By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
MomentiMomentiMomenti
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Reading: Supremja refuzon kërkesat për mbrojtje të ligjshmërisë në rastin e grupit të dyshuar për krim të organizuar
Share
MomentiMomenti
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Search
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Have an existing account? Sign In
Follow US
Supremja refuzon kërkesat për mbrojtje të ligjshmërisë në rastin e grupit të dyshuar për krim të organizuar
TOP Momenti

Supremja refuzon kërkesat për mbrojtje të ligjshmërisë në rastin e grupit të dyshuar për krim të organizuar

Momenti
Published: May 29, 2026

Kolegji i Gjykatës Supreme të Kosovës, në çështjen penale ndaj të pandehurve: R.N., R.B., A.I., A.Gj., E.I., Sh.B., A.V., B.Sh., R.V., R.B., A.R., E.B., A.M., K.D., O. V., L.T., K.B., K.A., Y.M. dhe S.L., për shkak të dyshimit për kryerjen e veprave penale: “Pjesëmarrja ose organizimi i grupit kriminal të organizuar”, lidhur me veprën penale “Blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikëve, substancave psikotrope dhe analoge”, si dhe “Shpërlarja e parave”, e ka refuzuar si të pabazuar kërkesën për mbrojtje të ligjshmërisë, të paraqitur kundër aktvendimeve të Gjykatës Themelore në Prishtinë dhe Gjykatës së Apelit të Kosovës.

Sipas një njoftimi për media thuhet se Gjykata Themelore në Prishtinë-Departamenti Special, me aktvendimin PPPS.nr.50/2024 ua kishte vazhduar masën e paraburgimit të pandehurve për një periudhë prej dy (2) muajsh, deri më 03.05.2026, ndërsa në procedurën ankimore, Gjykata e Apelit e Kosovës-Departamenti Special, me aktvendimin PN1.S.nr.221/2026, i refuzoi si të pabazuara ankesat e mbrojtësve të të pandehurve dhe e vërtetoi aktvendimin e gjykatës së shkallës së parë.

Your browser does not support the video tag.

“Kundër këtyre aktvendimeve, kërkesë për mbrojtje të ligjshmërisë ka ushtruar mbrojtësi i të pandehurit Sh.B.. Gjykata Supreme vlerësoi se pretendimet e paraqitura në kërkesë janë të pabazuara, pasi nga provat e administruara në shkresat e lëndës rezulton dyshimi i bazuar se të pandehurit kanë kryer veprat penale që u vihen në barrë, ndërsa vërtetimi i plotë i këtyre fakteve do të jetë objekt i shqyrtimit gjatë fazave të mëtejshme të procedurës penale”, thuhet në njoftim.

Tutje thuhet se sipas vlerësimit të Gjykatës Supreme, ekziston bazë ligjore për vazhdimin e paraburgimit, duke marrë parasysh provat dhe informacionet e siguruara gjatë hetimeve, përfshirë komunikimet e siguruara përmes bashkëpunimit juridik ndërkombëtar, transkriptet e komunikimeve, lëvizjet dhe kontaktet ndërmjet të pandehurve dhe personave të tjerë të përfshirë në hetim. Sipas dyshimeve, të pandehurit kanë vepruar si grup kriminal i organizuar në trafikimin e lëndëve narkotike.

“Gjykata po ashtu vlerësoi se ekziston rreziku i ikjes, duke pasur parasysh peshën e veprave penale dhe sanksionet e parapara, si dhe faktin se një pjesë e të pandehurve dyshohet se kanë përdorur identitete të rreme apo kanë ndërruar identitet për t’iu shmangur identifikimit dhe arrestimit eventual në shtete të tjera. Po ashtu, Gjykata Supreme konstatoi se janë plotësuar kushtet ligjore për vazhdimin e paraburgimit, për shkak të rrezikut se të pandehurit, nëse gjenden në liri, mund të ndikojnë në bashkëpandehurit, të koordinojnë deklaratat ose të pengojnë sigurimin dhe administrimin e provave, duke cenuar rrjedhën normale të procedurës penale”.

Gjithashtu, Gjykata Supreme vlerësoi se vazhdimi i paraburgimit është i arsyeshëm, duke marrë parasysh mënyrën e organizimit dhe strukturimit të grupit, rolet e ndara të të pandehurve, si dhe rrezikun e përsëritjes së veprave penale. Në këtë drejtim, u morën parasysh edhe karakteristikat personale dhe e kaluara kriminale e disa prej të pandehurve, përfshirë dënime të mëparshme brenda dhe jashtë Kosovës, edhe për vepra që ndërlidhen me narkotikë.

Nga të gjitha arsyet e cekura, Gjykata Supreme vlerësoi se nuk ekzistojnë shkelje esenciale të dispozitave të procedurës penale, pasi gjykatat e instancave më të ulëta kanë dhënë arsyetim të mjaftueshëm dhe të bazuar ligjërisht për vazhdimin e paraburgimit. Po ashtu, u vlerësua se masat më të lehta të parapara me nenin 171 të KPP-së nuk janë të mjaftueshme për sigurimin e prezencës së të pandehurve dhe zhvillimin normal të procedurës penale. /Telegrafi/

You Might Also Like

I moshuari me shkop në dorë i hakërrehet kryetarit në Këshillin Bashkiak në Maliq
10 migrantët kishin paguar 25 mijë euro për rrugëtimin nga vendi i origjinës deri në Serbi, aktakuzë ndaj tre personave për kontrabandim me migrantë
Sot mot i nxehtë
OBRM-PDUKM: Venko Filipce është anomalia e politikës në Maqedoni
SHBA-ja rithekson thirrjen për formimin e institucioneve në Kosovë

LEXO GJITHASHTU

🔥 A je gati për Testin e Maturës? Testoje veten tani me UNI – Universum International College!
🔥 A je gati për Testin e Maturës? Testoje veten tani me UNI – Universum International College!
Lajme
PDK-ja dhe AAK-ja paralajmërojnë protesta masive nëse vazhdon bllokimi për formimin e institucioneve
PDK-ja dhe AAK-ja paralajmërojnë protesta masive nëse vazhdon bllokimi për formimin e institucioneve
Lajme
Dhjetë raste të dhunës në familje gjatë 24 orëve të fundit në Kosovë
Dhjetë raste të dhunës në familje gjatë 24 orëve të fundit në Kosovë
Lajme
Paguan 25 mijë për të shkuar në Serbi – Aktakuzë ndaj tre personave për kontrabandim me migrantë
Paguan 25 mijë për të shkuar në Serbi – Aktakuzë ndaj tre personave për kontrabandim me migrantë
Lajme
Një vajzë 14-vjeçare u torturua për dy vjet sepse nuk donte të martohej me një 70-vjeçar
Një vajzë 14-vjeçare u torturua për dy vjet sepse nuk donte të martohej me një 70-vjeçar
Lajme

You Might Also Like

Dyshohet se mori djalin nga kopshti pa dijeninë e bashkëshortes në Gjakovë dhe doli jashtë Kosovës
TOP Momenti

Dyshohet se mori djalin nga kopshti pa dijeninë e bashkëshortes në Gjakovë dhe doli jashtë Kosovës

August 20, 2026
VLEN: Kush e drejton BDI-në, Aliu, Bujari apo Artani nga arresti shtëpiak
TOP Momenti

VLEN: Kush e drejton BDI-në, Aliu, Bujari apo Artani nga arresti shtëpiak

August 20, 2026
Kërcënimet e Vuçiqit me ndalimin e ujit: Forcë apo dobësi?
TOP Momenti

Kërcënimet e Vuçiqit me ndalimin e ujit: Forcë apo dobësi?

August 20, 2026
“Inter Nos” – romani i ri i Kaltrina Malokut pritet të botohet së shpejti
TOP Momenti

“Inter Nos” – romani i ri i Kaltrina Malokut pritet të botohet së shpejti

August 20, 2026

About US

Momenti - Sepse koha ka rëndësi
Kategorite
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Top Categories
  • Contact
  • Blog
  • Complaint
  • Advertise
©Momenti 2026. All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?