi gjithashtu se, gjatë mandatit të tij, hetimi i krimeve të luftës brenda Policisë së Kosovës është fuqizuar, duke u ngritur nga nivel sektori në drejtori dhe duke iu dyfishuar numri i personelit.

Në fund, Sveçla deklaroi se vendosja e drejtësisë për viktimat është e domosdoshme për ruajtjen e së vërtetës historike, ndërtimin e një të ardhmeje me dinjitet dhe parandalimin e përsëritjes së krimeve të së kaluarës.

You Might Also Like

Çitaku: Në burg janë UÇK-ja, historia dhe lufta jonë për liri
Vdes Mehdi Mehmeti, ish-volejbollisti e trajneri i Prishtinës
Amir Rrahmani pjesë e formacionit të javës në Serie A
Drenica nis sot aventurën evropiane në Futsal Champions League
Eksperti i Prokurorisë për rastin “Pulse”: Gjendja e objektit në vitin 2012 nuk e ka shkaktuar pasojën e zjarrit në vitin 2025

LEXO GJITHASHTU

Rreziqet e AI, shefja e teknologjisë në BE: Njerëzit po humbasin kontrollin mbi të
Rreziqet e AI, shefja e teknologjisë në BE: Njerëzit po humbasin kontrollin mbi të
Lajme
Bien çmimet globale të naftës
Bien çmimet globale të naftës
Lajme
Policia ndalon dy gara shpejtësie në Gjakovë, gjobiten pjesëmarrësit
Policia ndalon dy gara shpejtësie në Gjakovë, gjobiten pjesëmarrësit
Lajme
Çitaku: Më 16 shtator, përtej partive e dallimeve tona është Kosova – në burg është UÇK’ja e lufta jonë për liri
Çitaku: Më 16 shtator, përtej partive e dallimeve tona është Kosova – në burg është UÇK’ja e lufta jonë për liri
Lajme
Mbi 32 mijë punëtorë të huaj në Shqipëri
Mbi 32 mijë punëtorë të huaj në Shqipëri
Lajme

You Might Also Like

​Dua Lipa flet për dasmën e saj ‘magjike’
TOP Momenti

​Dua Lipa flet për dasmën e saj ‘magjike’

August 25, 2026
Musiala mungon në xhiron e parë të Bundesligës: rikthimi shtyhet pas problemeve neurologjike
TOP Momenti

Musiala mungon në xhiron e parë të Bundesligës: rikthimi shtyhet pas problemeve neurologjike

August 25, 2026
Gjykata rrëzon padinë e MAPL-së ndaj kryeqytetit, Rama: VV bllokuese në pozitë dhe opozitë
TOP Momenti

Gjykata rrëzon padinë e MAPL-së ndaj kryeqytetit, Rama: VV bllokuese në pozitë dhe opozitë

August 25, 2026
Aksident mes dy kamionësh në autostradën “Ibrahim Rugova” , lëndohen dy persona
TOP Momenti

Aksident mes dy kamionësh në autostradën “Ibrahim Rugova” , lëndohen dy persona

August 25, 2026

About US

Momenti - Sepse koha ka rëndësi
Kategorite
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Top Categories
  • Contact
  • Blog
  • Complaint
  • Advertise
©Momenti 2026. All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?